Author: almakos

Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa dhe me mbetje të borës, njoftoi LAMM. Borë me intensitet të lehtë bie në Kodrën e Diellit, Mavrovë, Strazhë, Kërçovë, Makedonski Brod, Zheleznec, Bukovë, Resnjë, Gjavatë, Manastir, Prilep, Pletvar, Gjevgjeli, Udovë, Demir Kapi, Negotinë, Veles dhe Kullë. Aksi rrugor Makedonski Brod -fshati Zdunjë i cili ka gravitet të 11 fshatrave nuk është i kalueshëm për asnjë lloj qarkullimi. Ekipet kujdestare të NP “Rrugët e Maqedonisë” gjatë tërë kohës janë në terren dhe i mbajnë të gjitha drejtimet rrugore të kalueshme. Intensiteti i komunikacionit në…

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht i vranët dhe i ftohtë me reshje të përkohshme të borës dhe shiut, veçanërisht në pjesët perëndimore dhe jugore. Do të fryjë erë e lehtë, ndërsa në pjesët perëndimore do të fryjë erë mesatare lindore. Temperaturat e ditës do të lëvizin prej -6 deri në 4 gradë Celsius.Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë deri në një gradë Celsius. Reshje më të mëdha priten të mërkurën nga fundi i ditës dhe gjatë natës së të enjtes, veçanërisht në pjesët jugore. Këto reshje do të shkaktojnë rritje të shtresës së dëborës në vende…

Lexo më Shumë

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në lidhje me trenin më mbishkrimin “Kosova është Serbi”.  Në një postim të tij në Facebook, Rama i është përgjigjur një komentuesi, pasi ai e kishte pyetur lidhur me këtë çështje. Ai ka thënë se serbët mund të vijnë në Kosovë vetëm si turistë, por “kurrën e kurrës si zot të vendit”. “O Enver po ku do futet Serbia o Enver?! Ka mbaruar ajo punë, Kosova është shtet o mik, nuk është krahine e Jugosllavisë e me Serbinë e lidh vetëm ndërtimi i të ardhmes së fqinjësisë mes dy shteteve, jo e shkuara rrënuese e…

Lexo më Shumë

Partia e Nikolla Gruevskit VMRO-DPMNE  informoi se  se gjatë javës së ardhshme do të fillojnë bisedimet me BDI-në si fituese në bllokun politik shqiptarë. “VMRO-DPMNE pret që gjatë javës së ardhshme zyrtarisht t’i fillojë bisedimet me BDI-në për formimin e qeverisë së re, se a do të kenë sukses do të kuptohet deri në përfundim të afati ligjor respektivisht më 29 janar”, ka thënë  Antonio Milloshovski nga VMRO-DPMNE-ja në intervistë për televizionin Kanal 5. “Nuk planifikojmë që më çdo kusht të formojmë qeveri të re, veçanërisht jo në rast të ndryshimit të Kushtetutës për futjen e dygjuhësisë në territorin e…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka folur mbi takimin e liderëve politik shqiptar me kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili ndodhi javë më parë. Sipas tij, një takim I tillë nuk nënkupton përzierje në punët e brendshme të Maqedonisë. Ai ka sqaruar se Shqipëria e ka të detyrim kushtetues që të kujdeset për bashkëkombasit e saj jashtë shtetit dhe ky takim ishte vetëm një konsultim mes dy palëve në fjalë. “Qeveria dhe shteti shqiptar kanë detyrim kushtetues që të kujdesen për të gjithë bashkëkombësit tanë të cilët jetojnë jashtë territorit…

Lexo më Shumë

Prej nesër rikthehet bora në vend, ndërsa reshjet më intensive do të jenë në perëndim dhe në pjesën jugore të vendit, njoftojnë nga Enti hidrometeorologjik në vend. Por metorologët thonë se reshjet e kësaj jave të borës nuk do të jenë me intensitetin e reshjeve të javës që lam pas. Edhe temperaturat gjatë javës do të shënojnë ngritje, ndërsa deri në fundjavën e ardhëshme ata pritet të ngriten mbi zero. Reshjet më të dobëta të shiut dhe borës do të jenë të martën dhe të premten, ndërsa më intensive të hënën, të mërkurën dhe të enjten. “Prej nesër rajoni jonë…

Lexo më Shumë

Vazhdojnë skandalet me shkollat në territorin e Komunës së Çairit. Pas historisë akoma pa epilog të emrave të 4 shkollave fillore në këtë komunë shkollat janë shndërruar në komplekse të bizneseve private. Nëse në oborrin e një shkolle të zakonshme do të kishte sallë sportive dhe fusha të ndryshme që do të ndihmonin nxënësit në procesin edukativo arsimor, dritaret e klasave të këtyre shkollave janë me pamje nga lavazhe dhe dyqaneve të tjera. Në këtë mënyrë, nxënësit të cilët vijojnë mësimin në këto institucione me karakter edukativo arsimor, çdo ditë janë spektator të larjes së veturave dhe tapeteve, shitjes së…

Lexo më Shumë

Më një duartrokitje të gjatë, miq, familjarë, artist, kolegë, student nderuan për herë të fundit aktorin pedagogun e artit, Sefedin Nuredini i cili dje u nda nga jeta. Në skenën e teatrit të Komedisë në Shkup, para të pranishmëve në mbledhjen komemorative, fjalë miradije mbajtën shumë artist, drejtues institucionesh dhe kolegë të Sefedin Nuredinit, studentit të parë shqiptarë të fakultetit të dramës në Universitetin e Shkupit, dhe themeluesit dhe ligjëruesit të parë të fakultetit të arteve degës së aktrimit në Universitetin Shtetërorë të Tetovës. “Më ra në hise qoftë si drejtor i institucionit, apo edhe si student i yti i…

Lexo më Shumë

Më shumë se 50  intelektualë shqiptarë në Shkup kanë dërguar një apel qëgjatë procesit të zhvillimit të bisedimeve me partitë që marrin mandatin të kenë parasysh me problemet dhe gjendjen e mjerueshme në të cilën ndodhet shteti në shumë aspekte. Në letër thuhet se pjesa dërmuese e votuesve në mbarë shtetin janë përcaktuar për ndryshime, kurse në segmantin shqiptar kemi dyfish më tepër që kanë votuar për ndryshime nga ata që kanë përkrahur gjendjen ekzistuese. “Duhet pas parasysh se VMRO-DPMNE akoma udhëhiqet nga persona që kanë përgjeqësi për gjendjen katastrofale në çdo segment të jetës shoqërore e politike dhe sitë…

Lexo më Shumë

Në ditën e shtatë nga marrja e mandatit, kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski nuk ka zhvilluar të paktën zyrtarisht dhe para syve të opinionit, asnjë takim me drejtuesit e partive shqiptare përfshirë këtu edhe partnerin e deritanishëm të koalicionit Qeveritarë, Bashkimin Demokratik për Integrim. Gruevski i mbahet zotimit që dha ditë më parë se për pikat që kanë të bëjnë me shqiptarët as nuk do të negociojë dhe as që do ti pranojë të njëjtat. Ndërkohë biseda nuk ka as mes drejtuesve të partive shqiptare me kreun e LSDM-së, Zoran Zaev dhe as mes kryetarëve të partive shqiptare. Kreu i…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit, Edi Rama në fjalën e tij në aktivitetin e organizuar me rastin e 25-vjetorit të Forumit Rinor Eurosocialist, FRESSH i vlerësoi të rinjtë e këtij forumi si një prurje mjaft pozitive për politikën në vend. Pasi vlerësoi hapat pozitivë të bërë nga vendi nën qeverisjen socialiste në këtë mandat, Rama u bëri thirrje shqiptarëve të ushtrojnë të drejtën e votës në të mirë të vendit të tyre, gjë që sipas tij dëshmoi edhe vota masive e qershorit 2013. “Sa më pak njerëzit të merren me politikën, aq më shumë janë të detyruar të paguajnë kostot e politikës,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka ripërsëritur kërkesën e PD për votim elektronik si e vetmja rrugë sipas tij për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Përmes një postimi në faqen e vet zyrtare në Facebook, Basha shprehet se të besosh tek Edi Rama për zgjedhje të ndershme pa votim elektronik është njësoj sikur t’i besosh fjalëve të Edi Ramës se Elvis Rroshi është i pastër dhe i ndershëm. “Ka një mënyrë qe të mos vidhen zgjedhjet dhe të respektohet vota e qytetarëve: votimi dhe numërimi elektronik. Është i thjeshtë, i pamanipulueshëm, i provuar dhe plotësisht i realizueshëm dhe…

Lexo më Shumë