Temperatura më të ulëta mëngjesin janë matur në Berovë – 18 gradë Celsius, pastaj në Shkup dhe Mavrovë – 13, në Kumanovë -11 dhe në Llazaropole – 10 gradë Celsius. Temperaturë më të lartë nga 0 gradë mëngjesin e sotëm është matur në Ohër. Mbulesë më të ulët të borës mëngjesin e sotëm është matur në Mavrovë ku ka 79 centimetra borë, pastaj në Llazaropole dhe Pozharan 55, në Gjurishte 46, në Krushevë 36 centimetra… Moti në Maqedoni është me vranësira mesatare. Në Demir Kapi dhe Pozharan ka mjegull me dukshmëri të kufizuar horizontale, ndërsa në fushëgropën e Shkupit dhe…
Author: almakos
Aleanca Kuq e Zi ka zhvilluar sot një protestë për 4 të vrarët e “21 Janarit” përpara Kryeministrisë. Gjatë fjalët së tij, kreu i kësaj Partie, Kreshnik Spahiu kërkoi drejtësi për 4 të vrarët. “Nëse deri më 2 mars nuk vendoset drejtësi jo për ata 4 familjarë, por për të gjithë Shqipërinë dhe nuk largon kriminelët, më 2 mars do jemi atje, këtë herë jo me fishekzjarrë por ndryshe” paralajmëroi kreu i AK, Kreshnik Spahiu. Pas fjalimit protestuesit u përplasën me policinë dhe hodhën tymuese. Situata është vënë shumë shpejt nën kontroll. 21 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani përmes një mesazhi ka uruar presidentin e 45-të të SHBA, Donald Trump për marrjen e detyrë së re. “Shkëlqesia Juaj, Inaugurimi dhe marrja e detyrës së Presidentit të 45-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, më jep edhe njëherë kënaqësinë e veçantë që, në emrin tim dhe të popullit shqiptar, t’Ju shpreh urimet më të mira e të sinqerta dhe t’Ju uroj shumë suksese në përmbushjen e angazhimeve presidenciale. Përfitoj nga rasti të shpreh mirënjohjen e thellë për gjithçka Shtetet e Bashkuara kanë bërë në mbështetje të shqiptarëve për më shumë se një shekull, si…
Kryetari i kuvendit, Ilir Meta dhe kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili ndodhen në Uashington për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Presidentit të ri të SHBA, Donald Trump. Kryeparlamentari Meta merr pjesë në këtë ceremoni të rëndësishme i ftuar nga drejtuesit republikanë të Kongresit dhe Senatit. 20 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi përmes një postimi në faqen e vet në Facebook, renditi 10 arsye përse, sipas tij, Kryeministri Rama i trembet votimit elektronik, i propozuar prej Partisë Demokratike, me 17 maj 2016. Një prej këtyre arsyeve sipas Bylykbashit është fakti se ky votim zhduk votimin familjar kur babai merr kartat e identitetit te familjareve dhe voton ai per te tjeret. Pra, sipas tij i hiqet Rames mundesia qe duke blere kryefamiljarin, te bleje me shumice edhe votat e grave te familjes. Deklarata e plotë e Bylykbashit në Facebook 10 Arsyet pse Rama i trembet votimit elektronik…
Takimin e mbrëmshëm i Ali Ahmetit me liderin e LSDM-së Zoran Zaev, analistët politik e vlerësojnë se vjen si rezultat i asaj që një pjesë e BDI-së nuk duan koalicion me VMRO-në dhe sipas tyre, Ahmeti ka vepruar në këtë mënyrë për të demonstruar vullnetin politik se ka gjasa që të ketë koalicion qeveritar me LSDM-në dhe liderin e kësaj partie. Ata nuk e përjashtojnë mundësinë që Ahmeti po përgatit terrenin për zgjedhje të reja. Analisti, Sefer Tahiri, vlerëson se pozicioni i liderit të BDI-së Ali Ahmeti, është i atillë që ai duhet të pret në zyrën e tij mandatarin…
Takimi i kryetarit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski, por edhe i kreut të opozitës maqedonase Zoran Zaev me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti ende nuk kanë nxjerrë asgjë në sipërfaqe në lidhje me formimin e Qeverisë së ardhëshme. Edhe gjatë ditës së sotme përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së qëndrojnë të pakapshëm për mediat për të treguar nëse ka diçka konkrete rreth negociatave për formimin e Qeverisë mes dy partive, qoftë edhe në nivele të grupeve negociuese. Pas takimit mes Gruevskit dhe Ahmetit, nga BDI në kumtesën e saj nuk potencuan aspak se kryetari i tyre me mandatarin kanë biseduar rreth formimit…
“Vizitë 7 ditore në banjë” dhe “Udhëtim falas për një fundjavë”, janë dy projektet që i ka organizuar Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, për pensionistët. Projekti i parë ka filluar të implementohet që nga viti 2010, ndërsa i dyti nga viti 2015. Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Ibrahim Ibrahimi njoftoi se të gjithë pensionistët e interesuar kanë të drejtë ta shfrytëzojnë njërën ose të dyja ofertat, duke filluar aplikimin që nga sot. Afati i fundit i paraqitjes do të jetë 20 shkurti. “Të gjithë pensionerët e interesuar, duke filluar nga sot, 20 janar deri më 20 shkurt të…
Aferat e krijuara gjatë viteve, t’i lihen në dorë Prokurorisë Speciale dhe të fillojnë të funksionojnë gjërat, në mënyrë që të kthehet besimi tek qytetarët dhe të funksionojë shteti. Kështu mes tjerash tha Nazmi Maliqi gjatë debatit në emisionin “Arena” që mbrëmë u transmetua në Televizionin SHENJA. Ai shtoi se partitë politike kanë përvojë të mjaftueshme për të kuptuar momentin tejet të rëndësishëm në të cilin ndodhet vendi. “Faktorizimi i tyre duhet të bëhet nëpërmjet politikave funksionale, mos t’u lihet vijave demagogjike dhe politikave në ajër, por me kërkesa të shtruara mirë . Një Qeveri me një platformë të zbatueshme…
Partia Demokratike, nëpërmjet Enkelejd Alibeajt ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka bërë presion ndaj Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Sipas Alibeajt, rezistenca e akademikeve e ndali Edi Ramën në revanshin për të kontrolluar strukturën e krijuar prej tij me ligj, për të kapur procesin e zgjedhjes së anëtarëve të KLGJ dhe KLP. Deklarata e PD-së Edi Rama ka kryer një tjetër hap drejt kapjes së institucioneve të drejtësisë, duke tentuar të emërojë njerëzit e tij, edhe përmes presionit ndaj Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Akademia e Shkencave ka të drejtën të zgjedhë dy anëtarë në Komisionin Ad Hoc, që…
“Edi Rama perdor Agjensine Kombetare te Shoqerise se Informacionit per pergjimin masiv te qytetareve!” Kjo akuzë e rëndë i vjen kreut të qeverisë nga ish –kryeministri Sali Berisha, i cili në faqen e tij në facebook ka postuar një mesazh të gjatë të dërguar nga një zyrtar, siç thotë ai. Zyrtari i larte dixhital denoncon: – Dergimin e nje mesazhi te çuditshem me dt 17 janar nga numri i shkurtuar i AKSHI-t, abonenteve te te gjitha kompanive celulare. -Vet mesazhi ka qene i pakuptimte si permbajtje, siç tregon fotoja, vazhdimesi e perseritur e tre – kater shkronjave por ka patur…
Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë një mesazh me rastin e inaugurimit të presidentit të ri të SHBA-së, Donald Trump. Donald Lu thekson se Shqipëria dhe Amerika kanë një marrëdhënie të veçantë. Ai ka falënderuar shqiptarët për urimet e tyre me rastin e emërimit të Trump. “Ne falenderojmë shqiptarët e shumtë që i kanë ofruar presidentit të ri Trump dhe zonjës Trump urimet e tyre të përzemërta. Në 25 vite përgjatë qeverive të ndryshme në Uashington dhe në Tiranë ka qenë gjithmonë e vërtetë se shqiptarët dhe amerikanët kanë çmuar një lidhje të gjatë dhe të thellë mes tyre. Presim…

