Author: almakos

Gjysmë vjetori i dytë i procesit mësimorë fillon sot, por shkollën e fshatit Siniçan në komunën e Bogovinës e gjenë pa kushte elementare për vijimin e mësimeve, siç është mungesa e rrymës elektrike, kanë reaguar nga Lëvizja BESA, Bogovinë. Sipas tyre e gjithë kjo ndodh si rezultat i pa përgjegjshmërisë së skajshme të Komunës së Bogovinës, që mesa duket ende gjendet në gjumë të thellë dimërorë. “Lëvizja BESA – Bogovinë i bënë thirrje kryetari të komunës që sa më shpejtë të ndërmarrë masa dhe të zgjidh këtë problem elementarë, sepse në këto kushte të ftohta nuk mund që të mbahet…

Lexo më Shumë

Kur kanë kaluar më shumë se 25 ditë nga firmosja e shkarkimit të Elvis Roshit nga ana e kryeministrit Edi Rama, presidenti Bujar Nishani ende nuk ka shpallur asnjë datë për zgjedhjet e ardhshme në Bashkinë e Kavajës. Referuar Kodit Zgjedhor, zgjedhjet mbahen jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga data e njoftimit të ndërprerjes së mandatit. Por në rast se vendimi i Këshillit të Ministrave ankimohet, siç ka ndodhur në rastin e Roshit, atëherë presidenti duhet të presë detyrimisht vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila ende nuk ka caktuar një datë për…

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pas përfundimit të seancës gjyqësore “Mitmarrja” i pyetur në lidhje me Deklaratën e përbashkët të partive shqiptare, ka thënë se ai dhe partia e tij kanë qëndrim në lidhje me këtë Deklaratë të përbashkët, por se ai nuk është i thirrur tani për ta komentuar atë, por mandatari Nikolla Gruevski. “Kemi edhe atë shumë për të treguar në lidhje me platformën. Kemi qëndrimin tonë, ngase ata e publikojnë platformën me qëllim konkret. Mandatari ta dëgjoje. Mandatari është Nikolla Gruevski. Pse ju mos ta komentoni, avokatët  e mi, ose dikush tjetër, kështu edhe unë. Nuk jam…

Lexo më Shumë

Gjykata Administrative ka rrëzuar kërkesën e ish-deputetit Shkëlqim Selami për pezullimin e vendimit të KQZ. Rrëzimi i kërkesës së Shkëlqim Selamit vjen, pasi ai është zëvendësuar nga KQZ me kandidatin tjetër që ishte në listat shumë emërore, Flamur Çelaj. Vendimi i Gjykatës Administrative vjen pas atij të Kolegjit Zgjedhor që sërish rrëzoi kërkesën e Selamit. Shkëlqim Selamit iu hoq mandati nga KQZ pas kërkesës së prokurorisë, pasi u gjet me shkelje pas kontrollit të ligjit për dekriminalizimin. 23 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

Lexo më Shumë

Edhe ditën e sotme, ka munguar për të tretën herë dëshmitari kyç, Nuel Kalaj që ka negociuar për privatizimin e OSSH tek CEZ. Kryetari i Komisionit, Taulant Balla përsëri i ka kërkuar policisë së shtetit dhe asaj të Tiranës ta sjellin me forcë sapo të shkelë në tokën shqiptare, duke qenë se rezulton jashtë vendit. Balla i është drejtuar me një kërkesë për paraqitjen në cilësinë e dëshmitarit dhe ish-drejtorit të CEZ, Hejsek. Më herët ky Komision ka admnistruar llogaritë bankare të shtetasit Kalaj nga një bankë e nivelit të dytë, për transferta bankare disa miliona euro. Pak ditë më…

Lexo më Shumë

Kryeministri i qeverisë teknike, Emill Dimitriev, ka thënë se VMRO-DPMNE ka autorizuar liderin e partisë Nikolla Gruevski, që të udhëheq bisedimet për formimin e qeverisë së re, ndërsa ka shtuar se deri në përfundim të afatit pas marrjes së mandatit, duhet të ketë ndonjë epilog. Ai ka thënë se është e logjikshme që partitë fituese të formojnë qeverinë. Poashtu ai pret që të tejkalohet kriza dhe se pas formimit të Qeverisë së re, do të filloj realizimi i projekteve që janë në interes të qytetarëve. “Si të gjithë qytetarët, pres që të tejkalohet kriza. Askujt nuk i shkon përshtat situata…

Lexo më Shumë

Ministri Bushati zhvillon takim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Frederica Migherini në Barcelonë. Në një status në “Facebook”, Ministri Bushati shprehet se: “Takim miqësor me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, Federica Mogherini, në kuadër të ministerialit të mesdheut në Barcelonë. Diskutuam për zhvillimet e fundit në rajon, rolin stabilizues dhe europianizues të shqiptarëve në shtetet ku ata jetojnë, vizionin e Shqipërisë për një rajon të sigurt ku proceset demokratike shtet-konsoliduese vijojnë pa u keqpërdorur nga aktorë të tretë. Shqipëria mbetet e angazhuar për të vijuar…

Lexo më Shumë

Avokatët e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev në seancën e sotme të rastit “Mitmarrje”, kanë kontestuar legjitimitetin e prokurorit Vlladimir Milloshevski, dhe, deri tek gjykata kanë dorëzuar vendimin e Këshillit të Prokurorëve, sipas të cilit, Milloshovskit i ka skaduar mandati në prokurorinë për krim dhe korrupsion të organizuar. Sipas vendimit të Këshillit të cilën e dorëzuan avokatët, Milloshevski ka qenë përkohësisht i zhvendosur në Prokurorinë Themelore Publike për krim të organizuar më 1 qershor 2016 deri në 30 nëntor, kur dhe i ka mbaruar mandati. “Kemi situatë në të cilën prokurori nuk ka autorizime të ndërmerr asnjë veprim në emër…

Lexo më Shumë

Kreu i LIBRA, Ben Blushi, ka sqaruar përmes një statusi në rrjetet sociale se çfarë është partia që ai drejton prej pak kohësh. Në pak fjali, Blushi rendit disa nga pikat kryesore, që synon LIBRA, që sipas tij, është fuqia e shtresës së mesme. Ja çfarë shkruan deputeti Blushi: LIBRA u themelua në datën 1 Nëntor 2016 dhe sot numëron 10 000 anëtarë. LIBRA është një organizatë politike e qendrës që mbështet të varfrit dhe shtresën e mesme. LIBRA nuk mbështet atë që është popullore, por atë që është e drejtë. LIBRA ka si simbol një katror të verdhë, mbi…

Lexo më Shumë

Në një postim në Facebook, kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, thotë se Shqipëria dhe pasuritë e saj publike janë kapur nga një gusht i vogël njerëzish ndërsa shumica e shqiptarëve janë më së shumti të pafuqishëm, të pashpresë dhe të varfër. Basha u bën thirrje qytetarëve që të votojnë për të propozuar kandidatët e tyre për deputetë. Në faqen zyrtare të PD-së, secili mund të propozojë kandidaturën e tij. Këto kandidatura do t’i nënshtrohen fillimisht verifikimit dhe kontrollit të figurës dhe pastaj mes tyre do të përzgjidhen ato që do të përbëjnë listën zgjedhore të PD-së në të gjithë…

Lexo më Shumë

Procesi gjyqësor “Mitmarrja” kundër liderit të LSDM-së, Zoran Zaev duhet të vazhdojë sot në Gjykatën Themelore Shkupi 1. Seancën e kaluar Zaev dhe mbrojtja kërkuan që të hiqet nga kjo lëndë prokurori Vlladimir Milloshevski. PSP ka pohuar se ka hapur hetim për padinë penale të liderit të LSDM-së për montim të një rasti, por mohon se është duke hetuar prokurorin e njëjtë.

Lexo më Shumë

Simboli i shqiponjës, i bërë nga disa ushtarë ka indinjuar grekët. Bëhet fjalë për një foto, ku ushtarët bëjnë shenjën e shqiponjës me duar. Mediat greke shkruajnë se ata mbështesin idenë e “Shqipërisë së Madhe”. Në artikullin e tyre shkruhet se shumë shqiptarë bëjnë shërbimin ushtarak në Greqi për t’u pajisur me dokumente greke por pavarësisht kësaj, ata nuk janë fare mirënjohës për një vend që u dha aq shumë shanse në jetë. Ata raportojnë se ky nuk është rasti i parë. Ka shumë raste të tjera ku ushtarët shqiptarë që kryejnë shërbimin ushtarak të detyruar në Greqi, kanë bërë…

Lexo më Shumë