Një dëshmitar i pazakontë u paraqit në Komisionin hetimor mbi realizimin e përgjimeve të paligjshme përmes pajisjes “IMSI Catcher”. Oficeri i Forcave Lëvizëse Operacionale në Policinë e Shtetit, Entjol Xhelili befasoi deputetët me veshjen, xhestet dhe qëndrimet e tij. Në deklarimet e tij, Xhelili dëshmoi se pajisje përgjuese dhe trajnime për to janë zhvilluar edhe në kohën kur vendi qeverisej nga demokratët. “Sa i përket pajisjes IMSI Catcher, kanë hyrë pajisje përgjuese vazhdimisht edhe në kohën tuaj, edhe në vitin 2011, në kohën kur ju ishit ministër”, tha Entjol Xhelili, specialist i Forcave Operacionale. Nisur nga kjo dëshmi, deputetët e…
Author: almakos
Forumi rinor i Lëvizjes BESA në Haraçinë, ka deklaruar sot se Shkolla e Haraçinës nuk ka as kushte elementare për mbajtjen e mësimit. Në konferencë për shtyp para godinës së Shkollës, Gadaf Shabani nga forumi rinor i Besës në Haraçinë thotë shkolla ka kushte mesjetare dhe të mjerueshme, ndërsa gjendje e këtillë është falë pushtetit të deritanishëm dhe ministrave shqiptarë që udhëheqin me ministrinë e Arsimit. Nga forumi rinor i Lëvizjes Besa deklarojnë se me ardhjen në pushtet të partisë së tyre, do të angazhohen enkas që arsimi shqip ta bëjnë më cilësor dhe me standarde të larta evropiane. Ja…
Lëvizja për Reforma – PDSH informon opinionin publik se sot Kryetari i LR PDSH z. Ziadin Sela ka zhvilluar takim me kryetarin e Lëvizjes BESA z. Bilall Kasami. “Takimi është inicuar dhe kërkuar nga Kryetari i LR PDSH Ziadin Sela i cili është mirëpritur nga Lideri i Lëvizjes BESA Z. Bilall Kasami. Qëllimi i ftesës sonë për tu takuar ka qenë në frymën e vazhdimsisë së bashkëpunimit respektivisht për vazhdimin e tryezës së përbashkët politike të nënshkruar nga liderët politik. Insistimi ynë ishte se takimin e rradhës duhet ta ftojë Lëvizje BESA duke Ju bërë ftesë të gjithë partive shqiptare, për të vazhduar…
Partia Demokratike rrezikon të rrisë pakënaqësitë në radhët e aleatëve, kur kanë ngelur edhe pesë muaj nga zgjedhjet parlamentare. Ndonëse pa një vendimmarrje konkrete në strukturat më të larta të partisë, nënkryetari i PD-së, Edmond Spaho, paralajmëroi dje se asnjë nga krerët e partive opozitare nuk do të bëhet pjesë e listave të PD-së. “Nuk ka për të pasur individë nga partitë e tjera, qofshin këta edhe kryetarë, që të jenë në listat e PD-së. Eksperienca e zgjedhjeve të vitit 2013 tregoi që nuk ishte ndoshta më e mira”, deklaroi Spaho për mediat. Vendimi, që shihet si një “korrigjim” i asaj…
Në pesë ditët e fundit të afatit që ka Nikolla Gruevski për të formuar Qeverinë e re, nga Brukseli edhe zyrtarisht vjen propozim për formimin e një Qeverie të koalicionit të zgjeruar. Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiq, sot ka sqaruar deklaratën e komisarit për zgjerim të BE-së, Johanes Han, i cili dje tha se për Maqedoninë zgjidhja më e mirë është Qeveri me shumicë kushtetuese. Kocijançiq sqaroi se Han me deklaratën e djeshme ka menduar në nevojën për të pasur një koncenzus të zgjeruar politik dhe koalizion të zgjeruar, që të mundet vendi në mënyrë efikase të ballafaqohet me…
LIBRA ka vendosur që të zhvillojë zgjedhjet e brendshme në datën 11 shkurt dhe këto do të jenë zgjedhjet e para elektronike që janë mbajtur ndonjëherë në Shqipëri. “Të gjithë anëtarët e saj janë të ftuar të kandidojnë dhe të marrin pjesë në votim. Fushata, datat e listave dhe kandidatëve si dhe kriteret e zgjedhjeve do të publikohen në libra.al. Çdo anëtar libra mund te votojë nga shtëpia apo në distancë, mjafton të regjistrohet dhe verifikohet se ekziston. LIBRA është një inovacion i pandërprerë dhe i pavarur”, bën me dije kreu i LIBRA, Ben Blushi. 25 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)
Raporti i Shoqatës për Mbrojte në Punë tregon se në Maqedoni për çdo javë një punëtor humb jetën në vendin e punës. Raporti thekson, në vitin 2015 kanë ndodhur 144 aksidente në vendin e punës prej të cilave 39 ishin fatale, ndërsa në çdo 100.000 të punësuar, humbin jetën 5-6 të punësuar. Kryetari i kësaj shoqate, Milan Petkovski, tha se në Maqedoni siguria dhe shëndeti i punëtorëve në vendin e punës nuk është e mbuluar sa duhet dhe se këto çështje janë të rëndësishme.
Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, njëkohësisht Koordinator Kombëtar kundër Korrupsionit, Bledi Çuçi përshëndeti sot raportin e Transparency International për perceptimin e korrupsionit, ku Shqipëria renditet ne vendin e 83-të në botë, 5 vende më lart krahasuar me një vit më parë. Përmes një deklarate për mediat, Çuçi i quajti inkurajuese rezultatet e raportit, që sipas tij dëshmon angazhimin e qeverisë shqiptare për ta çrrënjosur këtë fenomen, dhe qasja që kemi zgjedhur, po funksionon “Në tre vite qeverisje, ne ndërmorëm reforma të mëdha si ajo territoriale, reforma në shërbimet publike, etj, të cilat ngushtojnë hapësirat për korrupsion”, tha Çuçi. Sipas…
Maqedonia vitet e fundit po shënon rënie të vazhdueshme të investimeve të huaja. Me zhvillimin ekonomik, e sidomos me investimet e huaja, Maqedonia po shënon dështim pas dështimi: nga 138 investime të parapara deri më tani, deri tash janë realizuara vetëm 51 investime edhe atë me proces të shkurtuar të investimeve. Pjesa tjetër, gjegjësisht 43 investime, nuk janë realizuar, kurse 44 investitorë janë në proces. Ndërkaq një pjesë e madhe e investitorëve i tërheqin investimet mbrapsht, kanë reaguar nga Lëvizja BESA. Ja dhe reagimi i plotë i Lëvizjes BESA “Siç e dimë, dështimet në investimet e huaja ndikojnë drejtpërdrejt në…
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përmes një postimi në faqen e vet zyrtare në Facebook ka denoncuar një rast ku sipas tij një 31-vjeçar ka vrarë veten pasi nuk kishte mundësi të paguante faturën e majme të OSHEE. Sipas Bashës, 31-vjeçarit Klajdi Muça, banues në Kamzë është vetëvarur në pamundësi për të siguruar një shumë prej 80 mijë lekësh të reja në mungesë të të cilave do t’i ndërpriteshin dritat. Basha deklaron se në qeverisjen e PD drama të tilla të përsëritura nuk do të ndodhin kurrë, pasi sipas tij, konsumin deri në 200 kw energji për muaj do…
Ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi deklaron se situata mes Kosovës dhe Serbisë është mjaft e tensionuar pas ngjarjeve të fundit. “Prej 3 muajsh situata në Kosovë është e tensionuar. Muajt e fundit është niveli më i ulët i bashkëpunimit. Arrestimi i Ramush Haradinajt dhe dërgimi i trenit ka acaruar situatën mes dy vendeve” deklaroi ambasadori shqiptar në Prishtinë në Komisionin e Jashtëm ku është thërritur për të raportuar. Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade ka theksuar se komisioni do t’i mbajë në vëmendje ngjarjet që ndodhin në Kosovë. 25 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)
Ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska ka reaguar pas rastit të publikuar të Prokurorisë Speciale me emrin “Tanku” duke e cilësuar si të shpikur dhe pa argumente. Në profilin e sajë në rrjetin social fejsbuk, Jankullovska ka thënë se asnjë rast që do ta fillojë specialja nuk do të ndryshon faktin se siç thotë ajo, ata janë megafonë të LSDM-së. Madje Jankullovska ka komentuar edhe profesionalizmin dhe besueshmërinë e Katica Janevës dhe gjithë ekipit të sajë duke i quajtur njerëz me integritet problematik. “Të ballafaquar me kritikat gjithnjë e më zë zëshme për veprimin e tyre partiak, PSP ka hapur…

