Author: almakos

Ambasadori amerikan Donald Lu ka zhvilluar sot një takim me studentë dhe pedagogë tek Fakulteti i Historisë. Në fjalën e mbajtur Lu theksoi se dy sfidat kryesore të Shqipërisë janë reforma në drejtësi dhe zgjedhjet e përgjithshme të qershorit. Duke folur për reformën në drejtësi në Shqipëri, Ambasadori Lu vuri në dukje se populli shqiptar e kërkon dhe e mbështet atë. “Shtëpia e Bardhë e ka përkufizuar qëllimin e politikës së jashtme të presidentit si të qëndrueshme, për një botë më të paqtë, me më pak konflikte dhe më shumë interesa të përbashkëta”, tha Lu. Gjithashtu ambasadori Lu ju përgjigj…

Lexo më Shumë

Ish ministrja e brendshme Gordana Jankullovska ka reaguar pas rastit të publikuar të Prokurorisë Speciale me emrin “Tanku” duke e cilësuar si të shpikur dhe pa argumente. Në profilin e saj në rrjetin social Facebook, Jankullovska ka thënë se asnjë rast që do ta fillojë Specialja nuk do të ndryshon faktin se siç thotë ajo, ata janë megafonë të LSDM-së. Madje, Jankullovska  ka komentuar edhe profesionalizmin dhe besueshmërinë e Katica Janevës dhe gjithë ekipit të saj duke i quajtur  njerëz me integritet problematik. “PSP ka hapur raste të shpikura dhe pa asnjë argument, vetëm e vetëm që të shpërqëndrojë vëmendjen…

Lexo më Shumë

Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Behixhudin Shehabi, nuk ndjehet përgjegjës për diskriminim e shtëpive botuese shqiptare në kuadër të projektit qeveritar për mbi 2000 tituj të përkthyera, prej të cilave parashihet që mbi 1000 tituj të përkthehen në gjuhën shqipe. Prej tyre vetëm një numër i vogël janë përkthyer në gjuhën shqipe dhe të njëtjat janë përkthime pa cilësi përkthimore dhe joprofesionale, ndërsa projekti i është ndarë shtëpive dhe shtypshkronjave maqedonase.  Televizioni Shenja pyeti sot Shehabin rreth kësaj çështjeje, të cilën botuesit shqiptar e quajnë diskriminim, por përgjigja e tij e shkurtër ishte se jemi drejtuar në institucionin e…

Lexo më Shumë

ELEM nuk komenton hetimin e Prokurorisë Speciale për rastin “Tarifa”, por mohon se softueri nuk është vënë në funksion. Nga kjo ndërmarrje thonë se tenderi për blerjen e softuerit është shpallur në vitin 2013 por disa faza të implementimit të tij do të vazhdojnë deri në vitin 2018. “Dy softuerët, DMS, sistem për menaxhim me dokumente dhe “Hermes”, sistem për menaxhim me resurse njerëzore janë plotësisht operativ dhe në funksion. Pas testimeve të nevojshme, edhe segmenti i fundit i ERP-SAP sistemit do të lëshohet në përdorim”, kanë thënë nga SH.A. “ELEM”. Nga ELEM mohojnë të jenë shpallur tenderë plotësues për…

Lexo më Shumë

Njohësit e rrethanave politike, vlerësojnë se deklaratat e  ndërkombëtarëve në lidhje me Qeverinë e re, tregojnë se ata megjithatë janë të interesuar se çka po ndodh në Maqedoni. Sipas gazetarit Isen Saliu, deklarata e djeshme e eurokomisarit Han ku ai thekson se duhet të formohet shumicë kushtetuese, shumicë kjo e cila do të ketë mundësi për ndryshime kushtetuese, është një sinjal se Qeverinë e rë në Maqedoni do ta presin procese të rëndësishme të cilat deri tani janë anashkaluar, dhe të cilat duhet të zgjidhen. Përveç kësaj, Saliu tha se në adresë të BDI-së ka arritur një letër nga State…

Lexo më Shumë

Nikolla Gruevski nuk e ka ndërmend të bëj Qeveri, ai po harxhon kohën të cilën ia garanton Kushtetuta për të pasur mandatin. Kështu ka deklaruar akademiku Abdylmenaf Bexheti në emisionin “Arena”, në të cilën ka shtuar se në fund të krejt kësaj, do të kërkohet një zgjidhje tjetër, e cila do të ishte ripërsëritje e zgjedhjeve parlamentare. Duke folur për bisedimet që zhvillohen mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, Bexheti thotë se mungesa e transparencës i bën njerëzit edhe më kureshtarë për tërë këtë proces. “Ka mundësi që fare të mos zhvillohen negociata serioze. Ka mundësi që në vend që të dizajnohen…

Lexo më Shumë

“Fondacioni Shoqëria e hapur për Shqipërinë”, i financuar nga George Soros, shfrytëzoi prezantimin e një studimi kombëtar mbi pandëshkueshmërinë, për të sqaruar pozicionin e saj lidhur me Reformën në Drejtësi. Drejtori ekzekutiv, Andi Dobrushi pranon se Fondacioni ka financuar Reformën në Drejtësi dhe se është krenar për këtë. “E gjej të udhës të sqaroj dy gjëra, duke pasur parasysh tymnajën e krijuar muajt e fundit lidhur me rolin e Fondacionit në Reformën në Drejtësi. Ka dokumente të mjaftueshme që dëshmojnë përfshirjen e Fondacionit dhe jemi shumë krenarë që kemi qenë të përfshirë. Është një reformë që mbështetet nga 96…

Lexo më Shumë

Pas publikimit të raportit të “Transparency International”, në lidhje me indeksin e perceptimit të korrupsionit për vitin 2016, ku Shqipëria renditet në vend të 83 me 39 pikë, kryeministri Rama ka reaguar duke vlerësuar reformat e viteve të fundit në vend. “Ka ende shumë për të bërë, por faktet janë fakte dhe ky vlerësim nga një burim i pavarur e prestigjoz ndërkombëtar, flet qartë për rezultatet e para të reformave tona të thella për të bërë shtet”, – shkruan Rama në një status në rrjetet sociale. Ndërkohë, në foton shoqëruese me statusin e tij, kryeministri thekson se në 3 vite…

Lexo më Shumë

I shpallur prej muajsh në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, Klement Balili ende nuk është arrestuar nga autoritetet shqiptare, ndonëse ndaj tij është dhënë edhe masa e arrestit me burg në mungesë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Për shkak të paaftësisë së Policisë shqiptare, për të arrestuar “Eskobarin e Ballkanit”, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i ka dërguar një letër zyrtare Presidentit të Republikës, Bujar Nishani ku i kërkon që për këtë çështje të mbledhë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare. “BalkanWeb” publikon letrën që Meta i ka dërguar Nishanit ku ndër të tjera i parashtron kërkesën “Në cilësinë e…

Lexo më Shumë

I shpallur prej muajsh në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, Klement Balili ende nuk është arrestuar nga autoritetet shqiptare, ndonëse ndaj tij është dhënë edhe masa e arrestit me burg në mungesë nga Gjykata e Krimeve të Rënda. Për shkak të paaftësisë së Policisë shqiptare, për të arrestuar “Eskobarin e Ballkanit”, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta i ka dërguar një letër zyrtare Presidentit të Republikës, Bujar Nishani ku i kërkon që për këtë çështje të mbledhë urgjentisht Këshillin e Sigurisë Kombëtare. “BalkanWeb” ka siguruar ekskluzivisht letrën që Meta i ka dërguar Nishanit ku ndër të tjera i parashtron kërkesën “Në cilësinë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha diskutoi në një takim pune me Presidentin e Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul dhe Eurodeputetin Eduard Kukan, në lidhje me zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri dhe nevojën jetike për demokracinë dhe aspiratat europiane të vendit, që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme. Presidentit Daul pohoi edhe një herë se shumica europarlamentare është e qartë se zgjedhjet e lira dhe të ndershme, dekriminalizimi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe drogës, janë kushte të patjetërsueshme për hapjen e negociatave me BE-në dhe se Shqipëria duhet t’i përballë këto probleme në mënyrë urgjente dhe…

Lexo më Shumë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha diskutoi në një takim pune me Presidentin e Partisë Popullore Europiane, Joseph Daul dhe Eurodeputetin Eduard Kukan, në lidhje me zgjedhjet e ardhshme në Shqipëri dhe nevojën jetike për demokracinë dhe aspiratat europiane të vendit, që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme. Presidentit Daul pohoi edhe një herë se shumica europarlamentare është e qartë se zgjedhjet e lira dhe të ndershme, dekriminalizimi dhe lufta kundër krimit të organizuar dhe drogës, janë kushte të patjetërsueshme për hapjen e negociatave me BE-në dhe se Shqipëria duhet t’i përballë këto probleme në mënyrë urgjente dhe…

Lexo më Shumë