Author: almakos

Në dalje para mediave, zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani tha se ata nuk kanë arritur që të sjellin një vendim në lidhje me 5 opsionet që kanë pasur në tavolinë. “Në mënyrë unanime kemi konstatuar se ende nuk janë shterur argumentet nga këto debate, se nuk kemi argumente për tu përcaktuar për njërin nga 5 opsionet të shtruar në tavolinë, pra do të vazhdojmë diskutimet edhe në vazhdim”, tha Osmani, përcjell“SHENJA”. Ai shtoi se bisedimet do të vazhdojnë në ditët në vazhdim. Ja dhe deklarata e tij e plotë: Ja dhe deklarata e plotë e zëdhënësit të BDI-së… by tvshenjaofficial

Lexo më Shumë

Në dalje para mediave, zëdhënësi i BDI-së, tha se në takim kanë diskutuar me të gjithë anëtarët, miqtë e BDI-së në lidhje me opsionet që kanë pasur në tavolinë. “Në mënyrë unanime kemi konstatuar se ende nuk janë shterur argumentet nga këto debate, se nuk kemi argumente për tu përcaktuar për njërin nga 5 opsionet të shtruar në tavolinë, pra do të vazhdojmë diskutimet edhe në vazhdim”, tha Osmani, përcjell“SHENJA”. Ai shtoi se bisedimet do të vazhdojnë në ditët në vazhdim.

Lexo më Shumë

Në selinë e VMRO-DPMNE është duke u mbajtur mbledhja e kryesisë së partisë me partnerët e koalicionit, nga e cila mbledhje pritet të konfirmohet ndonjë vendim në lidhje me negociatat me BDI-në për të formuar Qeverinë e re. Publicisti Milazim Krasniqi, për këtë çështje i ka thënë lajmi.net, se vet fakti që vetëm dy orë para skadimit të afatit të mandatarit Gruevski për formimin e qeverisë dhe nuk ka vendim definitiv të BDI-së, tregon krizën e thellë që ka pllakosur BDI-në. “Fakti që vetëm dy orë para skadimit të afatit të mandatarit Gruevski për formimin e qeverisë, ende nuk ka…

Lexo më Shumë

Kryesuesi i Kuvendit, Trajko Veljanoski ka thënë se Maqedonia do të ketë qeveri të re. Veljanoski këto qëndrime i ka dhënë para selisë së VMRO-së, ku duhet të mbahet takimi me partitë e koalicionit për ”Maqedoni më të mirë”. ” “Më shumë informacione dhe detaje do të japim pas mbledhjes së koalicionit por një gjë është e sigurt, Maqedonia do të ketë qeveri deri në mesnatë”, ka thënë Veljanoski para gazetarëve. Poashtu edhe Antoni Milloshoski tha se sonte VMRO-DPMNE do të vendos për hapat e mëtutjeshme.

Lexo më Shumë

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antoni Milloshovski, para selisë së VMRO-së, ku pritet të mbahet mbledhja e Komitetit Qendror tha se ende nuk është sjellë vendimi në lidhje me koalicionimin eventual dhe se sonte do të vendosen hapat e ardhshme. “Sonte do të vendosim se çfarë dhe çka do të bëjmë, nuk mund të kumtoj asgjë përderisa nuk ka filluar takimi i Komitetit Ekzekutiv ku pritet të diskutohen të gjitha opsionet”, ka thënë Milloshovski. Takimi i Komitetit Ekzekutiv pason pas takimit që kishte VMRO-DPMNE me udhëheqësin e partisë dhe partnerët tjerë të koalicionit.

Lexo më Shumë

Kryesuesi i Kuvendit, Trajko Velanovski në këto orë të vona është parë pranë hapësirës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. I pyetur nga gazetari i TV SHENJËS, nëse do të thirret sonte seancë, ai është përgjigjur “se jo” dhe se ka ardhur në Kuvend për punë tjera. https://www.dailymotion.com/video/x5a032s_trajko-veljanovski-29-01-2017_news

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, ka thënë se ende nuk ka marrëveshje dhe se po diskutohen, 5 opsionet, raporton”SHENJA”. “Dëshiroj ti demantoj të gjitha spekulimet, po bisedohet për të gjitha opsionet, të gjithë po japin argument, por dhe kundër, dhe nuk kemi arritur deri në moment kur do të formohet ndonjë propozim i cili do të jepet për vendosje. Për momentin nuk ka asnjë vendim të gjitha opsionet kanë mbetur” ka thënë Osmani, raporton SHENJA.

Lexo më Shumë

Kreu i PD-së Lulzim Basha i është bashkuar festimeve të 26-vjetorit të themelimit të degës së PD në Elbasan. Gjatë këtij aktiviteti, Basha komentoi situatën politike, duke theksuar se vendi po kalon ditët më të vështira. Kryetari demokrat akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun e Elbasanit, Qazim Sejdini se janë të angazhuar në deformimin e zgjedhjeve. “Demokracia është në rrezik dhe këtë rrezik po përballet edhe dega e PD-së. Edi Rama dhe Qazim Sejdini janë banda që vjedhin votat. Jeta ime politike është e lidhur pazgjidhshmërisht me Elbasanin. Dega e PD në Elbasan është një degë historike. Mirënjohje të thellë…

Lexo më Shumë

Si kompensim për pikat e platformës shqiptare, VMRO-DPMNE i ka ofruar BDI-së më shumë poste ministrore sesa në përbërjen e kaluar qeveritare, gjithsej 8 të tilla. Përveç këtyre posteve mësohet se VMRO ka ofruar edhe kryetarin e Kuvendit, njofton “SHENJA”. Ndërkaq nga platforma e përbashkët shqiptare VMRO ka ofruar avancim të gjuhës shqipe në komunat ku shqiptarët janë mbi 20 për qind, por jo zyrtarizim të plotë të gjuhës shqipe. Kjo sipas burimeve partiake është oferta e fundit e partisë së Nikolla Gruevskit, të cilën aktualisht e shqyrtojnë anëtarët e kryesisë qendrore të BDI-së. Gjithashtu në këtë ofertë parashihet edhe…

Lexo më Shumë

Partia Demokratike e Shqipërisë përshëndeti arritjen e marrëveshjes për krijimin e qeverisë së re në Maqedoni. Në një njoftim për mediat, PD thotë se si produkt i këtij angazhimi të përbashkët shqiptar, gjuha shqipe do të jetë gjuhë zyrtare në Maqedoni njofton Almakos. Deklarata e PD-së Përveç stabilitetit politik në Maqedoni, marrëveshja të cilën faktori i bashkuar shqiptar ia doli ta përcaktojë si kusht për krijimin e qeverisë së re, është një sukses në realizimin e interesave të shqiptarëve në Maqedoni. Kryelajmi është se si produkt i këtij angazhimi të përbashkët shqiptar, gjuha shqipe, do të jetë gjuhë zyrtare…

Lexo më Shumë

Bisedimet për koalicionin e ri qeveritarë janë shndërruar në një lojë ping pongu. Siç mësohet jo zyrtarisht, Ahmeti me disa zyrtarë të tjerë të BDI-së janë në komunikim të vazhdueshëm me VMRO-DPMNE-në prej ku marrin propozime lidhur me kushtet e koalicionit të cilat më pas Ahmeti ua prezenton nënkryetarëve dhe anëtarëve të kryesisë, raporton SHENJA. Më pas kreu i BDI-së përgjigjet e kryesisë dhe propozimet e reja nga selia e tij ua përcjellë bashkëbiseduesve në VMRO-DPMNE. Sipas informatave jo zyrtare nga Gruevski ka ofertë për rritjen e numrit të ministrive me të cilat do të udhëheqin kuadro të BDI-së dhe…

Lexo më Shumë

“Qytetarët më 11 dhjetor votuan për dalje nga kriza, projekte dhe prosperitet. Qytetarët më 11 dhjetor votuan kundër politikës dhe shkatërrimin e krizave që i ka praktikuar krimineli i aboluar Zoran Zaev.”, kështu kanë thënë nga VMRO-DPMNE, duke reaguar ndaj komunikatës së LSDM-së. “Tani Zoran Zaev është në panik. Krimineli i aboluar është i frikësuar se do të përgjigjet për krimet dhe do të hyjë në burg për kërkim të miteve, tenderëve, për vjedhje dhe për tradhti. Këto janë përpjekjet e fundit dëshpëruese të Zoran Zaevit për ta vazhduar krizën dhe për tu lënë në liri. Për këtë i aboluari…

Lexo më Shumë