Pas përplasjes mes ambasadorit Donald Lu dhe kryeprokurorit Adriatik Llalla, presidenti i Republikës Bujar Nishani e ka thirrur këtë të fundit në Presidencë. Llalla i ka çuar Nishanit letrën ku i shpreh shqetësimin lidhur me revokimin e vizave për disa prokurorë, përfshi këtu edhe veten e tij. Në këtë letër, Llalla vë në dijeni presidentin për veprimet e shefit të diplomacisë amerikane në Tiranë. 2 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com)
Author: almakos
Menjëherë pas akuzave dhe kundër-akuzave me kryeprokurorin Adriatik Llalla,m ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Lu ka zhvilluar një takim në Kryeministri. Shefi i qeverisë nuk ndodhet në Shqipëri por në Kosove dhe ende nuk është e qartë se më kë është takuar ambasadori. Paraditen e sotme në një tryeze, ambasadori Donald Lu akuzoi kryeprokurorin Llalla për shkeljen e Kushtetutës në përzgjedhjen në emër të organit të akuzës të 3 kandidatëve për 3 poste si anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Llalla u akuzua se për më shumë se 18 muaj ka folur me zë të lartë…
Kryeministri Edi Rama në një intervistë ekskluzive për Tonight Ilva Tare, në Rtv Ora News flet per situaten ne Maqedoni. Ilva Tare: Agjencia ruse Sputnik u ka akuzuar ju si njeriu që rrëzoi Gruevskin. Keni pasur qëllim që të mos lejoni Gruevskin për marrjen e pushtetit në Maqedoni? Edi Rama: Kjo është një pyetje sa vlen sa 40 të mëparshmet. Ilva Tare: Mos vlerësoni nivelin e pyetjeve. Nuk ju kemi thirrur për këtë. Edi Rama: Unë bëj vlerësimet e mia… Ilva Tare: Unë përfaqësoj publikun Edi Rama: Unë përfaqësoj publikun, ju përfaqësoni pronarin. Është një pyetje shumë e rëndësishme dhe që lidhet…
Pas deklaratës së ambasadorit Donald Lu, ka ardhur edhe reagimi i Prokurorisë së Përgjithshme. Me anë të një deklarate zyrtare, zëdhënësja e këtij institucioni, në emër të kryeprokurorit Adriatik Llalla i është përgjigjur ambasadorit me një gjuhë mjaft të ashpër. “Sa i përket procesit të kandidimit të anëtarëve të KED ftojmë zotin Lu dhe ekspertët të lexojnë ligjin përkatës. Është e rëndësishme që zoti Lu të lexojë variantin zyrtar në shqip dhe në anglisht. Nëse është mësuar të jetë zot në ambientin e politikës nuk mund ta bëjë në ambientet e prokurorisë. Zoti Lu mendon se ka në dorë fatin…
Përderisa po zgjatë teatri politik për shpalljen e “heronjve të rrejshëm të shekullit të ri në Maqedoni”, sipas një analize të publikuar rishtas nga BiEPAG (The Balkans in Europe Policy Advisory Group), një e treta e popullsisë së Maqedonisë jeton në varfëri të thellë, kanë reaguar nga Lëvizja BESA. Edhe më shqetësues sipas tyre është fakti që kjo përqindje është më e lartë te popullata e re dhe te familjet me fëmijë, ndërsa kjo është edhe arsyeja kryesore për të cilën qindra mijëra qytetarë, veçmas shqiptarë, i braktisin vatrat e tyre për ta siguruar kafshatën e gojës. “Nga analiza e…
Deputeti i Partisë Demokratike Edi Paloka akuzon kryeministrin Rama se refuzon që të marrë pjesë Këshillin e Sigurisë Kombëtare me temë “Pse nuk arrestohet Klement Balili?”. Sipas Palokës, Balili është dëshmi e kontrollit të krimit mbi qeverinë, është dëshmi e bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin. “Rama refuzon të marrë pjesë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare me temë: “Pse nuk arrestohet Klement Balili”. Çfarë di Edi Rama për Klement Balilin që refuzon të japë informacion? Pse ka frikë Edi Rama të ballafaqohet? A po e mban peng Klement Balili, Edi Ramën? Klement Balili është dëshmi e kontrollit të krimit mbi…
Ambasadori Donald Lu ka shpërthyer sërish në akuza ndaj sistemit të drejtësisë. Ai ka sulmuar Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla, duke deklaruar se është kundër reformës në drejtësi. “Po shohim tashmë njerëz të fuqishëm që përpiqen të ruajnë kontrollin e tyre mbi gjykatat dhe prokurorët. Shembulli më i fundit për këtë është veprimi i Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë. Për më shumë se 18 muaj, ai ka folur vazhdimisht dhe me zë të lartë kundër reformës në drejtësi. Në muajt nëntor dhe dhjetor, prokurorët u përpoqën dhe dështuan të sekuestronin serverin e kompjuterave të ILDKPKI, që është jetik për Vettingun.…
Ambasada e Republikës së Turqisë në Shkup përmes një njoftimi me shkrim bëri të ditur se marrëveshja reciproke mes Maqedonisë dhe Turqisë për njohjen e diplomave të ciklit të lartë arsimor është shfuqizuar për shkak të mospërputhjes me kriteret e njohjes dhe barasvlerësimit sipas standardeve aktuale, transmeton AA. “Marrëveshja për njohjen e certifikatave arsimore dhe diplomave të nivelit të lartë, universitar, pasuniversitar dhe të doktoratës që jepen në Republikën e Turqisë dhe Republikën e Maqedonisë, të nënshkruar mes shtetin tonë dhe Maqedonisë më 06.06.1998, është shfuqizuar në përputhshmëri me kërkesën e Këshillit të Arsimit të Lartë (YÖK) për shkak të…
Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, pas takimeve me liderët e partive parlamentare, tha se mandat për formimin e Qeverisë së re do të marrë subjekti politik që do të sigurojë shumicë parlamentare, për të cilën Ivanov kërkon dëshmi. “Pas konsultimeve të hapura, dua t’ju informoj se mandat për formimin e Qeverisë së re do të marrë partia ose koalicioni i cili do të më informoj dhe dëshmojë se ka siguruar shumicë në Parlament. Me fjalë të tjera, fillimisht vërtetim dhe dëshmi për shumicë, pastaj mandat për formim të Qeverisë, në pajtim me Nenin 90 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë”,…
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pas takimit me presidentin Gjorgje Ivanov, tha se u është kërkuar që të dërgojnë dëshmi me 61 nënshkrime të depytetëve të presidenti Ivanov, dhe pastaj do t’u jepet mandati për formimin e qeverisë së re. “Erdhëm që ta marrim mandatin për të formuar Qeverinë. Në takim u diskutuan të gjitha detajet dhe na u tha se si parti e dytë me më shumë mandate deputetësh, nuk mund ta marrim mandatin për formimin e Qeverisë. Arsyeja ishte se ne duhet të dëshmojmë se kemi shumicën sipas Kushtetutës për formimin e qeverisë dhe ajo është më së…
Ambasada e SHBA-së në Shkup nuk komenton kërkesën e VMRO-DPMNE-së e cila dje thirri publikisht këtë ambasadë, të shpejgoj nëse sygjeron se në vend nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe nëse kjo është qëndrimi i administratës së re të SHBA-së. Në një bisedë të shkurtër telefonike, nga kjo ambasadë për TV Shenja deklaruan se atë që kishin për ta thënë, e kanë thënë dhe se nuk kanë asgjë për të shtuar nga qëndrimi i së hënës. Ambasada e SHBA-së një ditë pas mossuksesit të VMRO-DPMNE-së për të formuar qeveri deklaroi se janë duke e mbikëqyrur procesin e…
Kreu demokrat Lulzim Basha u ka bërë thirrje qytetarëve që më 18 shkurt t’i bashkohen manifestimit të PD-së në Tiranë. Basha u bën thirrje që të protestojnë kundër kësaj qeverie dhe problemeve të shumta në vend. “I ftoj të gjithë bashkëqytetarët në një manifestim kundër qeverisë më 18 shkurt, në Tiranë. Të protestojmë bashkë kundër padrejtësive dhe varfërisë, kundër shëndetësisë që lëngon dhe arsimit të shkatërruar, kundër arrogancës dhe shtypjes qeveritare, kundër drogës, krimit dhe kriminelëve në politikë. Të mbrojmë lirinë për të zgjedhur dhe të tregojmë vendosmërinë për të ruajtur votën. Vetëm me kurajo dhe vendosmëri mund ta kthejmë…

