LSDM po punon në gjetjen e zgjedhjes e cila do të sjellë formim të shpejtë dhe efikas të Qeverisë, e cila do ti tejkaloj problemet në Maqedoni, ka thënë sot zëdhënësi i kësaj partie Petre Shilegov. “Kemi thënë se Gjorge Ivanov e ka shkel Kushtetutën dhe ligjet dhe për këtë ai ka përgjegjësi. Ivanov nuk ka të drejtë politikisht të diskriminoj. Ivanov ja dha mandatin Nikolla Gruevskit pa i kërkuar nënshkrim prej 61 deputetëve dhe pa vendosur kushte për programin. Që këtu, ai nuk ka të drejtë ta kërkoj këtë nga kryetari Zaev. Kjo shkelje e Kushtetutës nuk duhet lejuar…
Author: almakos
Kryeministri Edi Rama ka takuar sot në Prishtinë përfaqësuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ai deklaroi se ndalimi i Ramush Haradinajt në Francë është një proces tërësisht i tepërt dhe se ky është fillimi i një pune të përbashkët të dy qeverive për të fshirë përfundimisht këto lista njerëzish me urdhër-arreste të një kohe, që i përket të shkuarës. Rama tha se me përfaqësuesit e AAK-së kanë diskutuar për situatën në tërësi dhe sfidat e përbashkëta. “Unë uroj dhe besoj që procesi i Ramushit do të jetë përfundimi që ne duam. Nuk është fundi, por fillimi i një pune…
Pas përfundimit dhe zbatimit me sukses të projektit E-Konsullata, tashmë Ministria e Punëve të Jashtme ka lançuar projektin e dytë lidhur me shërbimet konsullore online. Synimi i këtij projekti është jo vetëm dixhitalizimi i shërbimeve konsullore, por edhe përmirësimi i tyre në funksion të rritjes së cilësisë, lehtësimin e procedurave, shkurtimin e kohës së shërbimit si edhe në kuadër të transparencës dhe luftës kundër korrupsionin. Shërbimi Konsullor Online (SHKO), është projekti më madhor i realizuar ngaMinistria e Punëve të Jashtme, i cili sjellë ndryshime rrënjësore në mënyrën e ofrimit të shërbimit për shtetasit shqiptarë në botë. Kjo platformë vjen edhe…
Pas përfundimit dhe zbatimit me sukses të projektit E-Konsullata, tashmë Ministria e Punëve të Jashtme ka lançuar projektin e dytë lidhur me shërbimet konsullore online. Synimi i këtij projekti është jo vetëm dixhitalizimi i shërbimeve konsullore, por edhe përmirësimi i tyre në funksion të rritjes së cilësisë, lehtësimin e procedurave, shkurtimin e kohës së shërbimit si edhe në kuadër të transparencës dhe luftës kundër korrupsionin. Shërbimi Konsullor Online (SHKO), është projekti më madhor i realizuar ngaMinistria e Punëve të Jashtme, i cili sjellë ndryshime rrënjësore në mënyrën e ofrimit të shërbimit për shtetasit shqiptarë në botë. Kjo platformë vjen edhe…
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka refuzuar këtë të enjte një takim me ambasadorin amerikan Donald Lu. Presidenca, që ka konfirmuar lajmin, nuk ka bërë të ditura arsyet e refuzimit të takimit me ambasadorin Lu. Para refuzimit të takimit në fjalë, kreu i shtetit priti në një takim kryeprokurorin Adriatik Llalla, i cili pati një përplasje verbale me ambasadorin amerikan. 2 shkurt 2017 (gazeta-Shqip.com) T.CH
Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë ka njoftuar sot se kriza politike në Maqedoni po përkeqësohet duke shtuar se vendi është nën ndikim nga jashtë, ndërsa zgjedhjet e 11 dhjetorit, sipas tyre, nuk kanë kontribuar në përmirësimin e situatës. “Nën sloganet pseudo-demokratike vazhdon ndikimi i thellë i jashtëm mbi forcat politike në Maqedoni. Qëllimi është i qartë, perëndimi dëshiron të heq qafe politikanët që nuk i shkojnë përshtatë edhe përkundër vullnetit të qartë të qytetarëve të shprehur në zgjedhjet në favor të koalicionit ‘Për Maqedoni më të mirë’ në krye me Nikolla Gruevskin dhe BDI-së, Ali Ahmeti”. Më tej…
Dy institucionet, ai i Presidentit dhe Kryeministria janë “përplasur” sërish këtë të enjte, pak orë përpara mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare për çështjen “Balili”. Përpara se kryeministri të nisej për një vizitë zyrtare për në Prishtinë, Ëngjëll Agaci i ka kërkuar Presidentit të Republikës që Rama të zëvëndësohej në këtë mbledhje nga zv/kryeministri Niko Peleshi. Por, përgjigjja nga homologu i tij i Presidencës, Ols Lafe, ka qënë negative. Duket se presidenti Nishani ka refuzuar hapur zëvëndësimin e Ramës me Peleshin. Për Presidentin, prania e kreut të qeverisë në këtë mbledhje vërtet të rëndësishme, të thirrur pak ditë më parë…
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer në Kuvend me akuza të ashpra kundër qeverisë edhe kryeministrit Edi Rama, e në veçanti ndaj vëllait të tij, Olsi Rama. Berisha e akuzoi këtë të fundit për trafik droge “Unë akuzoj si kreun e banditokracisë, kryebanditin Edi Rama që s’ka guxim të paraqitet më në këtë sallë, që ikën e ja mbath se këtu është gracka ku shpirti i tij kapet për fyti dhe i përplaset surratit të gjitha ato që bën. Edi Rama ka një vëlla, vëllai i tij quhet Olsi Rama, qytetar shqiptar dhe amerikan. Kur denoncova në këtë parlament se…
Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, mori pjesë në Konventën Zgjedhore të Njësisë 1 në Tiranë. Gjatë fjalës së mbajtur në këtë takim Meta tha se LSI do të jetë një forcë e kudondodhur për të ndihmuar qytetarët, për t’i mbështetur por edhe për të sjellë optimizmin e duhur. Kryetari Meta u shpreh se vendi ka nevojë për një energji pozitive që askush më mirë se sa LSI-ja nuk mundet ta përçojë në drejtimin e vendit, në dialogun dhe në bashkëpunimin politik. Kryetari i LSI-së u shpreh se pas 26 vjetësh ka një konflikt të papranueshëm, ndërsa shoqëria kërkon ekuilibër dhe…
“Sot po tentohet të bëhet një seancë e zakonshme, por në një vend normal, sot nuk do të kishte qeveri”. Kështu e nisi fjalën e tij në seancën parlamentare Oerd Bylykbashi i Partisë Demokratike, duke iu referuar “deklaratave të jashtëzakonshme” të Ylli Manjanit disa ditë më parë. “Pas deklaratave të jashtëzakonshme, qeveria duhet të kishte dhënë dorëheqjen ose të ishte në hetim. Kanabizim i vendit, shkelje e Kushtetutës, prokurorë e gjyqtarë që ndiqen nga policia në kundërshtim me ligjin, tendera korruptivë qindra milionë euro që miratohen në mbledhje që nuk ekzistojnë, përdorimi i policisë për të vjedhur zgjedhjet dhe për…
Partia Demokratike ka denoncuar sot shkarkimin nga puna të tre kompozitorëve nga Radio Televizionit Shqiptar. Sipas kreu të Departamentit të Kulturës në Partinë Demokratike, Arben Skënderi shkarkimet janë bërë pa asnjë lajmërim, në kundërshtim të hapur me ligjin. “Në valën e shkatërrimit të Radio Televizionit Shqiptar, tre kompozitorët e shquar Shpëtim Saraçi, Edmond Zhulali dhe Alfred Kaçinari, të cilët kanë bërë histori në krijmtarinë tonë, pa asnjë lajmërim, në kundërshtim të hapur me ligjin si dhe në shkelje flagrante të integritetit te tyre profesional, pushohen nga puna pa asnjë mundësi reagimi apo alternativë për të vazhduar kontributin e tyre artistik.…
Pas motit të ngrohtë gjatë uikendit, hidrometeorologët nga e hëna pasdite paralajmërojnë valë të re të të ftohtit dhe borë në vendet më të larta dhe male. Sipas parashikimit të DPHM-së do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme e me periudha të ngrohta dhe me paraqitje të mjegullës nëpër fushëgropa dhe nëpër luginat e lumenjve. Do të ketë reshje të dobëta të përkohshme lokale të shiut të cilat në intensive do të jenë në pjesët perëndimore. Të hënën pritet që reshjet të përhapen kudo dhe të jenë më intensive ndërsa nga fundi i ditës si rezultat i lëshimit të…

