Author: almakos

MPB pasi që dje nuk ka arritur që në shtet ta gjej Sead Koçan, mbrëmjen e djeshme ka lëshuar edhe fletëarrest ndërkombëtar. Ai nëpërmjet Interpollit kërkohet në të gjitha vendet, për të vuajtur dënimin prej 30-ditësh paraburgim, i cili paraburgim, ditë më parë ju shqiptua nga Gjykata Penale në Shkup. Sipas informacioneve Koçan disa orë para se t’i shqiptohet masa e dënimit nëpërmjet pikëkalimit kufitar Tabanovc është larguar nga Maqedonia. Koçan është i dyshuari i parë në rastin “Trust” në të cilën ngarkohet për falsifikim të dokumenteve me qëllim fitimit të tenderit në vlerë prej 17 milionë euro nga ELEM.

Lexo më Shumë

Mot i ndryshueshëm dhe me vranësira, me periudha të shkurtra me diell, erë mesatare veriore, si dhe me kushte për reshje të shiut pritet të mbizotërojë gjatë ditës së nesërme. Kështu informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, nga ku thonë se në zonat malore do të ketë kushte edhe për reshje të kohë pas kohëshme të borës të cilat do të jenë me intensitet të dobët deri në mesatar. Meteorologia Ivana Petroviq, informoi se edhe në Shkup pritet mot i ngjashëm, ku do të fryjë erë mesatare veriore dhe temperatura e mëngjesit do të jetë rreth 4 gradë, ndërkaq temperatura…

Lexo më Shumë

[embedded content] 11 March Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu thotë se gjendja e sigurisë në Maqedoni është e qëndrueshme. Në një intervistë për Alsat-M, Nuhiu tha se në ditët e ardhshme priten protesta më masive, por siguroi se MPB-ja  e ka në kontroll gjithë situatën. Ai foli edhe për incidentet e deritanishme në protesta dhe aktin vandal në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir.   Intervista me ministrin e Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu: Zotëri ministër çfarë mund të thoni për gjendjen e sigurisë në vend? A është Republika e Maqedonisë një vend i sigurt? Në qoftë se marrim…

Lexo më Shumë

[embedded content] 11 March Kaos nëpër rrugët e Tetovës si pasojë e mungesës së parkingjeve  që ka çuar në parkimin vend e pa vend të automjeteve  si nëpër trotuare, përgjatë bulevardeve e madhe edhe nëpër rrotullime. Nga drejtoria e Parkingjeve fajin ai hedhin sektorit të punëve të brendshme për mos intervenimin në rregullimin e komunikacionit. Prej fillimit të implementimit të këtij projekti me SPB-në kemi pasur bashkëpunim korrekt, mirëpo dyzet ditët e fundit asistenca nga ana e policisë është minimale me arsyetimin e tyre se kjo është shkaku i krizës politike në vend – deklaroi Fejsal Beadini, Drejtor i NP…

Lexo më Shumë

11 March Programi qeveritar i prezantuar nga lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në masë të madhe tregon se Platforma e partive shqiptare nuk mund ta prishë karakterin unitar të Maqedonisë – theksuan një pjesë e ekspertëve në emisionin “360 gradë”.  Sipas analistit Ibrahim Mehmeti Platforma është një lloj kompromisi mes partnerëve qeveritar dhe jo një akt armiqësor. Mendim të ngjashëm ka edhe Marko Troshanovski nga Instituti për Demokraci.  Mendoj se fusha e frikësimit të qytetarëve se kjo Platformë do të bënte diçka që do ta vinte në pikëpyetje karakterin unitar të vendit është ulur ndjeshëm – deklaroi Marko Troshanovski, Instituti…

Lexo më Shumë

Tre persona e humbën jetën në një fatkeqësi komunikacioni që ndodhi dje pasdite rreth orës 14:39 në rrugën rajonale Gjevgjeli – Bogdanci në afërsi të vendit të quajtur “Ura e larme”. Siç kumtoi sot Ministria e Punëve të Brendshme, fatkeqësia e komunikacionit ndërmjet automjetit “Audi” me targa të Velesit, drejtuar nga B.Xh. (20) nga Bogdanci dhe “Ford Fiesta” me arga të Kavadarit, drejtuar nga L.P. (40) nga Kavadari. Në fatkeqësinë, nga pçlagët e marra, në vendin e ngjarjes kanë humbur jetën K.P.Gj. (17) dhe M.SH. (20), të dy nga Bogdanci, bashkëudhëtarë nga automjeti “Audi”. Vozitësi i aitj automjeti, B.XH. është…

Lexo më Shumë

11 March Kriza politike ka goditur rëndë edhe personat që vuajnë nga sëmundje të rralla. Ata ankohen se përballen me mungesë të barnave për disa muaj. Anja Bosilkova Antovska nga Shoqata Vilson Maqedoni thotë se nuk ka kush të firmos për furnizimet e reja. Ilaçet tona nuk guxojnë të jenë të pranishme në klinika, sepse nuk ka njeri që të nënshkruajë furnizim të ri të barnave siç është rasti tani. Ka ndodhur në këto dy vjet nga disa muaj mos të ketë ilaçe –  u shpreh Anja Bosilkova Antovska,Vilson Maqedoni. Antovska tha se njerëzit me sëmundje të rralla janë të…

Lexo më Shumë

Tridhjetë milionë euro shtesë ndihmë për sanimin e pasojave nga kriza e refugjatëve në Ballkanin Perëndimor, që i miratoi dje Bashkimi Evropian, duhet të shfrytëzohen për nevojat për menaxhim të kufijve dhe valën e migrantëve, për sigurim të qëndrimit dhe shërbimeve të migrantëve dhe refugjatëve, si dhe për mbështetje bashkësive lokale. Nga Komisioni evropian cekën se këto mjete janë miratuar krahas 59 milionë eurove të cilat tashmë janë ndarë për Maqedoninë dhe Serbinë prej fillimit të krizës së migrantëve në vitin 2015. “Pakoja e mikratuar do të ndihmojë në përmirësimin e mëtutjeshëm me kapacitetet vendosëse kur janë në pyetje kufijt…

Lexo më Shumë

VMRO DPMNE dhe BDI vazhdojnë të përgënjeshtrojnë njëra tjetrën lidhur me çështjet e dakorduara në negociatat 20 ditëshe që nuk rezultuan me koalicion qeveritar. Nikolla Todorov nga VMRO DPMNE-ja nuk pohoi por as nuk mohoi nëse VMRO DPMNE-ja ka pranuar zyrtarizimin e gjuhës shqipe,  duke theksuar se më i rëndësishëm është fakti se partia e tij nuk arriti të bëjë koalicion me BDI-në. Ai për Tv Telma përgënjeshtroi funksionarët e BDI-së, sipas të cilëve Prokuroria Speciale Publike ishte e vetmja çështje për të cilën nuk u morën vesh. Kjo është tërësisht e pasaktë. Pika e parë për të cilën u…

Lexo më Shumë

Programin e Qeverisë së re e shohin të gjithë përpos VMRO-DPMNE-së, të cilët janë të frikësuar prej përgjegjësisë dhe gënjejnë. Kështu iu janë përgjigjur nga LSDM, reagimeve të VMRO-DPMNE, të cilët kanë thënë se LSDM dhe Zoran Zaev, me programin qeveritar të prezantuar, tregojnë se kanë për qëllim ridefinimin e Maqedonisë. “Platforma e vetme reale të cilën e sheh opinioni i brendshëm dhe ndërkombëtare është Programi i ri i Qeverisë së re reformuese, e cila përmban masat e nevojshme për nevojat themelore të qytetare dhe garanton unitaritetin e shtetit. Vetëm VMRO-DPMNE ka nevojë të aktroj se nuk e she Programin…

Lexo më Shumë

“Aleanca për Shqiptarët” nëpërmjet një komunikate për shtyp ka bërë të ditur qëndrimin e sajë në lidhje me programin qeveritar të cilin dje e shpalosi Zaevi. Nga “Aleanca për Shqiptarët’ vlerësojnë se është e rëndësishme që të zbatohet vullneti i shumicës së elektoratit, i cili në mënyrë të qartë u shpreh se është i interesuar për ndryshime rrënjësore dhe për një qasje të re në drejtim të barazisë së plotë, progresit shoqërorë dhe synimeve strategjike siç janë integrimi në BE dhe NATO. “Sa i përket 15 parimeve prioritare që shpalosi LSDM, “Aleanca për shqiptarët” vlerëson se partitë politike shqiptare në…

Lexo më Shumë