Author: almakos

Konstituimi i Kuvendit, zgjedhja e kryetarit të saj dhe funksionimi normal i këtij organi më të lartë të pushtetit legjislativ, sipas njohësve të rrethanave politike, është dalja e vetme nga kjo krizë politike. Sipas profesorit universitar, Qashif Bakiu, zgjidhja e krizës do të jetë një proces  shumë i vështirë, dhe sipas tij, nuk mund të pritet ndonjë zgjidhje brenda një afati shumë të shkurtër. Bakiu shtoi më tej se përveç konstituimit të Kuvendit, një zgjidhje tjetër eventuale, mund të ofrohet edhe nga ana e faktorit ndërkombëtar duke filluar një raund të ri të bisedimeve, por sipas tij, kjo gjë nuk…

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale ka reaguar në lidhje me siç thonë ata interpretimet e pasakta të deklaratës së Prokurores Speciale Katica Janeva, e dhënë pas pyetjes së gazetarëve në lidhje me caktimin e masës së paraburgimit për njërin nga të dyshuarit në rastin “Trust”. “Për faktin se është sjellë vendim pas ankesës së kësaj Prorkurorie Publike dhe se është shqiptuar masa e paraburgimit kundër të dyshuarit të parë në rastin ‘Trust’ ne kemi mësuar nga mediat. Në drejtim të kontrollit të informacioneve nëse me të vërtet është sjellë vendim gjyqësor, kemi kontaktuar gjykatësen e cila ka udhëhequr me Këshillin penal dhe e…

Lexo më Shumë

LSDM ka reaguar ndaj komunikatës së VMRO-DPMNE-së duke thënë se partia e Gruevskit,  është partia e vetme e cila po punon kundër interesave kombëtare dhe shtetërore nëpërmjet konflikteve, dhunës, dhe incidenteve që i shkaktojnë në opinionin vendor dhe ndërkombëtar, e gjithë kjo në tentativë për të shpëtuar nga përgjegjësia për krimin e bërë.  “Qytetarët kërkuan politika të reja reale të cilat do tu mundësojnë një jetë dinjitoze, rroga më të larta dhe një standard kualitativ jetësor. Programi i Qeverisë së re reformuese e garanton unitaritetin e shtetit dhe mundëson zhvillimin e mëtutjeshëm të vendit. Prandaj, Gjorge Ivanov është i obliguar…

Lexo më Shumë

Tashmë dy ditë policia zyrtarisht është vënë pas biznesmenit Sead Koçan të cilin po e kërkon në Maqedoni dhe jashtë saj, por assesi ti gjenden gjurmët, shkruan SHENJA. Avokatët e tij thonë se është në udhëtim zyrtar dhe nuk është në ikje, ndërsa në opinion madje kanë filluar edhe spekulimet se ku ka mundur të ikë dhe të kërkojë azil politik. Policia fillimisht tentoi ta gjejë Koçanin në territorin e Maqedonisë por me të parë që nuk gjendet këtu, u lëshuar edhe fletëarresti ndërkombëtar, por edhe nga ky kërkim ende nuk ka asnjë rezultat. Policia kufitare ende nuk është prononcuar…

Lexo më Shumë

Presidentit Gjorge Ivanov vazhdon të heshtë për Programin Qeveritar të cilin LSDM e publikoi në selinë e saj partiake. Ende është e paqartë nëse presidenti do t’ia japë mandatin Zaevit pasi i refuzoi pikat kontestuese të Platformës që sipas tij nuk mund të zbatohen pasi nevojiten ndryshime Kushtetuese. Ndërkohë që të gjithë i kanë sytë të kthyer kah presidenti, nga VMRO DPMNE edhe sot i bënë thirrje LSDM-së që të heq dorë publikisht nga platforma me kusht që ata të japin pastaj mbështetje për Qeveri të formuar nga Zoran Zaevi, njofton SHENJA.  Nga VMRO DPMNE e ripërsëritën edhe kërkesën për…

Lexo më Shumë

Moti sot në mbarë vendin do të jetë me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut. Temperatura do të lëvizë prej 11 deri në zero gradë Celsius. Në Shkup do të mbajë mot me vranësira dhe me erë të dobët nga drejtimi verior. Temperatura e do të ulet deri në katër gradë Celsius, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në 8 gradë Celsius. Gjatë mbrëmjes në Shkup priten reshje të shiut.

Lexo më Shumë

Analisti politik Ismet Ramadani vlerëson se shpalosja e të adhtuquajturit program qeveritar nga ana e liderit të LSDM-së mund të shihet si hap për të qetësuar ata që janë të manipuluar dhe në mënyra të ndryshme sulmojnë platformën shqiptare. Ramadani mendon se ende ka çështje që duhet të diskutohen në bisedimet ndërmjet partive maqedonase dhe atyre shqiptare. Në videon më poshtë mund ta ndiqni bisedën me analistin Ramadani, e realizuar nga gazetarja Ajnur Bafqari! [embedded content]ismet ramadani by tvshenjaofficial

Lexo më Shumë

Për programin qeveritar të cilin e prezantoi dje lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, e ku refuzohen shumë kërkesa të shqiptarëve, ka reaguar opinionisti Latif Mustafa i cili përmes një reagimi në rrjetet sociale e ka kritikuar Zaevin se shqiptarët i sheh si imigrantë në Maqedoni. “Zaevi, së fundmi, e ka betonuar qëndrimin e tij për shqiptarët si “imigrantë” me lejeqëndrim të përhershëm në Maqedoni. Sendërtimi i një fryme shqiptare totalitare është imediat. Kjo do të thotë që, ta fitosh shumicën absolute të votave shqiptare, të krijosh frymën e rrezistencës dhe dekolonizimit si dhe ta bojkotosh tërë sistemin “totalisht”. Shqiptarët nuk…

Lexo më Shumë

Pesë organizata mediatike nga Bosnja e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Kroacia dhe Serbia shprehën mbështetje për gazetarët nga Maqedonia, për të cilët thanë se po u bëhet sulm i orkestruar nga politika. Përfaqësuesit e gazetarëve të këtyre shteteve thanë se probleme të tilla, ka në të gjithë rajonin, por Maqedonia është rasti më serioz në të cilin në mënyrë të orkestruar gazetarët rrihen, dëbohen, sulmohen fizikisht dhe psiqikisht. “Ne jemi këtu për të dhënë mbështetje edhe juve që qëndroni pas kamerave, edhe jvue që mbani mikrofonat, dhe shpresojmë se kjo do të jetë nisma e solidaritetit mes gazetarëve nga…

Lexo më Shumë

Programi i prezantuar dje nga LSDM është një kornizë e cila duhet të mbindërtohet për të qenë gjithëpërfshirës edhe sa i përket çështjeve që kanë të bëjnë me shqiptarët si kombi i dytë më i madh në Maqedoni. Kështu kanë deklaruar nga Lëvizja BESA, duke shtuar se ata në këtë fazë do përmbahen nga komentimi i detajeve për këtë program të ofruar nga LSDM-ja, për arsye se, thonë ata se edhe më tej nuk është zhbllokuar çështja e ndarjes së mandatit për kryetarin e LSDM-së, një proces i cili krijon mundësi për të hyrë në negociata për krijimin e qeverisë.…

Lexo më Shumë

11 March Në vend që të protestojë para Qeverisë ose Kuvendit sikurse ditëve të kaluara, nisma “Për Maqedoni të përbashkët”, sot organizoi hepening muzikor në parkun e qytetit të Shkupit. Nisma që 12 ditët e kaluara organizonte protesta  në mbrojtje e interesave kombëtare, ka vendosur që parullat protestuese t’i zëvendësojë me shfaqje muzikore. Në këtë ngjarje morën pjesë rreth 500 qytetarë. Nga ana tjetër edhe pse ishte paralajmëruar që në orën 11 do të protestohej edhe në Ohër, një gjë e tillë nuk u zhvillua, ndërsa për orët e pasdites protesta janë paralajmëruar në Gjevgjeli, Koçan, Sveti Nikollë, Veles dhe…

Lexo më Shumë

Zoran Zaev nuk mori guximin që ta refuzojë Platformën e Tiranës dhe të heq dorë nga realizmi i saj. Ai tentoi të gënjejë popullin duke u fshehur pas disa të ashtuquajturve ekspertë. Kështu kanë reaguar sot nga VMRO-DPMNE për programin e Qeverisë, të cilën e promovoi dje, lideri i LSDM-së, Zoran Zaev. “Manipulimi më i ri i të aboluarit Zoran Zaev është se ekspertët e LSDM-së dhe BDI-së do të tregojnë nëse do tëndryshojnë paratë, himni dhe stema. Ata do të tregojnë nëse do të ndryshojnë uniformat dhe nëse luftëtarët do tëdënohen për gjenocid. Zaev vetë do të hap debat…

Lexo më Shumë