Ambasadori amerikan në Shkup, Xhejs Bejli, ka përsëritur edhe një herë qëndrimin se vendimi i presidentit Gjorge Ivanov për të mos i dhënë mandatin liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, nuk ka qenë i drejtë. “Disa herë kemi sqaruar qëndrimin tonë në lidhje me vendimin e presidentit Ivanov. Ne mendojmë se nuk ishte vendim i mirë dhe shpresojmë se do ta rishqyrtojë. Mendoj se është e rëndësishme që institucionet demokratike të funksionojnë dhe vlerësoj se pikërisht këtu qëndron edhe zgjidhja e krizës”, ka deklaruar Xhes Bejli, ambasador i SHBA-ve. I pyetur nëse duhet një marrëveshje e re për të dalë nga…
Author: almakos
Prokuroria Speciale Publike, njofton se i dyshuari, Sead Koçan, ka shkuar në udhëtim zyrtar ditën kur Gjykata penale i ka përcaktuar 30 ditë paraburgim për rastin “Trust” të PSP-së, kështu u shpreh Prokurori Special, Gavrill Bubevski, në seancën e hapur të gjykatës së Apelit, ku po diskutohej pas ankesës së mbrojtjes së Koçanit, ndaj vendimit për paraburgim të Këshillit Penal në Gjykatën Themelore Shkup. Ai tha se Sead Koçan është i arratisur dhe askush nuk di asgjë për të tanimë 7-8 ditë, duke shtuar se PSP që në rastin e parë ka pasur frikë se do të ketë tentim të…
[embedded content] 15 March Arsimi i integruar është mënyra më e mirë për ndërtimin e urave mes komuniteteve dhe zbehur barrierat. Kështu porositi ambasadori amerikan Xhes Bejli dhe drejtuesit e projektit për integrimin ndëretnik në arsim. Sipas tyre pikërisht përmes arsimit, fëmijët në moshë të re mësojnë për bashkëjetesën dhe çlirohen nga paragjykimet që çojnë në keqkuptime dhe ndarje të thella në shoqëri. Ne lançuam Projektin për Integrim Ndëretnik në Arsim para pesë viteve që t’i thyejmë barrierat dhe të ndërtojmë ura rreth ndarjeve etnike në të gjitha shkollat në Maqedoni. Përmes projekteve dhe ushtrimeve në klasa, aktiviteteve të tjera…
Unë nuk jam terrorist, unë kam edukim ushtarak dhe kulturë shqiptari, e cila më mëson që ta luftoj terrorizmin. Kështu ka deklaruar para trupit gjykues Genc Sefaj, njëri nga të akuzuarit për rastin e Kumanovës. Sefaj deklaroi se më 26 prill është njoftuar nga Mirsad Ndrecajt se i është bërë ftesë nga Maqedonia që të mobilizojë një njësi, i cila do të dilte me një deklaratë publike me kërkesa për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. “Qëllimi ka qenë të dalim publikisht me kumtesë në emër të UÇK-së. Kemi dashur të organizojmë dalje publike me kërkesa të qarta,…
Këtë javë LSDM realizon konsultime me partitë shqiptare për përmbylljen e seancës konstituive të Kuvendit, formimin e trupave parlamentar si dhe zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit. Sot kreu i LSDM-së, Zoran Zaev ka takuar një delegacion të Lëvizjes Besa, kryetarin e kësaj partie, Bilall Kasami, nënkryetarin Zeqirja Ibrahimi dhe kryetarin e RDK-së, Fadil Zendeli.“Takimi ishte në drejtim të konsultimeve për debllokimin e institucioneve me qëllim që Maqedonia të kthehet në procesin e integrimeve dhe vazhdimin e punës së institucioneve”, ka thënë Kasami. Në një kumtesë me shkrim të lëshuar pas takimit, nga Lëvizja Besa njoftuan se kjo parti…
15 March Prokuroria Speciale Publike publikoi raportin e punës së saj gjashtë mujore. Sipas këtij raporti deri më tani janë analizuar 45% e bisedave të përgjuara. Nga 15 shtatori 2016 deri 15 mars 2017, PSP ka iniciuar hetime ndaj 50 personave si të dyshuar për vepra penale. Brenda kësaj periudhe PSP ka hapur 12 raste të reja. Në raportin e PSP thuhet se edhe gjatë kësaj periudhe specialja ka hasur në vështirësi gjatë bashkëpunimit me institucionet vendase. Në konstatimet e raportit të PSP thuhet se ekipi i Janevas pret bashkëpunim dhe normalizim të punës me institucionet. Raporti i PSP është…
15 March Më shumë se dy orë avokati i Sead Koçan i sqaroi gjykatës së Apelit përse duhet ta shfuqizoj paraburgimin për klientin e tij. Avokati Nikola Dodovski i cili përfaqëson të dyshuarin e parë në rastin “Trust”, në masën e paraburgimit sheh prapavijën e tentimit për ta heshtur televizionin Nova që është pronë e Koçanit. Avokati i tij edhe sot pohoi se Koçan është në udhëtim zyrtar, ndërsa në Gjykatën e Apelit prezantoi edhe fletë- udhëtimi. Avokati thotë se Koçani nuk është duke ikur, ndërsa shpallja e fletë- arrestit ndërkombëtarë pa aktgjykim fuqiplotë për paraburgim, paraqet precedencë juridike. Nga…
[embedded content] 15 March Për të debatuar mbi krizën politike sonte në “Rruga dretj..” që do të transmetohet në ora 22.30 i ftuar është njëri nga aktorët e saj politikë, lideri i LR PDSH-së, Ziadin Sela, përballë gazetarëve: Katerina Bllazhevska dhe Rijad Murati.
Prokuroria Speciale Publike ka publikuar sot raportin e tretë për aktivitetet e kësaj prokurorie, raporton SHENJA. Nga kjo prokurori thonë se në kuadër të raportit të tretë, në periudhën prej 15 shtatorit të vitit 2016 deri më 15 mars të këtij viti zhvillohen hetime kundër 50 personave. Ndërsa, numri i përgjithshëm i personave, kundër të cilëve zhvillohen procedura hetimore nga themelimin i kësaj prokurorie është 112. Në raport thuhet se, edhe përkundër asaj që Kushtetuta garanton liritë themelore dhe të drejtat e njeriut, me përgjimet e paligjshme të mijëra personave në vend në periudhën prej vitit 2008 deri më 2015,…
Akademia e shkencave dhe arteve të Maqedonisë është institucion shkencor ndërsa foltorja e saj nuk guxon të keqpërdoret për shfryrje të ndjenjave personale të dikujt. Kështu u shpreh akademiku Abdylmenaf Bexheti pasi një ditë më parë kolegu i tij maqedonas Mitko Maxhunkov shfrytëzoi Kuvendin vjetor të ASHAM-it për të sulmuar ashpër platformën e partive shqiptare, të cilën e cilësoi si dokument të rrezikshëm dhe projekt për, siç tha krijimin e Shqipërisë së Madhe. Në këto situata Akademia e Shkencave duhet të jetë institucion racional shkencor, më qetësues dhe i bazuar gjithmonë në bazë të fakteve shkencore, jo në bazë të…
Edhe pse vetëm një herë shkuan në punë, deputetët e përbërjes së re parlamentare më shumë se dy muaj marrin rregullisht pagën në vlerë prej më tepër se 1 mijë euro. Për qendrën për gazetari hulumtuese SCOOP, nuk është e moralshme dhe etike që deputetët të marrin rrogë pasi nuk e arsyetojnë me punë në Kuvend. Sipas përfaqësuesit të kësaj qendre, Goran Lefkov deputetët përderisa nuk shkojnë në punë, rrogën e tyre duhet ta kthejnë te buxheti i shtetit. Sikur të kishin guxim deputetët duheshte ose ti japin rrogat e tyre për qëllime humanitare ose ti kthenin te buxheti i…
Zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov ka thënë se përskaj krizë në të cilën gjendet shteti, Ivanov me urdhër të liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski ka vendosur ta thellojë atë krizë duke shkuar në Azerbajxhan. Sipas tij, Ivanov ka dëshmuar se kërcënim për Maqedoninë janë personalisht aid he Gruevski. Shilegov ka shtuar se me këtë veprim ai ka dëshmuar se është i gatshëm ta mbaj peng tërë shtetin.

