Author: almakos

Prokuroria Speciale Publike nuk ka asnjë lidhshmëri me Lidhjen Social Demokrate të Maqedonisë. Kështu thuhet në komunikatën e PSP-së, si kundërpërgjigje ndaj reagimit të VMROI-DPMNE-së, të cilët kanë thënë se PSP është dorë e zgjatur e LSDM-së.“Në këtë rast theksojmë se kjo Prokurori Publike, si institucion i pavarur dhe profesional, është formuar me Ligj të cilin në Kuvendin e Maqedonisë e kanë votuar gjithsej 111 deputetë, përfshirë deputetët e VMRO-DPMNE-së”thuhet në reagimin e PSP-së.

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE vlerëson se përcaktimi i masës së paraburgimit për pronarin e televizionit Nova, Sead Koan është joligjore dhe me këtë sipas tyre po bëhet presion për të mbyllur këtë televizion. Ata thonë se qëllimi është të dërgohen porosi tek të gjithë mediat që nuk mendojnë si Zaevi dhe skenaristët, si dhe frikësim të bashkësive etnike që nuk pajtohen me politikat e tij. “Kjo vepër është tentim për të ngulfatur demokracinë dhe hapësirën e lirë mediale në Maqedoni. Kjo vepër do të jetë një goditje serioze mbi lirin e mediave. VMRO-DPMNE nuk do të mbetet indiferente ndaj politikës së tillë të…

Lexo më Shumë

16 March VMRO-DPMNE akuzon se LSDM-ja përmes PSP-së po tenton në mënyrë kundërligjore ta arrestoj pronarin e TV NOVA, Sead Koçan. Partia e Gruevskit vlerëson se ky është tentim për ngulfatje të lirisë së medias në Maqedoni. VMRO-DPMNE në komunikatë thekson se nuk do të mbetet duarkryq ndaj kësaj politike dhe i paralajmëron gjykatësit se çdo punë kundërligjore do të bartë përgjegjësi. “Eventualisht çdo nënshtrim ndaj presionit apo ndikimit mbi gjykatën, në rastin me pronarin e TV NOVA, nuk do të mbetet pa reagim nga ana e VMRO-DPMNE-së. VMRO-ja vlerëson se paraburgimi i Koçanit, do ta thelloj krizën politike”, thuhet…

Lexo më Shumë

16 March VMRO-DPMNE sot përmes një njoftimi edhe një herë rekomandoi se mbetet në ofertën e saj, “nëse LSDM-ja heq dorë nga Platforma e Tiranës dhe realizimit të elementëve të përmbajtur në të, do t’i japë përkrahje Zoran Zaevit që të formojë qeverinë e re”. Sipas VMRO-DPMNE-së, zgjedhjet e parakohshme parlamentare së bashku me ato lokale janë zgjidhje për krizën. Sipas partisë së Gruevskit qytetarët vetëm përmes zgjedhjeve do të mundet qartë të vendosin nëse do ta përkrahin platformën e Tiranës dhe elementët që ajo përmban.

Lexo më Shumë

Edhe sot në gjimnazin “Mirçe Acev” në Prilep ka mbretëruar një atmosferë e tensonuar. Sipas medieve në gjuhën maqedonasve, nxënës të shkollave tjera të Prilepit kanë hyrë në oborrin e gjimnazit “Mirçe Acev”, duke brohoritur thirrje kundër gjuhës shqipe, dy gjuhësisë, por edhe kundër nxënësve të këtij gjimnazit të cilët i kanë quajtur “si shpirtra të shitur”Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, drejtori i gjimnazit “Mirçe Acev”, Kiril Nikolloski, ka mbajtur fjalim politik para nxënësve duke ju treguar atyre për rrezikun eventual nëse zbatohet dygjuhësia në para, kartëmonedha. Mirëpo ai në një moment ndërpritet nga një nxënëse e cila i…

Lexo më Shumë

Prokuroria Speciale Publike ka prezantuar dje Raportin e tretë për punë e saj të deritanishme. Nën hetim nga kjo Prokurori janë 112 persona, të cilët dyshohen se kanë bërë 160 vepra penale, që donë të thotë se një pjesë e këtyre personave dyshohen se kanë bërë më tepër vepra penale. Veprat penale për të cilat deri tani PSP ka hapur procedurë para hetimore sipas raportit të fundit janë: 84- keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve 3- keqpërdorim të procedurës për furnizim publik dhe tender 24- shoqërim kriminel 42- diapason i gjërë i veprave lidhur me keqpërdorime zgjedhore nga shkelja e…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE sot përmes një njoftimi edhe një herë rekomandoi se mbetet në ofertën e saj, “nëse LSDM-ja heq dorë nga Platforma e Tiranës dhe realizimit të elementëve të përmbajtur në të, do t’i japë përkrahje Zoran Zaevit që të formojë qeveri”.  Sipas VMRO-DPMNE-së, zgjedhjet e parakohshme parlamentare së bashku me ato lokale janë zgjidhje për krizën sepse, siç citohet, qytetarët atëherë do të mundet qartë të vendosin nëse do ta përkrahin Platformën e Tiranës dhe elementët që ajo përmban. Partia e Nikolla Gruevskit ka më shumë se 10-të ditë që nëpërmjet komunikatave merret më platformën dhe kërkon zgjedhje të parakohshme.

Lexo më Shumë

Në protestat që këto ditë po i organizon partia maqedonase në pushtet në jo pak raste po dëgjohen edhe thirrje ksenofobike, raciste dhe urrejtjendjellëse ndaj shqiptarëve, kanë reaguar nga Lëvizja BESA. “Që kjo të jetë një dukuri alarmante, për këtë po kujdesen edhe drejtues të shkollave fillore e të mesme, të cilët i detyrojnë nxënësit të dalin në protesta dhe t’i mbështesin këto thirrje. Kështu dje u bë publike një video, në të cilën drejtori i një shkolle të mesme në Prilep fliste publikisht me gjuhën e urrejtjes ndaj shqiptarëve dhe gjuhës shqipe dhe kërkonte nga nxënësit që të mobilizohen…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Emil Dimitriev merr pjesë në mbledhjen e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor që sot mbahet në Sarajevë, Bosnjë e Hercegovinë. Në mbledhje, organizator i së cilës është kryesuesi me Këshillin e ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Denis Zvizdiq, krahas Dimitrievit do të marrin pjesë edhe kryeministrat e Shqipërisë, të Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi, si dhe eurokomisari për politikë fqinjësore dhe zgjerim Johanes Han dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Italisë, Angjelina Alfana. Pritet që energjetika të jeta tema kryesore në mbledhjen e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor.

Lexo më Shumë

“Sociologji publike” dhe “Mbishkrimet e firmave private dhe institucioneve publike në qytetin e Shkupit”, janë dy titujt e veprave të cilët u promovuan sot pranë Fondacionit Albiz. Në veprën “Sociologjia publike”, autori i saj Ali Pajaziti jep një shpjegim se si është e gjithë shoqëria e ngarkuar me krizë, një shoqëri ku nuk respektohen normat dhe rregullat. Kjo vepër bazohet në fokusimin e problemeve që i tangojnë shqiptarët. Në këtë vepër ai e vendos qytetarin përpara teorisë dhe bën një lloj dialogu me publikun si dhe trajton tema të ndryshme të shtresave të ndryshme. Ndërkaq në veprën “Mbishkrimet e firmave…

Lexo më Shumë

Nëpërmjet një aktiviteti solemn sot u përfundua projekti 5 vjeçar i financuar nga USAID Maqedoni, i cili kishte për qëllim integrimin ndëretnik në sistemin arsimor të Maqedonisë. Udhëheqësi i USAID-it për Maqedoni, James Stein, tha se nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme, është arritur që të mënjanohen barrierat dhe për të ndërtohen ura tek të rinjtë e etniteteve të ndryshme. Stein theksoi se është posaçërisht krenar për gjithpërfshirjen e projektit, duke shtuar se të gjitha shkollat fillore dhe të mesme kanë qenë pjesë e projektit dhe se çdo shkollë ka formuar një ekip që ka punuar në temat ndëretnike. “Mbi 18000 mësues…

Lexo më Shumë