Author: almakos

19 March Pavarësisht nismës për ta vënë në funksion institucionin ligjvënës ditën e martë, partitë nuk përjashtojnë mundësinë për bllokime të sërishme. BDI vlerëson se pengesa e radhës mund të haset rreth formimit të Komisionit për zgjedhje dhe emërime, i cili duhet ta propozojë emrin e ri të kreut të Kuvendit. Në këtë kuadër, nga BDI porositën që politikanët përpara interesave partiake të vendosin interesat e shtetit. Pas vendimit anti-kushtetues të zotit Ivanov mendoj se mund të pritet gjithçka, por shpresoj se politikanët do të jenë të arsyeshëm do të shohin interesin e shtetit para interesit partiak. Dhe, konform eksperiencës…

Lexo më Shumë

19 March Përfaqësimin e ulët në institucionet nën kompetenca të ministrisë së Kulturës, e ka pranuar edhe sekretari shtetëror në  këtë ministri, Behixhudin Shehapi. Në një përgjigje zyrtare për Alsat, ai ka thënë se sa i përket përfaqësimit dhe përbërjes kombëtare në institucionet e kulturës, numri I të punësuarve shqiptarë është shumë i ulët. Sipas tij për t’u arritur përfaqësimi adekuat, duhet më shumë kohë. “Ka vende pune shumë specifike që kërkojnë arsim përkatës, për të cilat vende pune ne nuk kemi pothuajse aspak kuadër të diplomuar në ato drejtime” ka theksuar Shehapi. Ai më tej ka bërë të ditur…

Lexo më Shumë

[embedded content] 19 March Nëse partitë politike parlamentare nuk arrijnë konsensus për përbërjen e Komisionit për zgjedhje dhe emërime, zgjedhja e kryeparlamentarit të ri megjithatë nuk mund të bllokohet. Ish nënkryetari i kuvendit, Rafis Haliti sqaron se propozimin për kreun e  parlamentit mund ta iniciojnë 20 deputetë nëse dështojnë përpjekjet për formimin e komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërime. Nëse nuk arrihet marrëveshje që të konstituohet Komisioni për zgjedhje dhe emërime, rregullorja parasheh që së paku 20 deputetë të ngrenë iniciativë për propozimin e Kryetarit të Kuvendit dhe me propozim të 20 deputetëve atëherë nuk pritet që Komisioni për zgjedhje…

Lexo më Shumë

700 gram heroin, 250 gram kokainë, mes 8-10 kg marihuanë dhe 570 tableta ekstazë janë konfiskuar, ndërsa 6 persona janë arrestuar në aksionin policorë të së premtes të koduar me emrin “Rrjeti”. Në operacionin për shkatërrimin e grupeve kriminale që merren me shpërndarje të drogës, policia ka kryer bastisje në tre qytete, Prilep, Manastir dhe në Haraçinë Shkup. Në këtë aksion policia ka ngritur padi ndaj D.V (41), N.H. (43), E.Z. (44), M.K. (30), M.S. (37), F.P. (27), I.T. (29) dhe V.V. (39) për veprën e kryer prodhim illegal dhe lëshim në treg të drogave narkotike. Ndërkaq për personin N.H.…

Lexo më Shumë

19 March Partitë politike presin që vizita e komisionerit për zgjerim Johanes Han dhe të deputetëve evropianë të ndihmojë zhbllokimin e ngërçit politik në vend. Por, ndërsa BDI vlerëson se  katërshja evropiane duhet të ushtrojë presion mbi presidentin Ivanov që të ndërrojë vendimin dhe lejojë konstituimin e kuvendit e qeverisë, VMRO pretendon të kundërtën. Sipas tyre faktori  ndërkombëtar duhet ta mbështesë vetëm opsionin e zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme. Partia e Gruevskit nga ana tjetër përveç zgjedhjeve të parakohshme riaktualizon qëndrimin që të respektohet parimi fituesi-fituesi gjatë formimit të qeverisë. Nga ana tjetër partia e Nikolla Gruevskit pret që Han…

Lexo më Shumë

19 March Nekrologë me fytyrën e deputetit të LSDM-së nga Ohri, Tomislav Tuntev, sot u paraqitën në shumë lokacione të këtij qyteti, edhe pse disa prej tyre për një kohë të shkurtër u hoqën. Në to shkruante se Tuntev kërkohet për tradhti sepse ka pranuar zyrtarizimin e gjuhës shqipe, ridefinimin dhe federalizim e shtetit. Ndaj këtyre veprimeve ka reaguar edhe deputeti Tuntev, i cili në rrjetin social Fejsbuk mes tjerash ka shkruar se ata që e akuzojnë për tradhti, janë tradhtarët dhe kriminelët më të mëdhenj në Maqedoni. [embedded content] Alsat-M

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit ka reaguar ndaj vendimit të Komunës Qendër për të ndërprerë punimet në rrugën në kejin e Vardarit, shkruan SHENJA. Nga Qyteti i Shkupit thonë se ndërtimi i kësaj rruge qasëse me regjim të veçantë të komunikacionit, është paraparë me Planin Detal Urbanistik të miratuar nga Komuna Qendër në vitin 2012, dhe se e njëjta po ndërtohet nga një investitor privat, pra nuk ndërtohet nga Qyteti i Shkupit. Nga Qyteti i Shkupit thonë se nëse kryetarit të komunës Qendër, nuk i ka pëlqyer plani urbanistik, ka pasur kompetenca që të njëjtin ta ndryshojë gjatë 4 viteve në të…

Lexo më Shumë

Fati i testimit ekstern gjegjësisht ndërprerja e tij do të varet nga Qeveria e re. Në programin e Qeverisë të prezantuar nga LSDM-ja theksohet se gjatë mandatit të tyre do të propozohet ndërprerja e testimit ekstern si projekt që ngjalli shumë revolt te mësimdhënësit, kurse krijoi edhe shqetësim dhe pakënaqësi edhe te nxënësit dhe prindërit. Testimi ekstern e ka devalvuar të gjithë përpjekjen dhe mundin e mësimdhënësve dhe nxënësve gjatë gjithë vitit shkollor dhe nuk solli rritje të cilësisë. Do të përfshimë vlerësim dhe testim të nxënësve, por pa vënie të notave shtesë në dëftesat e tyre dhe pa dënime…

Lexo më Shumë

Në lidhje me aksionin e djeshëm policor, Prokuroria Publike ka kërkuar shqiptimin e masës së paraburgimit për pesë persona dhe masën e paraburgimit shtëpiak për arrest shtëpiak për një person, njofton SHENJA. Aksioni policor kishte për qëllim shkatërrimin e një grupi kriminal që merrej me tregtimin e lëndëve narkotike, ndërsa janë ngritur kallëzime penale kundër tetë personave nga Haraçina, Prilepi dhe Manastiri. “Personat janë akuzuar për veprën penale ‘prodhim të paligjshëm dhe shitjen e lëndëve narkotike’, ndërsa njëri nga të dyshuarit është akuzuar edhe për veprën penale ‘pastrim të parave’”, qëndron në komunikatën e Prokurorisë Publike. Në kumtesë theksohet se…

Lexo më Shumë

Tashmë disa vite, dy spitalet e Strugës, spitali i përgjithshëm i qytetit dhe Qendra për Dializë nuk janë pajisur me asnjë aparat të ri nga Shteti, ankohen këto dy institucione shëndetësore. Nga ana tjetër, shteti paralajmëron investime prej 5.5 milion euro në pajisje mjekësore dhe jo mjekësore për spitalin e specializuar për ortopedi dhe traumatologji “Shën Erazmo në Ohër”. Ky spital do të pajiset me 515 mjete mjekësore dhe mobilje të reja, ndërsa objekti do të riparohet tërësisht. Edhe spitali i qytetit të Strugës ka nevojë për pajisje të re. Drejtuesit e tij kanë kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë (MSH)…

Lexo më Shumë

Inspektori i autorizuar ndërtimor i komunës Qendër, me udhër të kryetarit të komunës Qendër, Andrej Zhernovski, ka miratuar vendim për ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve ndërtimore për ndërtimin e rrugës në kejin e lumit Vardar, kumtuan sot nga komuna. Në sheshndërtimin, thuhet në kumtesë, nuk ka pasur tabelë informative se kush është investitor, realizues dhe mbikëqyrës, nuk ka të dhëna për dokumentacion të miratuar teknik dhe miratim për punë përgatitëse. Kryetari i komunës Qendër Andrej Zhernovski paraprakisht nga njeriu i parë i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski kërkoi ta tërheq, siç thotë, vendimin joligjor për ndërtimin e rrugës në kejin…

Lexo më Shumë