Banorët e komunës së Tetovës ditën ndërkombëtare të ujit e shënojnë me mungesë të ujit të pijshëm. Kërkesa shumëvjeçare për ndërtimin e rrjetit të ri të ujësjellësit ende nuk është realizuar edhe pse premtimet kanë qenë të vazhdueshme. Ndërkohë në qytetin e Tetovës, problemi i ujësjellësit ka filluar të rregullohet që para 18 vitesh, dhe që atëherë e sot janë lëshuar miliona euro për tu rregulluar kjo çështje, megjithatë edhe sot në ditën ndërkombëtare të ujit, Tetova në pjesën më të madhe të saj ka probleme me furnizimin me ujë. Edhe pse nga komuna thonë se së shpejti ujësjellësi do…
Author: almakos
Së pari, mirëmbrëma, dhe përsëri, e kuptoj se shumë Organizata të Shoqërisë Civile donin të më shihnin, por kësaj here, nuk kisha kohë, për shkak se ishte një mision i paralajmëruar në momentin e fundit, dhe qëllimi i tij ishte për të folur me figurat kryesore politike të vendit, për të diskutuar rreth të ardhmes së vendit, lidhur me qeverinë e re, dhe ishte e rëndësishme që së bashku me kolegët e mi të Parlamentit Evropian, të shihnim se ku jemi, sepse në Bashkimin Evropian është një, si të them, interesim dhe padurim rreth situatës këtu dhe pritjeve për të…
22 March Analistët kritikojnë kreun e BDI-së Ali Ahmeti për deklaratën e tij një ditë më parë, i cili tha se dy partitë maqedonase duhet të tejkalojnë dallimet mes tyre me qëllim funksionimin normal të shtetit. Sipas tyre, Ahmeti nuk mund të distancohet nga përgjegjësia pasi pikërisht partia e tij ka qenë 15 vite në pushtet, periudhë kjo kur nuk janë zgjidhur çështjet që kanë të bëjnë me shqiptarët e që sot janë pjesë e debatit. Gjithsesi se fillimi i problemit ishte ndërmjet dy partive më të mëdha maqedonase dhe zgjedhja e problemit filloi duke i afruar ato në tavolinë.…
22 March Nikolla Gruevski dhe bashkëveprimtarët e tij përfshirë edhe presidentin Ivanov mund të përballen me sanksione nëse vazhdojnë të injorojnë thirrjet e Brukselit për të lejuar formimin e qeverisë së re. Sipas ekspertëve sanksionet fillimisht mund të jenë në formën e ndalimit të lëvizjes së tyre në shtetet e BE-së dhe ngrirjes së pasurisë së tyre. Bëhet fjalë për sanksione, që në plan të parë do të jenë personale më shumë se sa ndaj gjithë shtetit. Dhe mendoj se qartë i tregohet Gruevskit çfarë e pret dhe çfarë do të ndodhë, sepse ai ishte politikan tejet i padisiplinuar –…
Dy persona të panjohur të maskuar me kanosje me pistoletë dhe me thikë kanë kryer plaçkitje ndaj të punësuarve në postën në fshatin Kuçevishtë, me ç’rast kanë plaçkitur rreth 86 mijë denarë. Siç njofton MPB-ja, dje rreth orës 13:00 në NJIK Shkup, M.K. ka denoncuar se në postë është realizuar plaçkitje ndaj të punësuarve. Pasi e kanë kryer plaçkitjen ata kanë ikur në drejtim të panjohur. Policia ndërmori masa për gjetje të kryerësve dhe për pastrim të plotë të rastit.
Sot rreth orës 07:45, personi me iniciale B.J ka paraqitur në polici se ka gjetur të vdekur babain e tij, 77 vjeçarin J.J., i cili më herët ishte paraqitur si i zhdukur. Sipas informatave, trupi i të ndjerit është gjetur në afërsi të fshatit të Pallçishtës së Poshtme, ndërsa në të nuk janë vërejtur shenja dhune. I ndjeri, para dy ditësh ishte raportuar si person i humbur. Prokurori publik dhe ekipi policor nga Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë kanë kryer hetim në vendin e ngjarjes . Më pas, me vendim të Prokurorit Publik trupit i të ndjerit i është dorëzuar…
22 March Rreth 50 nxënës të shkollave të mesme nga Ohri, pjesa më e madhe nga shkolla elektro-makinerike edhe sot kanë vazhduar protestën. Fillimisht ata qëndruan para gjimnazit Shën Kliment Ohridski e më pas edhe para shkollës së mesme ekonomike duke i ftuar bashkëmoshatarët e tyre që ta lënë procesin mësimor dhe të përfshihen në protesta, por ata refuzuan ti përgjigjen ftesës së tyre. Motivet e protestave ngelin të njëjta. Protestojmë që të ruhet uniteti karakter i Maqedonisë, të mos mësohet gjuha shqipe. Për këtë atdhe është derdhur shumë gjak, nuk do të lejojmë të mësohet ndonjë gjuhë tjetër sepse…
Instalimi “City tree”, bilbord i gjelbër, qëllimi i të cilit është pastrimi i ajrit, është promovuar sot në qendër të Shkupit. Bëhet fjalë për filtër bimor, i cili e kompenson ndotjen nga 417 automobila në nivel vjetor, mund të adaptohet në çdo mjedis dhe ka efekt si 275 drunj, por nuk i zëvendëson. Projektin për klimë dhe mbrojtje të ndryshimeve klimatike “City tree” sot në Shkup e promovuan OJQ Ekovetëdije dhe Ambasada gjermane. Instalim i tillë dje u promovua edhe në Tetovë. Në promovim u drejtua edhe ambasadorja gjermane Kristine Althauzer, e cila tha se ajër i mirë, ujë i…
Koordinatorët e partive parlamentare kanë ndërprerë takimin te kryetari i deritanishëm Trajko Veljanovski dhe paralajmërojnë se mbledhja do të vazhdojë në ora 15:30. Burime të Televizionit SHENJA bëjnë të ditur se në bisedimet që zgjatën dy orë sot nuk është arritur asnjë përparim për kryetarin e komisionit për zgjedhje dhe emërim, post të cilin synojnë ta marrin VMRO-DPMNE dhe LSDM. /SHENJA/
Zaev ka komentuar sot qëndrimet e VMDRO-DPMNE-së ku kjo e fundit kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të reja, duke thënë se nëse vendi shkon në zgjedhje, VMRO do të humbë, shkruan SHENJA. “Ata e dinë se nëse shkojnë në zgjedhje do të humbin pasi askush nuk mund ta tolerojë këtë sjellje të pacipë duke mos e dorëzuar pushtetin. Shumica parlamentare është deklaruar tashmë prandaj duhet të bëhet transferim i shpejtë i pushtetit në mënyrë demokratike. Nëse shkojmë në zgjedhje ata do të humbin. Ne mund të kemi edhe ndonjë deputet më shumë, dhe Gjorge IVanovi përsëri mund të mos na e…
Zaevi ishte në gjykatë për rastin e manipulimeve zgjedhore të iniciuar nga Prokuroria e rregullt publike e Marko Zvërlevskit pasi ai, Oliver Spasovski dhe partia LSDM dyshohen për keqpërdorim gjatë financimit të fushatës, shkruan SHENJA. Zaevi është i bindur se ai dhe partia e tij janë të pafajshëm pasi që kanë punuar në pajtueshmëri me ligjin, por se vjen në prokurori për ta dëshmuar pafajësinë. Ai tha se financimi i partisë së tij është transparent dhe dëshiron ti shohë provat që i ka prokuroria. /SHENJA/
22 March LSDM-ja sot përmes një kumtese apeloi të respektohet vullneti i qytetarëve dhe të mundësohet transferim i qetë i pushtetit përmes formimit të Komisionit për zgjedhje dhe emërime dhe vazhdim i seancës konstituive të Kuvendit në të cilën do të zgjidhet kryetari i ri Parlamentit. “Vullneti i 700.000 qytetarëve, i shprehur në 67 mandate duhet të respektohet. E drejtë demokratike e qytetarëve është të zgjedhin qeverinë e tyre dhe ata në zgjedhje kredibile u prononcuan për ndryshime, drejtësi dhe unitet. Republika e Maqedonisë ka shumicë parlamentare, siç parashikon Kushtetuta. Kryetrari i LSDM-së Zoran Zaev, pas të cilit qëndruan 67…

