Pas mbarimit të takimit koordinues në Parlament, ku u vendos që kryetari i Komisionit për zgjedhje dhe emërim të jetë nga radhët e VMRO-DPMNE-së, para medieve foli Oliver Spasovski nga radhët e LSDM-së. “Edhe pse edhe kjo ishte një nga vargu i kërkesave të paarsyeshme nga VMRO-DPMNE, kemi pranuar që kryetari i Komisionit të jetë nga radhët e VMRO-DPMNE-së, me qëllim që të zhbllokohen proceset në Maqedoni me qëllim që as qytetarët e as legjislatura të mos mbahet peng nga ndonjë politikan apo parti politike në Maqedoni”, tha mes tjerash Spasovski, duke shtuar se kjo ky është një vendim i…
Author: almakos
23 March Sonte në orën 20:40 në emisionin “Rruga drejt” i ftuar nënkryetari I BDI-së Nevzat Bejta përballë gazetarëve Zoran Dimitrovski dhe Liri Lena. Bejta paralajmëron zhbllokimin e shpejtë të krizës politike dhe përballjen me drejtësinë të gjithë politikanëve të inkriminuar qoftë nga radhët e VMRO-së ashtu edhe nga radhët e BDI-së. Alsat-M
Situata aktuale në Maqedoni është e komplikuar, e shkaktuar nga një krizë të krijuar në mënyrë artificiale. Kështu thotë ministri i jashtëm rus, Sergej Llavrov, transmeton “Sputik”. Sipas Lavrovit, është e çuditshme që Ballkani perceptohet si rajon i “aktiviteteve provokuese” ruse, ndërsa çdo relacion normal mes Rusisë dhe vendeve ballkanike shkaktojnë shqetësim tek Perëndimi. “Situata aktuale në Maqedoni është pak më e ndërlikuar, madje do ta quaja edhe krizë, dhe një pjesë të madhe e shkaktuar në mënyrë artificiale, e cila çon deri në situatë për tentim të ndarjes së shoqërisë”, thotë Lavrov, duke shfaqur shpresën se “Perëndimi e kupton…
Në vendkalimin kufitar Tabanoc në mëngjesin e sotëm rreth orës 7:15 është penguar tentim për nxjerrjen e paligjshme të 43.800 eurove. Paratë janë gjetur në një makinë udhëtimi të drejtuar nga një shtetas i Maqedonisë i cili ka udhëtuar së bashku edhe me një shtetas të Maqedonisë dhe një shtetas të Turqisë. Dogana kumtoi se vetëm shtetasi turk ka paraqitur se mban 9.000 euro, por gjatë kontrollit të personave dhe automjetit, në një termos për kafe janë gjetur edhe 34.800 euro, ndërsa kutia për sheqer të vendosur në pjesën ndarëse të derës së djathtë edhe 10.000 euro. Konform dispozitave ligjore,…
Arrihet marrëveshje në takimin koordinues në Kuvend, shkruan SHENJA. Koordinatorët e grupeve parlamentare janë pajtuar që kryetari i komisionit për zgjedhje dhe emërim t’i takojë VMRO-së, njoftojnë burime të Televizionit SHENJA nga mbledhja koordinuese në Kuvend. Sipas të gjitha gjasave Ilija Dimovski do të jetë kryetarë i këtij komisioni. Të hënën është caktuar mbledhja e komisionit ku duhet të verifikohen anëtarët dhe kryetari i komisionit për t’i dhënë më pas dritë jeshile Veljanovskit të thërret vazhdimin e seancës konstituive. /SHENJA/
Arrihet mareveshje në takimin kordinues në Kuvend. Kordinatorër e grupeve parlamentare janë pajtuar që kryetari i komisionit për zgjedhje dhe emrim ti takojë VMRO-së, njoftojnë burime të televizionit SHENJA nga mbledhja kordinuese në Kuvend. Sipas të gjitha gjasave Ilija Dimovski do të jetë kryetarë i këtij komisioni. Të hënën është caktuar mbledhja e komisionit ku duhet të verifikohen anëtarët dhe kryetari i komisionit per ti dhënë më pas dritë jeshile Veljanovskit të thëret vazhdimin e seancës konstituive.
Vetëm 30 minuta pasi kishte filluar, mbledhja koordinuese është ndërprerë për të vazhduar në ora 13:00, shkruan SHENJA. Burime brenda koordinimit bëjnë të ditur se shkak për ndërprerjen e mbledhjes ka qenë konferenca për shtyp e Prokurorisë Speciale Publike. Shumica e anëtarëve kanë qenë duke ndjekur konferencën dhe nuk ka pasur as koncentrim për të diskutuar për komisionin për zgjedhje dhe emrim dhe kryetarin e këtij komisioni. Në një moment shumica e koordinatorëve janë pajtuar që mbledhja të vazhdojë në ora 13:00. /SHENJA/
Policët që protestojnë para MPB-së janë pranuar në takim nga përfaqësuesit e ministrisë, shkruan SHENJA. Pas protestave të para disa javëve, nga MPB u kanë thënë se do duhet të dorëzojnë 598 nënshkrime se pranojnë që të punësohen vetëm ata kandidat qe e kanë përfunduar trajnimin një vjeçar me më shumë pikë ndërsa 5 kandidatët e fundit që kanë kaluar me pikë të barabarta trajnimin do të punësohen pas formimit të Qeverisë. Për momentin përfaqësuesit e kandidatëve për policë ndodhen në takim me përfaqësues të MPB-së, ndërsa pas takimit do të japin deklaratë për mediat, në lidhje me përgjigjen që…
Prokuroria Speciale Publike në konferencën e sotme për shtyp është duke prezantuar 4 raste të reja që kanë të bëjnë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe me evazion fiskal, shkruan SHENJA. Prokurorja Katica Janeva tha se Drejtoria për të Ardhurat Publike dhe Ministria e Financave nuk kanë përmbushur detyrimet ligjore dhe ka lejuar që institucione, përfshirë këtu edhe ministri të caktuara, të punojnë në kundërshtim me ligjet, duke mundësuar pasurimin e personave të caktuar në kundërshtim me ligjin. Kështu, Prokuroria Speciale akuzon se është bërë pastrim parash. Në mesin e rasteve, gjenden rastet “Tabela”, “Treqind”, “Total” dhe “Tifani”. Në rastin…
23 March Prokuroria publike në press- konfernecësn e radhës prezanton lëndë të reja. “Drejtoria për të hyra publike dhe Ministria e financave kanë lejuar ministritë dhe të tjerët që të punojnë në mënyrë joligjore duke ju mundësuar personave përfitime materiale. Në cilën mënyrë është bërë larja e parave në buxhetin e RM-së dhe si këto mjete kanë përfunduar në xhepat e funksionarëve të lartë të pushtetit. Ky është vetëm fillimi i këtyre hetimeve, më pas ky hetim do të zgjerohet. Inkurajoj të gjitha institucionet që të bashkëpunojnë me PSP-në. Këto hetime financiare janë komplekse, dhe nevojitet një periudhë e gjatë…
Prokuroria Speciale Publike e Maqedonisë për sot në orën 11:00 ka thirrur konferencë për media në të cilën pritet që të paraqesë rastin e radhës që do ta ngrejë para gjykatës. “Transportuesi bart në total treqind tabela në Tiffany”, thuhet në paralajmërimin e PSP-së. Konferencën për shtyp, do të mund ta ndiqni drejtpërdrejtë në faqen e Televizionit SHENJA.
Në seancën gjyqësorë për rastin e Kumanovës sot para trupit gjykues do të dëshmojnë të akuzuarit Bajram Elshani dhe Nexhbedin Lika. Në seancën e kaluar dëshmuan Valdet Zekaj dhe Mirad Qerimi. Të dy të akuzuarit mohuan akuzat ndaj tyre, ato u shprehen se në Maqedoni kanë ardhur me qellim “që t’i çlirojnë shqiptarët e Maqedonisë”. Nën aktakuzën vepër terroriste në rastin “Kumanova” akuzohen 37 persona lidhur me përleshjet e armatosura më 9 dhe 10 maj të 2015-tës në “Lagjen e Trimave” në Kumanovë.

