Author: almakos

“Derisa jam unë kryeministër, punësime etnike dhe partiake nuk do të ketë”. Kështu ka deklaruar kryeministri, Hristijan Mickoski, i cili ka  komentuar premtimet e krerëve të koalicionit VLEN, se do të ketë 2000 deri 3000 punsime në administratë. Mickoski tha se punësimet duhet të bazohen në kompetenca dhe meritokraci, dhe se çdo përpjekje për të përzierë aspekte partiake dhe etnike është e papranueshme. HRISTIJAN MICKOSKI,KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT “Nuk ka një gjë të tillë, nuk do të ketë kurrë. Kam lexuar se, kam ndjekur mediat, një gjë e tillë nuk ekziston dhe nuk do të ekzistojë derisa të jem…

Lexo më Shumë

Rregullat e reja të tenderit për qiratë e plazheve, të cilat përfshijnë çmime tri herë më të larta, shkaktuan debate të ashpra midis qiramarrësve vendas dhe Qeverisë së Malit të Zi. Debatet rreth rregullave të reja kanë shpërthyer me intensitet të madh, duke i dhënë zë qindra qiramarrësve dhe biznesmenëve në Ulqin, të cilët shprehin frikën se rritja e çmimeve do të bëjë të pamundur mbijetesën e bizneseve të tyre. Qyteti me shumicë shqiptare, i njohur për plazhet e tij të bukura, duket se është përballur me një sfidë të re që mund ta transformojë skenën ekonomike të tij. Çmimi…

Lexo më Shumë

Më kërkesë të Prokurorisë, Gjykata ka liruar nga qelia autorin që dhunoi kreun e Operatorëve Turistikë në Sarandë, Arben Cipa. Diomet Musa është lënë me masë sigurisë “arrest në shtëpi”, për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”. Sipas një video të bërë nga vetë Çipa, ky i fundit ka treguar se është sulmuar nga dy persona, ku sipas tij, njëri prej tyre është bërë pengesë për një projekt tijin, administratori i një klubi nate i quajtur “Four elements”. Në pamje, Çipa shfaqet i gjakosur dhe i dhunuar rëndë, me shenja të dukshme të grushtave dhe përdorimit të sendeve të…

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri Izet Mexhiti, ka njoftuar se Kanali dhe çerdhja në Hasanbeg, po bëhen realitet. Ai ka thënë se vonesat për realizimin e këtyre projekteve kanë kushtuar shumë, por se tashmë është koha për veprim.“Të mos harrojmë: vërshimet e tmerrshme të vitit 2016 morën 23 jetë njerëzish dhe shkatërruan shtëpi, toka e biznese. Por qeveria e asaj kohe nuk mori masat e nevojshme për të parandaluar tragjedi të ngjashme në të ardhmen. Mungesa e kanalit të duhur ishte një nga faktorët kryesorë të dëmeve katastrofike. Tani, ky gabim do të korrigjohet!Ky investim i rëndësishëm në vlerë 38 milionë denarë, do të…

Lexo më Shumë

Megjithëse janë procese të ndara, zgjedhja e presidentit të Kosovës në prill të vitit 2026, po konsiderohet të ketë një rëndësi të madhe për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Sipas analistëve politikë, çdo koalicion eventual për formimin e qeverisë do të duhet të adresojë çështjen e pozitës së presidentit. Kjo e bën procesin e formimit të qeverisë më kompleks dhe potencialisht të tensionuar. Analistët e politikës kosovare vlerësojnë se nëse Lëvizja Vetëvendosje, partia fituese e zgjedhjeve, zgjidh të krijojë një qeveri vetëm me komunitetet joserbe dhe ndonjë deputet të pakicave, çështja e presidentit mund të mbetet…

Lexo më Shumë

OpenAI po parashikon një ndryshim të madh në pesë vitet e ardhshme rreth atij që do të marrë pjesën më të madhe të fuqisë së saj kompjuterike. Deri në vitin 2030, OpenAI pret të marrë tre të katërtat e kapacitetit të qendrës së tij të të dhënave nga Stargate, një projekt që pritet të financohet shumë nga SoftBank, një nga mbështetësit më të rinj financiarë të OpenAI. Kjo përfaqëson një zhvendosje të madhe nga Microsoft, aksioneri më i madh i OpenAI, i cili përmbush shumicën e nevojave për energji të startupit sot, shkruan Tech Crunch, përcjell Telegrafi. Por, ndryshimi nuk…

Lexo më Shumë

Ka ndërruar jetë nëna e artistit Tyga, Pasionaye Nicole Nguyen. Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi i cili tha se ajo vdiq muajin e kaluar në moshën 53-vjeçare. 35-vjeçari nuk e zbuloi shkakun e vdekjes, por dha datat e lindjes dhe vdekjes së saj – 11 shtator 1971 deri më 18 janar 2025. Mesazhi i tij u shoqërua nga një album emocionues në Instagram që e tregon atë me nënën e tij gjatë viteve, duke përfshirë edhe kohën kur ishte foshnje. Ai gjithashtu përfshiu një foto të tij duke e mbajtur për dore ndërsa ajo ishte shtrirë në…

Lexo më Shumë

Më 23 shkurt 1848, populli shqiptar nisi një kapitull të ri me publikimin e numrit të parë të gazetës “L’albanese d’Italia” (Shqiptari i Italisë). Kjo gazetë luajti një rol të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve, duke paraqitur fakte dhe argumente historike që ndihmuan në formimin e një opinioni të favorshëm për Shqipërinë në Itali dhe më gjerë. Në një kohë kur shqiptarët vazhdonin të përballeshin me sfida dhe pengesa në identitetin e tyre kombëtar, “L’albanese d’Italia” u bë zëri i rrallë që artikuloi shqetësimet dhe aspiratat e tyre. Në krye të këtij projekti të rëndësishëm ndodhej figura…

Lexo më Shumë

Postimi i plotë: Dëgjova për komentin e një dashamirësi, që më inkurajonte të çmontoja akuzën perverse të Ols Dados, por më kritikonte pse merresha me të personalisht!E mirëkuptoj, dhe madje mendoj se me siguri ka të drejtë kur thotë kapu tek e vërteta jote, e mos u bëj si Saliu që sulmon Dumanin dhe prokurorët e SPAK-ut! Por, më duhet ta pranoj se, megjithëse s’do doja kurrë të arrinin punët deri këtu dhe të më duhej të demaskoja një pis që godet për llogari të Sali fundërrinës, e kam të pamundur ta pranoj se SPAK-u mund të ketë surratin e…

Lexo më Shumë

Apple ka bërë një hap të rëndësishëm duke prezantuar Apple Intelligence për përdoruesit e saj në Bashkimin Evropian. Një tregim i ri teknologjik ka arritur, pasi kompania njoftoi se përditësimet e ardhshme të softuerit, iOS 18.4, iPadOS 18.4 dhe macOS Sequoia 15.4, do të dalin në pranverë, specifikisht në prill. Por kjo nuk është thjesht një përmirësim i zakonshëm. Ky përditësim është gjithashtu i disponueshëm që tani për ata që përdorin versionet beta dhe sjell me vete disa përmirësime domethënëse, si mbështetje të zgjeruar për gjuhë të ndryshme dhe platformën për Apple Intelligence në Bashkimin Evropian. Me këto avancime, Apple…

Lexo më Shumë

Lidhur me ngjarjen e mbrëmshme në Kamëz, ku u hap zjarr me armë ndaj një makine, uniformat blu kanë zbardhur rastin. Në kërkim janë shpallur tre te rinj, D.M., 24 vjeç, F.K., 24 vjeç dhe E.K., 30 vjeç, të tre banues në Kamëz, që dyshohen të kenë qëlluar me armë zjarri ndaj një automjeti tjetër. Pas ngjarjes, autorët e dyshuar kanë braktisur automjetet e tyre, të cilat janë përdorur për sulmin me armë. Ata më pas janë arratisur me një makinë tjetër, i cili është identifikuar nga blutë por nuk janë dhënë detaje të mëtejshme. Sakaq, vijon kapja e autorëve…

Lexo më Shumë