Author: almakos

29 March Seanca gjyqësore për rastin e Kumanovës ka vazhduar me dëgjimin e dëshmive të akuzuarve Sevdail Miftari dhe Fatmir Reçica. I akuzuari Sevdail Miftari tha para gjykatës se disa ditë pasi e kanë dërguar në paraburgim e kanë vizituar tre inspektor të policisë të cilët kanë kërkuar nga ai që të dëshmojë kundër të akuzuarve Arsim Bajrami, Irfan Lutfiut, Besnik Ajdinit dhe Fadil Fejzullahut në të kundërtën ai nuk do t’i shihte më familjarët e tij. Ai kërkoi që dëshmia e tij të bëhet publike se çfarë në të vërtetë ka thënë për këta persona të cilët i vlerëson…

Lexo më Shumë

29 March Ekspertët ironizojnë kërkesat e Prokurorit publik Marko Zvërlevski i cili ditë më parë kërkoi ndryshime në ligjin për ndjekjen e komunikimeve. Sipas tyre, edhe ligji aktual për procedurë penale por edhe ai për ndjekjen e komunikimeve, përcaktojnë qartë kompetencat e prokurorit publik.  Duket qartë se janë ngatërruar kompetencat. Prokurori publik është i obliguar që sipas ligjit për procedurë penale t’i hetojë kryerësit e veprave, kjo është e drejtë e tij kushtetuese. Por, mos të harrojmë se prokurori publik ka kompetenca shumë më të zgjeruara. Në rastin konkret kur bëhet fjalë për ndjekjen e komunikimeve, prokurori publik obligohet që…

Lexo më Shumë

29 March Subjektet politike shqiptare e cilësojnë si të papranueshëm planin e VMRO DPMNE-së për dalje nga kriza. BDI hedh poshtë pretendimet e partisë së Gruevskit të ketë pasur përzierje nga shtetet e huaja në çështjet e brendshme të vendit, ndërkohë që i bëri thirrje VMRO-së që të pranojë rolin e saj si opozitë dhe zhbllokojë punën e kuvendit.  Në Maqedoni nuk ka pas asnjë ndërhyrje të vetme nga fqinjët, por produkti, deklarata e përbashkët e partive parlamentare shqiptare është autokton, është produkt i dalë nga programet zgjedhore të partive tona politike dhe i përmbledhur në një dokument të vetëm…

Lexo më Shumë

29 March “Unë si Prokurorë publik jam kryesisht kompetent të veproj ndaj lëndëve që ndërlidhen dhe të cilat dalin nga përmbajtja e përgjimeve të paligjshme në të gjitha instancat gjyqësore. Për këtë shkak sot me shkresë dorëzuar deri tek Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë kamë tërhequr kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë të parashtruar nga Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë”, sqaroi shkurt Prokurorja speciale publike, Katica Janeva. Ndryshe, Marko Zvërlevski u mundua që ta shpëtojë nga paraburgimi biznesmenin Sead Koçan. Prokuroria Publike dorëzoi kërkesë deri tek Gjykata Supreme për mbrojtjen e ligjshmërisë. Me çrast kërkoi që Gjykata më e…

Lexo më Shumë

Presidenti Gjorgje Ivanov duhet menjëherë të dorëzoj mandatin për Qeveri dhe t’i vihet fundi bllokadës në Maqedoni, ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Zigmar Gabriel. “Vlerësoj se është e nevojshme edhe njëherë të kërkohet nga presidenti I Maqedonisë dhe nga partitë parlamentare që tani të mundësojnë formimin e Qeverisë dhe t’i vendosin fund bllokadës. Ka shumicë parlamentare në Kuvend,e cila është formuar pas zgjedhjeve dhe në bazë të zgjedhjeve. Shkalla e pasigurisë, të cilën e kemi momentalisht dhe gjatë së cilës përsëri zgjohen emocionet e vjetra është rrezik i madh. Për këtë dëshirojmë të angazhohemi për atë…

Lexo më Shumë

29 March Faktori ndërkombëtar me kritika të ashpra rreth zhvillimeve të fundit në kuvend. Ata iu bënë thirrje partive politike që t’i kapërcejnë dallimet sa më shpejtë dhe mundësojnë zgjedhjen e krye-parlamentarit të ri. Ambasadori francez në Shkup Kristian Timonie në një deklaratë për Alsat, madje, qasjen e politikanëve e cilësoi si fëmijëror ndërkohë që nuk kurseu kritikat as ndaj Presidentit Ivanov për mosdhënien e mandatit. Bëhet fjalë për një sëmundje fëmijërore që po bllokon punën e Parlamentit. Në Kuvend ka filluar një proces për zgjedhjen e kreut të parlamentit. Nga zgjedhja e tij do të fillojë edhe dialogu në…

Lexo më Shumë

29 March Kuvendi i Maqedonisë ka rifilluar pas pauzës tremujore, por zgjedhja e kreut të Kuvendit nuk po bëhet pasi deputetët e VMRO-DPMNE kanë bllokuar institucionin ligjdhënës me diskutime dhe replika mes vete. Ndërsa në Kuvend po diskutohet, shoqatat joqeveritare mbështetëse të VMRO- DPMNE-së protestojnë kundër Platformës shqiptare. Për këto dhe tema të tjera të ftuar në “Rruga drejt…” sonte në orën 22 e 30 janë profesorët universitar Vebi Xhemaili, Osman Kadriu dhe Fati Iseni.

Lexo më Shumë

Kryetrari i Këshillit Evropian, Donald Tusk, javën e ardhshme do ta vizitojë Republikën e Maqedonisë, kumtojmë nga burimet diplomatike nga Brukseli. Siç njofton korrespondenti i MIA-s nga kryeqendra evropiane, arsye për vizitën e njeriut e parë të Këshillit Evropian është kriza migruese, roli i Maqedonisë në ballafaqimin me të si dhe situata politike në shtetin e Maqedonisë. Vizita e Tuskut në Maqedoni do të ndodhë në prag të paralajmërime gjithnjë e më të shpeshta nga fluksi i ri i refugjatëve,  ndërsa si pasojë e tensioneve gjithnjë e më të fuqishme mes BE-së dhe Turqisë dhe kërcënimeve për prishjen e marrëveshjes…

Lexo më Shumë

Çështja e dytë për të cilën foli deputetit i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi ishte drejtuar deputetëve të LSDM-së. Ai ju tha atyre se a janë duke e parë skenarin mes VMRO-së dhe LSDM-së., “A e shihni se si këta të BDI-së janë marrë vesh me VMRO-në që të sabotohet kuvendi,  ata ju japin arsye për Platformën dhe gjuhën dhe këta pastaj të kenë argumente dhe ju të akuzoheni se keni pranuar Platformën. Unë e shoh që kjo është një marrëveshje mes VMRO-së dhe BDI-së që të zvarritet puna e konstituimit të Kuvendi”, tha Ibrahimi, raporton SHENJA. Pas fjalimit të Ibrahimit,…

Lexo më Shumë

Deputeti i BDI-së, Ejup Alimi në fjalimin e tij në Kuvend e lexoi Deklaratën e  partive Politike Shqiptare. Ai tha se asgjë të keqe nuk ka kjo Deklaratë, por se përmban kërkesat e shqiptarëve. Nga ana tjetër deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, e falënderoi Ejup Alimin, duke i thënë se ai e konfirmoi se Platforma ekziston, raporton SHENJA. “Platformë ka. E lexoi z. Ejupi, për çka e falënderoj. Kërkoj nga kryesuesi te shpërndajë stenogramet që ta kuptojnë dhe ata që kanë dilema”, tha Dimovski, ndërsa ka kërkuar që të zgjidhet Kryetari i kuvendit me qëllimin e vetëm të mbahen zgjedhje…

Lexo më Shumë