29 March Partia Popullore Evropiane (PPE) në kongresin në Maltë miratoi rezolutën urgjente për Ballkanin Perëndimor përfshirë Maqedoninë, me të cilën iu bëhet thirrje liderëve politikë të shmangin retorikën dhe veprimet radikale që përbëjnë kërcënim për paqen dhe stabilitetin. Ish ministri i jashtëm kroat, Miro Kovaç theksoi se BE-ja duhet ta ndihmojë Ballkanin Perëndimor, në veçanti Maqedoninë dhe Bosnjen që po përballen me probleme më serioze. Nga ana tjetër kryeministri, Emil Dimitriev fajin për problemet në rajon ia adresoi BE-së e cila siç tha ai zvarrit procesin e pranimit të këtyre shteteve në familjen evropiane. Dimitriev i bëri thirrje unionit…
Author: almakos
Përpara Kuvendit u mblodhën sërish pjesëtarët e nismës së ashtuquajtur për Maqedoni të përbashkët, të cilët një muaj tashmë protestojnë kundër platformës së Tiranës dhe dygjuhësisë. Sipas tyre, shteti duhet të ruajë karakterin unitar, dhe LSDM-ja duhet të heq dorë nga Platforma. Turma fillimisht u mblodh përpara godinës se qeverisë dhe lëvizi drejt kuvendit. Sipas të dhënave, protesta është zhvilluar e qetë.
Operatori VIP sjell modele të reja dhe atraktive në rrjetin postpejd. VIP ashtu edhe siç ka paralajmëruar tani çdo muaj do të sjellë risi për përdoruesit e saj. Këtë herë risia është oferta VIP FAMILY, e cila ju jep mundësi përdoruesve për biseda të gjata dhe internet me 4G. Katër modelet që VIP prezantoi sot janë: Vip Family Hype, Vip Family Hero, Vip Family Hero+ dhe Vip Senior. Vip Family Hype është e paraparë vetëm për të rinjtë të cilët dëshirojnë gjithë kohës të kenë internet të shpejtë me 4G. Kjo ofertë përfshinë biseda të pakufizuara me operatorin Vip, 100…
Deputetët e partive politike shqiptare kundërshtuan ashpër qasjen e VMRO-DPMNE-së ndaj Deklaratës së përbashkët të tyre duke e konsideruar atë mbjellje të urrejtjes ndëretnike. Ziadin Sela nga Aleanca për shqiptarët theksoi se kjo deklaratë vlen për partitë shqiptare dhe se paraprakisht vetë VMRO-DPMNE-ja e ka pranuar atë duke qenë vetëm kundër Prokurorisë Speciale. Qasjen e VMRO-DPMNE-së ndaj shqiptarëve, Sela e konsideroi si gjenocidale. Realiteti është që ne duhet të hapim jo vetëm gjenocidin e atyre viteve që përmenden në deklaratë por ju duhet të flitni edhe për gjenocidin që ja bëtë familjes Zeqiri në Radishan. E vërteta është që ju…
VMRO-DPMNE-ja do të zhbllokojë zgjedhjen e kryeparlamentarit të ri vetëm në rast se merr garancën që ai do të shpallë menjëherë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nga foltorja e Kuvendit, deputetët e partisë së Gruevskit kërkuan që Deklarata e partive shqiptare të vlerësohet në zgjedhje nga qytetarët. Debati me replika dhe kundër replika në Kuvend edhe sot u zhvillua më shumë mes vetë deputetëve të VMRO-DPMNE-së të cilët shfrytëzonin të drejtën e fjalimeve procedurale për të plotësuar njëri-tjetrin. Na jepni garanci që sot do ta shpërndajmë Kuvendin, sot do të zgjedhim kryetar. Platformën që përfaqësoni ju e ka pranuar LSDM-ja por…
Nuk duhet të amnistohet askush dhe njerëzit që duhet të zgjidhen, nuk duhet të kenë lidhje me VMRO-në. Kështu mes tjerash tha Arsim Sinani në intervistën e realizuar gjatë edicionit të lajmeve në Televizionin SHENJA. Sinani gjithashtu tha se shqiptarët votuan kundër pushtetit të deritanishëm, dhe se infiltrimi i figurave të njëjta është i panevojshëm dhe nuk sjell reforma por vazhdim të avazit të vjetër. Sinani theksoi se Talat Xhaferi nuk është person konsensual i votës shqiptare dhe se nuk është personaliteti i duhur për t’u bërë kryetar i kuvendit.
Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi, gjatë fjalimit të tij në Kuvend tha se fakti që ka shumë vërejtje procedurale flet për suksesin me të cilin e mban mbledhjen kryesuesi Trajko Veljanovski. “Në këtë rast te kolegët e VMRO-së shohim se nuk ka asnjë kundërshtim por ka aktrim. Kjo i bie që unë tani mund të marr fjalën dhe vetëm të them: Turp, turp, turp, dhe të pres sekondat të kalojnë. Ju lus të mos talleni me qytetarët”, tha Ibrahimi. Ai gjithashtu tha se për stërzgjatjen e seancës plenare, është e qartë se ka një marrëveshje mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së.…
Këshilli i Agjencisë së Medieve me mbivotim ka vendosur që të përmend Televizionin SHENJA, Telma dhe 24 Vesti në mesin e televizioneve që kanë thyer rregullat e raportimit, pa asnjë bazë për këtë. Përveç televizioneve Sitel, Kanal 5 dhe Alfa, disa anëtarë të Këshillit të Agjencisë së Medieve, në seancën e djeshme kanë insistuar që në këtë listë të futen edhe televizionet Shenja, Telma dhe 24 Vesti. Për këtë kanë këmbëngulur më shumë anëtarët shqiptarë, Milaim Fetai dhe Selver Ajdini. Televizioni SHENJA kërkoi sot qëndrim nga kryetari i Këshillit Llazo Petrushevski, por ai nuk deshi të prononcohet para kamerave. Kërkuam…
Pjesëtarë të Grupit të Kumanovës u revoltuan nga deklaratat e Sevdail Miftarit, i cili doli në mbrojtje të Ali Ahmetit dhe BDI-së pasi sipas tij, Ahmeti ka dashur vetëm t’i ndihmojë grupit e jo ta fusë në kurth. Miftari ndryshoi edhe deklaratën e tij paraprake në të cilën akuzonte shërbimin sekret dhe një agjent shqiptar për kurth. Sot nuk përmendi asnjë emër dhe refuzonte të pranojë a ia di emrin inspektorit Armend dhe tre personave të tjerë që kanë hapur korridorin për largimin e anëtarëve të grupit në Maqedoni. “Një person që dëshiron të tradhtojë nuk ta hap telefonin. Unë…
Shefi i diplomacisë gjermane, Zigmar Gabriel ka shprehur edhe një herë shqetësimin e tij për situatën politike në Maqedoni. Ai ka kërkuar që t’i jepet fund menjëherë bllokadës në Maqedoni. Ndërsa, kjo sipas tij, do të arrihej nëse presidenti Gjorgje Ivanov do të dorëzoj mandatin për formimin e Qeverisë së re. “Vlerësoj se është e nevojshme edhe njëherë të kërkohet nga presidenti I Maqedonisë dhe nga partitë parlamentare që tani të mundësojnë formimin e Qeverisë dhe t’i vendosin fund bllokadës. Ka shumicë parlamentare në Kuvend,e cila është formuar pas zgjedhjeve dhe në bazë të zgjedhjeve”, tha shefi i diplomacisë gjermane,…
Kryetari i Këshillit Evropian Donald Tusk javën e ardhshme do të vij në Maqedoni. Vizita e Tusk ka për qëllim njohjen nga afër me qëndrimin e liderëve vendas rreth krizës politike por edhe krizës me emigrantë. Veçmas, Tusk do të takoj edhe presidentin e Gjorge Ivanov. Ndërkohë shefi i diplomacisë gjermane Zigmar Gabriel për të dytën herë me radhë brenda një muaji i rekomandoi presidentit Ivanov dhe VMRO-DPMNE-së që të mundësojnë formimin e qeverisë së re dhe me këtë t’i japin fund krizës. “Konsideroj se është e nevojshme edhe njëherë të kërkohet nga Presidenti i Maqedonisë dhe nga partitë parlamentare,…
Plani pesë pikësh i VMRO-DPMNE-së nuk është asgjë përveç se blerje kohë, nxitje të urrejtjes, të ndarjeve në shoqëri, e deri tek federalizmi për të cilat ajo akuzon partitë tjera politike. Analisti Xhelal Neziri thotë se pikat si ajo që qeveria të formohet fituesi vetëm mes partive fituese apo tjetra kryeparlamentari të zgjidhet vetëm se nga partia fituese, vetvetiu nxisin ndarje dhe pakënaqësi pasi përjashtojnë rregullat demokratike të zbatueshme në shtetet me demokraci të zhvilluara parlamentare. Absurdi në këtë rast është se në një far mënyre promovon një lloj federalizmi jo territorial të shtetit ndërkohë që akuzon partitë shqiptare që…

