Author: almakos

Në kuadër të seancës së 35-të ndër pikat e rendit të ditës është edhe Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për kryerje të punëve kontabiliste. Propozim-ligji duhet të miratohet me procedurë të shkurtuar, ndërsa do t’u mundësojë kontabilistëve se cilët janë të dënuar në aspektin disiplinor dhe janë hequr përkohësisht nga regjistrat, t’i nënshkruajnë llogaritë vjetore dhe/ose raportet financiare për viitn 2024. Sipas tekstit që e propozojnë deputetët e shumicës qeveritare, detyrimi i paplotësuar për përsosje të vazhdueshme profesionale për shkak të së cilës janë ndëshkuar, kontabilistët do të duhet ta përfundojnë deri më 31 dhjetor të vitit 2026.…

Lexo më Shumë

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Tom Doshi është paraqitur në SPAK mëngjesin e sotëm Nuk dihet ende arsyeja e thirrjes së Tom Doshit në Prokurorinë e Posaçme. Ai ka mbërritur i vetëm në ambientet e SPAK rreth orës 09:00 dhe më pas është futur brenda ambienteve të organit të akuzës. Vijon…

Lexo më Shumë

Mbrëmjen e djeshme ish-reperi Fero është martuar. Ai ka kurorëzuar dashurinë me martesë, ndërsa portretin e bashkëshortes akoma nuk e ka zbuluar, shkruan Indeksonline. Pas këtij lajmi, Arbenita është shfaqur e mërzitur. Në “Instastory” ka publikuar një selfie ku shihet në mendime. Kujtojmë që dyshja kanë një vajzë të quajtur Nina.

Lexo më Shumë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar një javë relativisht të ngrohtë për këtë periudhë të vitit, megjithatë moti i vranët dhe shiu do të mbizotërojnë në disa vende. Sipas IHMK-së, sot mbi Kosovë do të mbajë mot kryesisht i vranët, duke sjellë riga shiu në disa pjesë të territorit. Kjo situatë meteorologjike duket se do të vazhdojë edhe për ditët në vijim, duke krijuar kushte për lagështi superiore që mund të ndihmojë në ripërtëritjen e natyrës, por gjithashtu mund të sjellë disa shqetësime për ata që planifikojnë aktivitete të jashtme. Temperaturat minimale për këtë periudhë do të variojnë nga -1…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot një dollar do blihet me 93.8 lekë dhe do shitet me 95 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.7 lekë dhe do shitet me 99.4 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.2 lekë dhe do shitet me 105.2 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 118.7 lekë dhe do shitet me 119.7 lekë.

Lexo më Shumë

Në vitin 2002, Shqipëria, bashkë me Turqinë, kryesonin Europën për popullsinë e re në moshë, por tani, pas dy dekadash, profili demografik i vendit ka ndryshuar rrënjësisht. Të dhënat e fundit të Eurostat referojnë se raporti i varësisë së moshuarve (popullsia 65+ vjeç) ishte 33,9% e forcës së punës. Në Shqipëri, sipas të dhënave të INSTAT nga Censi 2023, raporti i varësisë së të moshuarve ndaj forcës së punës ishte 30,4%, shumë më e lartë se në vitin 2011, kur treguesi ishte 16,4%, dhe në vitin 2002, vetëm 12,3%. Kjo do të thotë se tashmë ka rreth 3.2 shqiptarë në…

Lexo më Shumë

Natën e mbrëmshme Livia u eliminua nga “BBVA”. Edhe pse krijuan drama para hyrjes së saj në këtë format duket se Mevlani dhe Livia kanë gjetur një gjuhë të përbashkët, shkruan Indeksonline. Më sa kemi vërejtur, Mevlani ka fshirë të gjitha postimet në “Instagram” ndër të tjerash ku shihej edhe me partneren dhe surprizën për pritjen e ëmbël. Ky vendim shihet se erdhi pasi Livia doli nga shtëpia. Sesi do të rrjedhin gjërat mes tyre mbetet të shohim ditëve në vazhdim.

Lexo më Shumë

Friedrich Merz, i cili do të jetë kancelari i ardhshëm i Gjermanisë, është pyetur sesa shpejt mendon se mund të krijojë një qeveri. Merz thotë se do të jetë “e vështirë” të formohet një qeveri, por shton se kjo është diçka që “e dinim përpara zgjedhjeve”. Kreu i CDU-CSU thotë se “ne duhet të përgatisim një afat kohor” që palët të bisedojnë me njëra-tjetrën. Jam i sigurt se do të kemi formuar një qeveri deri në Pashkë. Evropa pret që ne të kemi një qeveri të fortë shumë shpejt.” Merz thotë se ai ende duhet të “punojë” se si të formojë…

Lexo më Shumë

Në zgjedhjet e sotme në gjermani prin koalicioni CDU/CSU, ndërkaq, kryeministri Hristijan Mickoski përmes një shkrimi në rrjetet sociale ia ka uruar fitoren CDU-së. Mickoski thotë se Evropa ka nevojë për ndryshime. “Urime për fitoren e rëndësishme të CDU-së në zgjedhje. Ky sukses është një konfirmim i besimit që qytetarët gjermanë kanë në lidershipin dhe në parimet mbi të cilat është themeluar CDU, stabiliteti, zhvillimi dhe përkushtimi ndaj vlerave të demokracisë së krishterë evropiane. Le të bashkëpunojmë së bashku për të mirën dhe prosperitetin e qytetarëve tanë. Evropa kërkon ndryshime”, ka shkruar Mickoski. MARKETING

Lexo më Shumë

Sali Berisha ka uruar CDU/CSU për fitoren në Gjermani, ndërsa shprehet se triumfi i saj është lajm i rëndësishëm për Partinë Demokratike dhe Shqipërinë. Gjithashtu shprehet se është një fitore historike për Gjermaninë dhe mbarë Europën. Postimi i Berishës: Fitore historike e CDU/CSU për Europën! Friedrich Merz, Kancelari i Ri i Gjermanisë. Të dashur miq, rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme në Gjermani tregojnë se fituese e këtyre zgjedhjeve është CDU/CSU, partia aleate e Partisë Demokratike, dhe kancelari i ri i Gjermanisë do të jetë kryetari i CDU, Friedrich Merz. Kjo është një fitore historike për Gjermaninë dhe mbarë Europën. Ky…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani ka ftuar banorët e Çairit që më 27 shkurt të bëhen pjesë e tubimit të partisë, dhe siç thotë Osmani, bashkë me kreun e integristëve, “t’i thuhet mjaft padrejtësive”. Osmani thotë se duhet të krijohet “energji e re e ndryshimit”. “Të dashur qytetarë të Çairit, koha për veprim është tani. Më 27 shkurt, e enjte në ora 19:00, në Sallën “MNT” në Qendër të Shkupit, të bëhemi të gjithë bashkë, ta presim Ali Ahmetin dhe njëzëri t’i themi mjaft margjinalizimit, përbuzjes e padrejtësisë. Të krijojmë një valë të re të energjisë, që do të ndryshojë…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka përshëndetur fitoren e partisë CDU/CSU në zgjedhjet e mbajtura sot në Gjermani. Hoxhaj thekson se kjo fitore nuk është thjesht një ngjarje politike, por një mundësi e mirë për të forcuar dhe avancuar marrëdhëniet midis Kosovës dhe Gjermanisë. Ai e ka cilësuar këtë rezultat si një zhvillim pozitiv për Kosovën dhe për të ardhmen e Evropës. “Fitorja e CDU/CSU në Gjermani është një lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën!”, ka shkruar Hoxhaj në rrjete sociale, duke e shoqëruar mesazhin me një fotografi të tij me ish-kancelaren gjermane Angela Merkel. Për më…

Lexo më Shumë