Author: almakos

Ministri austriak i Punëve të Jashtme Sebastian Kurc, i cili është kryesues aktual me OSBE-në, dhe sekretari i përgjithshëm i OSBE-së Lamberto Zanieri, publikuan kumtesë të përbashkët në të cilën e dënuan incidentin në Kuvendin e Maqedonisë të enjten pasdite. Në kumtesë thuhet se dhuna nuk mund të zëvendësohet për zgjidhje politike dhe se vendimet duhet të miratohen në pajtueshmëri me proceset demokratike dhe në mënyrë të përgjegjshme. “Janë shokuese sulmet ndaj disa anëtarëve të Kuvendit dhe hyrja e dhunshme në Kuvend, i cili është zemra e demokracisë së vendit. Ky ishte akt i frikësimit dhe sulm ndaj përfaqësuesve të…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski rreth orës 4 pas mesnate ka mbajtur një konferencë për shtyp në të cilën ka thënë se dënon dhunën që ka ndodhur në Kuvend ku u sulmuan disa deputetë. Ai ka bërë thirrje institucioneve që të reagojnë shpejtë dhe të zbulojnë dhunuesit. “Nuk kam qenë për atë që me dhunë të mbetem në pushtet dhe nuk kam përkrahur mënyrë të tillë tek tjerët. Bëj thirrje të mos trajtohen të gjithë njëjtë ata që po protestojnë para Kuvendit. Përshëndes përpjekjet e deputetëve të VMRO-DPMNE-së të cilët bënë gjithçka për të ndihmuar deputetët e lënduar”, ka deklaruar…

Lexo më Shumë

Gjendja e sigurisë në rajonin qendror të qytetit, rreth dhe në Kuvend prej mbrëmë pas mesnate është normalizuar me vendosjen e rendit dhe qetësisë publike, informoi Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas informacioneve të MPB-së në protestat janë lënduar 109 persona. Siç qëndron në kumtesë deri në ora 23:30 minuta në Spitalin e Qytetit 8 Shatori, Spitalin e qytetit, “Shën Klimenti i Ohrit” dhe në Qendrën klinike, ndihmë mjekësore kanë kërkuar 70 qytetarë, 22 nëpunës policorë dhe tre deputetë. Në mënyrë shtesë në kazermën Gjorqe Petrov ndihmë mjekësore u është dhënë edhe shtatë personave tjerë. Nga MPB theksojnë se për…

Lexo më Shumë

28 April Pas sulmit që sot u shkaktua në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, kur deputetët e shumicës parlamentare e realizuan detyrimin e tyre ligjor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, Lëvizja BESA i dënon këto incidente dhe konstaton se me atë që Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë i lejoi që huliganët e VMRO-DPMNE-së ta sulmojnë institucionin më të lartë ligjëdhënës në vend flet se Maqedonia tashmë nuk i ngjan një shteti demokratik dhe aty askush nuk është i sigurt për jetën e tij. Gjithashtu u bëjmë thirrje organeve të rendit që të jenë në mbrojtje të institucioneve…

Lexo më Shumë

28 April MPB-ja mbrëmë vonë përmes një komunikate ka njoftuar se është normalizuar gjendja në Kuvend dhe rreth tij, duke u rikthyer rendi dhe qetësia. Sipas deklaratës së MPB-së, gjithsej 102 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Në Spitalin e Qytetit që ndodhet përballë Kuvendit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar gjithsej 70 qytetarë, 22 policë dhe 3 deputetë. Gjithashtu, në kazermën në Gjorçe Petrov, ndihmë mjekësore kanë kërkuar edhe 7 qytetarë të tjerë. MPB bën të ditur se tanimë të gjithë janë larguar nga hapësirat e Kuvendit, ndërsa protestuesit akoma po vazhdojnë të qëndrojnë jashtë tij.

Lexo më Shumë

Komiteti i Helsinkit akuzon se forcat policore kanë lejuar hyrje të papenguar të protestuesve në Kuvend, bile edhe të atyre që ishin të maskuar e që kishin me vete edhe gjësende të forta, njofton SHENJA. Menjëherë pas kësaj, thonë nga Komiteti i Helsinkit, u plagosën disa deputetë, ndërsa në vendet ku kryheshin këto vepra penale nuk është vërejtur prezenca e policisë. “Komiteti i Helsinkit thekson se përgjegjësia për këtë akt vandalizmi qëndron tek sulmuesit, organizatorët e protestës dhe sidomos tek punonjësit e policisë që ishin të pranishëm dhe tek eprorët e tyre”, thuhet mes tjerash në komunikatë, ku theksohet se…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se është normalizuar gjendja në Kuvend dhe rreth tij, duke u rivendosur rendi dhe qetësia, njofton SHENJA. Nga MPB njoftojnë se pas trazirave të shkaktuara, do të ndërmarrin masa dhe aktivitete shtesë me qëllim të mbrojtjes së sigurisë së qytetarëve, pronave dhe sigurimin e gjendjes stabile të sigurisë. Sipas kumtesës së MPB-së, gjithsej 102 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Në Spitalin e Qytetit që ndodhet përballë Kuvendit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar gjithsej 70 qytetarë, 22 policë dhe 3 deputetë. Gjithashtu, në kazermën në Gjorqe Petrov, ndihmë mjekësore kanë kërkuar edhe 7 qytetarë të tjerë.…

Lexo më Shumë

Bogdan Ilievski nga iniciativa “Për Maqedoni të përbashkët” ka thënë se ata nuk përkrahin asnjë dhunë dhe se dhuna është e keqe. “Ne jemi këtu 60 ditë në rrugët me energji të mirë, sot tentuan të bëjnë grusht shtet, ndërsa ju ndodhi popullit, askush këtë nuk mund ta kontrolloj. Një është e qartë se do të qëndrojmë këtu deri sat ë sqarohet situate, kjo mund të mos jetë vetëm një natë e gjatë, mund të jenë dy, tre, pesë javë, por njerëz nuk kemi opsion tjetër”, ka thënë Ilievski. /SHENJA/

Lexo më Shumë

Qindra anëtarë dhe simpatizantë të LSDM-së kanë pritur në seli kryetarin e kësaj partie, Zoran Zaev, dhe deputetët tjerë të kësaj partie. Me brohoritje të shumta dhe me ovacione, simpatizantët e LSDM-së në orët e vona të natës kanë pritur liderin i tyre, i cili ishte në mesin e deputetëve që sot u sulmuan në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Zaev përfundoi i përgjakur, e më pas mori edhe trajtim mjekësor.

Lexo më Shumë

LSDM ka porositur se regjimi nuk do t’i pengoj proceset demokratike. Sipas tyre shumica parlamentare do të zbatoj vullnetin e qytetarëve për shtet juridik dhe demokratik. “Në momentet kur një nga sfidat më të mëdha në historinë e Maqedonisë, në dhunë të përgjakshme e nxitur nga regjimi në shpërbërje të Nikolla Gruevkit, LSDM bën thirrje për tu përmbajtur në mënyrë maksimale nga çdo qytetarë pa dallime. Bëjmë thirrje që të qëndroni të qetë dhe të mos bini pre e skenarëve të dhunshme dhe provokimeve të Nikolla Gruevskit dhe grupit të tij të ngushtë kriminelësh”, kanë thënë nga LSDM, përcjell SHENJA.…

Lexo më Shumë

Gjithsej 45 persona janë lënduar nga Parlamenti dhe janë trajtuar në Spitalin e Qytetit, në mesin e të cilëve janë edhe tre policë dhe pjesëtarë të sigurisë. Këto të dhëna i ka shpalosur drejtoresha e Spitalit të Qytetit, Jasminka Çabukovska. Ajo tha se 4 persona janë ndaluar në mjekim të mëtejmë. Ndërkohë, nga MPB kumtojnë se janë duke kontrolluar nëse ka edhe të lënduar të tjerë.

Lexo më Shumë