Author: almakos
“Pas ndodhive të mbrëmshme në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, është shkaktuar dëm material në një pjesë të hapësirave punuese, qendra për konferencë për shtyp, por edhe salla “Maqedonia” janë jashtë përdorimit kanë bërë të ditur nga Shërbimi Informativ i Kuvendit të Maqedonisë. Ata poashtu kanë thënë se në pajtueshmëri me institucionet kompetente do të ndërmeren hapa ndërmerren hapa për vendosjen në funksion të të njëjtave dhe konstatimin e dëmit. “Po bëhet përpjekje për kthimin e gjendjes normale në afat sa më të shkurtër, me çka do të krijohen kushte për punë në Kuvend. Duke e parë parasysh…
28 April Ndërmjetësuesi i Komisionit Evropian për krizën politike në Maqedoni ka shkruar një letër drejtuar kreut të VMRO-së Nikolla Gruevskit ku i thotë: “Tashmë jeni në opozitë ndaj mbani përgjegjësinë për turpin në Kuvend. Edhe pse jeni parti më e madhe pas zgjedhjeve, mos harroni se kjo nuk do të thotë asgjë. Duhet ta pranoni, zoti Gruevski se nuk je parti më e madhe nëse fiton zgjedhjet por nëse fiton pushtetin me shumicë parlamentare. Ju e humbët shumicën dhe pushteti nuk është më në duart tuaja. Dhuna asnjëherë nuk e ka kthyer pushtetin”, shkruan Vanhoutte. “Zgjedhja e kryetarit të ri të Kuvendit ishte e pastër si kristali, dhe e…
28 April Kjo që po ndodh në Maqedoni nuk është problem vetëm maqedonas, por problem i të gjithë atyre që jetojmë këtu, ka deklaruar kryeministri serb dhe president i ardhshëm i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Ai ka apeluar që qytetarët e Maqedonisë problemet t’i zgjidhin në mënyrë të qetë. “Si kryeministër i Qeverisë së Serbisë dhe si president i zgjedhur i Republikës së Serbisë çdoherë kam bërë gjithçka për mbajtjen e raporteve të mira mes Beogradit dhe Shkupit. Jam shumë i shqetësuar për zhvillimet që kanë ndodhur këtë natë dhe porosia ime e vetme është, dhe e di se qytetarët e…
Pas ngjarjeve të mbrëmshme ku protestuesit e dhunshëm u futën në Kuvend dhe sulmuan fizikisht disa deputetë, gazetarë, sot para godinës së Kuvendit situate është e qetë, raporton SHENJA. Brenda godinës së Kuvendit nuk lejohet hyrja e ekipeve televizive ngase po kryhen hetime. Janë vërejtur vetëm disa tenda jashtë Kuvendit.[embedded content]Kështu duket sot Kuvendi by tvshenjaofficial
Prokuroria Themelore po heton rastin e dhunës në Kuvend, raporton SHENJA. Nga ky institucion thonë se ata po i ndjekin me shumë kujdes ngjarjet e djeshme dhe epilogun e sotshëm dhe dje madje kishte pasur edhe prokuror në kujdestari. Thonë se vazhdimisht janë në kontakt me Ministrinë e Punëve të Brendshme për çdo hetim. Prokuroria Themelore tha se në momentin që do të zbardhin rastet e veçanta të dhunës dhe sulmit fizik, pra ku do të konstatohet kryerja e veprave penale, do të merren masat adekuate. Pasi dokumentimit të të gjithë veprave penale do të sillet edhe vendim prokurorial.
28 April Ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu ka folur për ngjarjet e djeshme në Kuvend ku si pasojë e përleshjes së protestuesve brenda godinës u plagosën 109 persona. Në një lidhje telefonike për “News24” Agim Nuhiu tha se situata u përshkallëzua pasi policia nuk reagoi në mënyrë të shpejtë dhe efikase, ndërsa pranoi se në strukturat e policisë ka interesa poltike. “Grupet të caktuara kanë shkaktuar incidente dhe dhunë ndaj deputeteve në Parlament. Si ministër i Brendshëm ndaj besimin se policia nuk ka reaguar në mënyrë të shpejtë dhe efikase, pasi në strukturat e policisë ka ndikime të interesit politik.…
Vullneti i shumicës do të realizohet deri në fund, proceset demokratike vazhdojnë pas përzgjedhjes legjitime të kryetarit të ri të Kuvendit, kanë thënë nga LSDM në komunikatën e sotme për mediat në të cilën mes tjerash, përcjell SHENJA, apelojnë që qytetarët të ngelin të qetë. “Dhuna mbi përfaqësuesit legjitim të qytetarëve në Kuvend dhe mbi Shtëpinë ligjvënëse është rezultat i konfliktit politik, urrejtjes, ndarjeve, nxitja e trazirave është rezultat i Nikolla Gruevskit, të përkrahur nga Gjorge Ivanov dhe Trajko Velanovski dhe kjo nuk duhet të përsëritet. Do të përgjigjen për rrezikimin e qytetarëve dhe të mos bien pre e skenarëve…
Ish ndërmjetësuesi belg për zgjidhjen e krizës Piter Vanhaute i ka shkruar letër të hapur ish kryeministrit Nikolla Gruevski. SHENJA ju sjellë letrën e hapur të Vanhautes: Zotëri Gruevski, Ngjarjet e djeshme që ndodhën në Shkup, për çka ju mbani përgjegjësinë kryesore, pasi që ju jeni ata të cilët iniciuat dhunën, do të mbahet mend si një ditë tjetër e zezë e historisë së Maqedonisë. Të qartësoj: përdorimi i dhunës për të penguar procedurat demokratike në Parlemant është i papranueshëm. Jam i vetëdijshëm se VMRO ende është partia më e madhe në Parlament, por kjo nuk do të thotë asgjë…
28 April Talat Xhaferi, kryetari i ri i Parlamentit akuzon presidentin Gjorge Ivanov se është burimi kryesor i situatës në Maqedoni.Në një intervistë telefonike ekskluzive për Ora News dhënë mëngjesin e sotëm deklaroi se: “Ivanov është burimi kryesor i gjithë kësaj pasoje. Nga dita e djeshme e ka të qartë se ai është burimi i kësaj gjëndje dhe me thirrjen politike dëshiron të lajë veten nga fajësia por nuk mund të anashkalojë. Takimi i thirrur sot për të mbledhur partitë është farsë”. Intervista e kryetarit të ri të Kuvendit, Talat Xhaferi: Gazetarja: Si e përjetuat këtë moment që erdhi pas…
Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federika Mogerini, sot në mëngjes para takimit të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare të BE-së në Maltë, ka komentuar zhvillimet e mbrëmshme në Kuvendin e Maqedonisë, raporton SHENJA. Ajo tha se ngjarjet që ndodhën në Kuvend ishin të tmerrshme dhe shqetësuese. “Atë që e pamë mbrëmë në Shkup është veçanërisht shqetësuese dhe shumë e tmerrshme për të gjithë ne. ne vlerësojmë se dhuna është çdoherë e papranueshme, madje edhe më shumë kur ndodh në shtëpinë e demokracisë, në Kuvend dhe ne besojmë se në Shkup duhet të ndjeken parimet e Kushtetutës, demokracisë dhe të…
28 April Gjendja e sigurisë në kryeqytet është e qetë, po ashtu edhe në Kuvend prej mbrëmë pas mesnate është normalizuar me vendosjen e rendit dhe qetësisë publike, informon Ministria e Punëve të Brendshme. Sipas informacioneve të MPB-së në protestat janë lënduar 109 persona. Siç qëndron në kumtesë deri në ora 23:30 minuta në Spitalin e Qytetit 8 Shatori, Spitalin e qytetit, “Shën Klimenti i Ohrit” dhe në Qendrën klinike, ndihmë mjekësore kanë kërkuar 70 qytetarë, 22 nëpunës policorë dhe tre deputetë. Në mënyrë shtesë në kazermën Gjorqe Petrov ndihmë mjekësore u është dhënë edhe shtatë personave tjerë. Nga MPB…

