Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela, është në gjendje stabile por me lëndime të rënda, përfshirë këtu edhe disa eshtra të thyera. Këtë e thotë nënkryetari I LR-PDSH-së, Arben Taravari, duke shpresuar se për disa ditë, Sela do të vazhdojë mjekimin në kushte shtëpiake. Taravari thotë se regjimit shovinist po i vje fundi, andaj fton shqiptarët të ruajnë gjakftohtësinë.[embedded content]Deklarata TARAVARI_28.04.2017 by tvshenjaofficial
Author: almakos
Sulmet e mbrëmshme në Kuvend kanë nxitur reagime të shumë të faktorit ndërkombëtar dhe vendeve të mëdha. Organizata e Kombeve të Bashkuara ka thënë se dhuna ndaj atyre që janë zgjedhur nga populli dhe institucioneve demokratike, është e papranueshme. Zëdhënësi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Stephane Dujariq, përmes një deklarate me shkrim, ka thënë se janë dukje ndjekur me një shqetësim shumë të madh, ngjarjet që po ndodhin në Kuvendin e Maqedonisë. “Dhuna ndaj institucioneve demokratike dhe atyre që janë zgjedhur nga populli, është e papranueshme. U bëjmë thirrje të gjitha forcave politike, që të zgjedhin çdo gjë në…
Ministri i Brendshëm Agim Nuhiu ofroi dorëheqjen e tij pasi pranoi se policia ka dështuar në ruajtjen e qetësisë dhe sigurisë së Kuvendit. Por Agim Nuhiu fajin e mori edhe përmi vete si ministër i cili tha se nuk arriti për 4 muaj sa ishte në funksion, ta çrrënjosë ndikimin politik në polici. Në këtë kontekst e akuzoi drejtorin e byrosë për Siguri publike Mitko Çavkov të cilin ai tha se e ka larguar nga shtabi operativ i cili duhej të merret me mbarëvajtjen e protestave të iniciativës për “Maqedoni të përbashkët”. “Dëshiroj t’ju informoj se ndjej obligim moral për…
Po spekullohet rëndom këto orë se shkaku i sulmit ndaj Kuvendit maqedonas nga përkrahës të VMRO-së, ishte këndimi i himnit shqip nga deputeti i BESËS, Zekerija Ibrahimi. Por ky i fundit e mohon këtë fakt. Në një intervistë për tesheshi.com, Ibrahimi sqaron se si ndodhi që ai shkoi deri te himni. Dhe në fakt kjo ka bërë habi, pasi i njohuri si Zeka i BESËS nuk është një politikan folklorik, ndërsa himni i tij në Kuvendin maqedonas u servir nga mediat shqiptare me maksimumin e folklorizmit. Për deputetin Ibrahimi, gjithçka ndodhi lidhet me emërimin kryetar Kuvendi të një shqiptari…. …
Sekretari gjeneral i Këshillit të Evropës Torbjorn Jagland ka theksuar se situata në Kuvend është alarmante. Ai ka bërë thirrje të gjitha palëve në Shkup që të qetësojnë tensionet, të përmbahen nga dhuna dhe të inkurajojnë dialogun.
Është shfaqur një video e re që flet për dhunën e ushtruar mbrëmë në Kuvend. Videoja ka përmbajtje eksklizive pikërisht nga vendi ku u sulmuan deputetët e LSDM-së, në mesin e të cilëve ishte edhe Zoran Zaev. Videon mund ta ndiqni duke klikuar KËTU!
Për ngjarjet e djeshme të dhunshme në Kuvend, në të cilën janë lënduar disa deputetë në Stacionin Policor Gazi Babë janë arrestuar tetë persona me të cilët ende po punohet, ka informuar zëvendës ministri Jordan Lamanovski, cili shtoi se është siguruar video material për identifikim dhe zbulim të autorëve të mundshëm. Lamanovski ka kumtuar se me shtabin operativ pranë MPB-së tani udhëheq ministri Agim Nuhiu në vendin e drejtorit të Byrosë për siguri publike, Mitko Çavkov, i cili deri tani ka udhëhequr me shtabin.
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në profilin e tij në Twiter dënoi dhunën në Kuvendin e Maqedonisë dhe dërgoi porosi se duhet të respektohen proceset demokratike.“Jam i shokuar nga dhuna në Parlamentin e Shkupit. Të gjitha partitë duhet ta respektojnë procesin demokratik dhe të angazhohen për dialog, e jo dhunë”, thotë Stoltenberg në profilin e tij në Twiter.
Zoran Zaev poashtu gjatë konferencës për shtyp foli edhe për rolin e policisë, në veçanti për rolin e Mitko Çavkovit. Ai ka thënë se pret që ai të jep dorëheqje sa më shpejtë. “Pres që menjëherë dorëheqje nga Mitko Cavkov dhe të ik sa më larg, Turp”, tha Zaev, raporton SHENJA. Ai edhe njëherë ka bërë thirrje të gjithë të punësuarve në institucionet që të kryejnë detyrën e tyre në mënyrë profesionale. “Në përputhshmëri me Ligjet çdokush të bëj punën e tij. Prokuroria Publike të inicioj procedura, ka argumente sa të duash. Kishte tentim për vrasje ndaj individë të caktuar…
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev tha se kanë bërë një hap të madh drejtë demokracisë dhe në periudhën e ardhshme do të pasojë formimi i Qeverisë së re të cilën e presin të gjithë përfshirë BE “Dhuna që ndodhi dje nuk është vlerë demokratike. Dhuna mbi gazetarët është e iniciuar nga Nikolla Gruevski, Ivanov, Vlenaovski,Çavkov dhe bashkëpunëtorë të tyre, të ci i prek ajo që po vjen drejtësia. Ato që ndodhën mbrëmë janë rezultat i mbetjeve të regjimit që po shërbehet. Ngjarjet e djeshme ishin test për vendin dhe për gjithë qytetarët”, tha Zaev. Ai tha se nuk duhet të…
Qytetarët e anketuar nga ALSAT thonë se pavarësisht ngjarjeve të dhunshme mbrëmjen e kaluar në Kuvend ku u sulmuan brutalisht deputetët e shumicës së re parlamentare dhe gazetarët e kameramanët, ata ndjehen të sigurt . Qytetarët apelojnë për normalizim të shpejtë të situatës dhe që proceset të zhvillohen në mënyrë demokratike. [embedded content]

