Bisedimet për emërimin e zv/ministrave dhe drejtorëve të institucioneve publike që janë në kuadër të Qeverisë, vazhdojnë në mënyrë intensive. Nga burime partiake që janë pjesë e këtyre bisedimeve, thonë se ndërmjet përfaqësuesve politik në grupet e punës të cilat merren me këto çështje, ka përafrime të qëndrimeve, megjithatë, sipas të njejtave burime, akoma nuk ka emra konkret se kujt do t’i takojnë këto poste. Takimet e grupeve të punës zhvillohen larg syve të opinionit dhe siç thonë nga partitë, në momentin që do të ketë diçka konkrete, ata do ta informojnë menjëherë opinionin. /SHENJA/
Author: almakos
09 June Me qeverinë e re, në sipërfaqe dolën edhe problemet në bujqësi. Shoqatat bujqësore që heshtnin gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së, në takimin e parë me ministrin e bujqësisë, Lupço Nikolovski u ankuan se me vite pësojnë humbje, produktet i shesin nën çmimin prodhues, ndërsa për shkak të kushteve të motit ky vit do të ketë rendiment katastrofale, ndërsa gjithashtu nuk do të ketë as drithë vendor. Ata gjithashtu kërkojnë ndërmjetësim nga qeveria që bankat t’ua shtyjnë pagesën e kredive të mara për makineri. Një pjesë e bujqve kërkojnë që qeveria e re të mos lejojë që gruri të blihet…
09 June Katica Janeva paralajmëroi se do të hapë të paktën 15 raste të reja hetimi deri në fund të muajit kur përfundon edhe afati që Prokuroria speciale për ngritjen e aktakuzave. Lëndët që janë në fazë më të hershme, tani për tani nuk planifikon t’ia japin prokurorisë së rregullt, edhe pse pas qershorit, Specialja nuk do ketë mundësi për të ngritur aktakuza. Ne do të vazhdojmë të punojmë në këto materiale pasi mandati jonë është pesë vite. Ne do të vazhdojmë të punojmë në procedurë parahetimore ose të hapim hetime. Lidhur me aktakuzat dhe nenin 22 nga ligji jonë,…
Mile Janakievski ishte poashtu në PSP për tu deklaruar lidhur me një kontratë të nënshkruar në kohën kur ka qenë ministër i Transportit dhe Lidhjeve. Janakievski nuk e lëshoi mundësinë për të sulmuar PSP-në duke e quajtur si filial të LSDM-së. “Sot ka vazhduar hajka politike kundër VMRO DPMNE-së të cilën po e zhvillon LSDM-ja së bashku me Prokurorinë Speciale. Isha i thirrur në Prokurorinë Speciale pasi që kam vendosur nënshkrim në një marrëveshje. PSP duhet të nisë hetime kundër funksionarëve të LSDM-së për të dëshmuar se është objektive”, ka thënë Janakievski.
09 June Banorët e zonës së përmbytur të Porojit kërkojnë që institucionet përveç në pastrimin e rrugës të angazhohen edhe në parandalimin e rasteve të shpeshta të vërshimeve. Sipas tyre, parandalimi është i mundshëm nëse ndërhyhet për sanimin e pjesës së quajtur uji i shpejtë, që të mos flenë me ankth pas çdo reshje të shiut. “Si e shohim angazhimi i institucioneve relevante ka qen i duhur, dhe po punohet por jo me aq dinamik si duhet se u bë një javë më a rruga ende s’është e hapur. Ja nga ky fshat dhe kam përjetua gjitha vërshimet, ky mund…
09 June Shoqatat joqeveritare të cilat dy herë radhazi qëndruan në tenda përpara Kuvendit për të kërkuar ndryshime ligjore për përmirësimin e jetës së personave me nevoja të posaçme, ftojnë ministrat e fushës përkatëse që të bashkohen me kauzën e tyre. Ata njoftuan se nesër pasdite do të mblidhen përsëri para Kuvendit, për të përsëritur kërkesat e tyre. I bëj thirrje gjithë qytetarëve të Maqedonisë që me pjesëmarrjen e tyre të jep mbështetjen e të drejtave të personave me nevoja të posaçme. Bëj thirrje që ministritë përkatëse të vijnë dhe të na mbështesin. Kërkesat tona janë rishikuar janë bërë në…
Kancelarja gjermane Angella Merkel sot ka dërguar një letër urimi deri tek Presidenti i Qeverisë së Maqedonisë, Zoran Zaev pas përzgjedhjes së tij si kryeministër dhe formimit të Qeverisë së re, transmeton SHENJA. “Ju uroj për përzgjedhjen si kryeministër. Qeveria federale me vendosshmëri e përkrah qëllimin për afrim të mëtutjeshëm të vendit tuaj me BE dhe NATO-në. Qeveria Federale e Gjermanisë me kënaqësi do të ju përkrah në përpjekjet tuaja”, thuhet në letrën.
Anëtarë të VMRO-DPMNE-së kërkojnë reforma brenda partisë. Iniciativën e ka nisur Aleksandar Mihajllovski ndërsa do të quhet ”Shtabi Republikan për demokratizimin e VMRO-DPMNE-së”. Ata thonë se garnitura e deritanishme ka dështuar pas rënies nga pushteti dhe mos arritjes së formimit të qeverisë së re, edhe pse kishin fituar 51 deputetë. Aleksandar Mihajllovski në konferencën për media tha se duhet të bëhen ndryshime në statut, për të cilat angazhohen, ndërsa në zgjedhjet brendapartiake garantojnë barazi dhe mosdiskriminim brendapartiak. Sipas tij, qëllimi i tyre është vlerësimi i punës së aktivistëve me përvojë, të cilët janë angazhuar në ndërtimin e VMRO-DPMNE-së.
Deputetja e VMRO-DPMNE-së, Daniela Rangellova pas daljes nga Prokuroria Speciale Publike tha se ajo dyshohet për pagesë të organizuar në vitin 2010. “Jam e dyshuar për organizimin e një grupi të njerëzve për plotësimin e fletëpagesave në vitin 2010. Unë nuk kam donuar para në vitin 2010 në llogari të partisë. Nuk jam e dyshuar për donacion por për organizimin e grupit për ti plotësuar fletëpagesat”, tha Rangellova, duke shtuar se asaj i është mohuar e drejta për të parë argumentet. Rangellova para gazetarëve tha se për asgjë nuk ndjehet fajtore për asgjë, ndërsa në pyetjen se si VMRO-DPMNE ka…
Sot sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi dhe Kastriot Rexhepi, anëtar i Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA, pritën në takim Ambasadorin e Norvegjisë, z. Arne Sannes Bjornstand. Në këto takime miqësore është diskutuar për aktualitetet politike dhe sfidat e ardhshme të shtetit pas formimit të Qeverisë. Gashi e njoftoi z. Bjornstand për rolin konstruktiv që ka luajtur Besa në gjithë këtë proces dhe për angazhimin e saj në mbështetje të procesit në dobi të qytetarëve në të ardhmen. Palët janë dakordësuar që takime të këtilla miqësore të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
09 June Një grup anëtarësh dhe funksionaresh të VMRO-DPMNE-së kanë ngritur iniciativë për reforma dhe modernizim të kësaj partie. Ato kërkojnë demokratizimin e VMRO-së brenda përbrenda dhe u kanë bërë ftesë të gjithë aktivistëve të kësaj partie që ta mbështesin iniciativën e tyre. Anëtarët e VMRO-së thanë se reformat urgjente brenda partiake duhet të bëhen për shkak se garnitura e deritanishme dështoi pas rënies së pushtetit të cilët edhe pse kishin 51 deputetë nuk arritën ta formojnë qeverinë e re. [embedded content]
Deputeja e VMRO-DPMNE-së Daniela Rangelova sot ka qenë e parnishme në godinën e PSP-së në lidhje me lëndën “Talir”. Rangelova deklaroi se do të kërkojë qasje në dëshmi për të kuptuar arsyen se për çfare e akuzon PSP-ja. Ajo theskoi se nuk ndjehet fajtore dhe megjithatë nuk e ka kundërshtuar ftesën e PSP-së për të dëshmuar. Ndryshe, i dyshuari i parë në këtë rast është kryetari i VMRO-DPMNE-së dhe ish kryeministër Nikolla Gruevski. Rasti “Talir” ka të bëj me hetimin për financimin joligjor të VMRO-DPMNE-së./Almakos

