Shumica parlamentare prej 62 deputetëve do të përballet me vështirësi gjatë punës se seancave kuvendore për shkak të numrit të ngushtë të deputetëve. Kjo u pa edhe në seancën e fundit e cila filloi me dy orë vonesë për shkak të mungesës së 61 deputetëve në sallë aq sa nevojiten për mbajtjen e seancës. Ish-deputeti Ismet Ramadani thotë se shumica gjithsesi se do të përballet me mungesë kuorumi, por për evitimin e kësaj pengese sipas tij mund të ndihmojnë aftësitë organizative të Kuvendit për grumbullimin e deputetëve, të paktën kur në rend ditë të jetë votimi i ligjeve pasi në…
Author: almakos
Çështjet lidhur me gjyqësorin dhe sundimin e së drejtës janë ndër çështjet e para që qeveria e re duhet t’i realizojë për ta kthyer vendin drejtë BE-së. Këtë mesazh e ka dërguar ambasadori holandez Valter Plomp, në intervistën javore për radion Evropa e Lirë. Sipas ambasadorit Plomp, nuk është vetëm e rëndësishme se çfarë do të ndërmerret, por edhe si do të realizohet. Siç përmendët, evaluimi, pranimi i gjykatësve të ri, përzgjedhja, avancimi ose ndoshta edhe largimi i gjykatësve, është shumë me rëndësi që kjo të bëhet në mënyrë profesionale, transparente dhe jo partiake. Vetëm në këtë rast qytetarët e…
11 June Në Kosovë po mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Procesin zgjedhor po e karakterizojnë parregullsi të shumta, vonesa në hapjen e vend-votimeve, materiale propaganduese, votues fiktiv, votim familjar, shkelje e heshtjes parazgjedhore dhe jo vetëm. Albert Krasniqi nga koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” foli për parregullsi të tjera evidente. Tentimi për votime të dyfishta kemi pasur 59 raste. Edhe pse i sanksionuar me Kodin Penal të Kosovës, fotografimi i votës është evidentuar në 131 raste. Ankesa lidhur me listën e votuesve janë raportuar në 1216 raste – deklaroi Ismet Kryeziu, “Demokracia në Veprim”. Vetëvendosja theksoi se në…
11 June Një ri ka vrarë vetën këtë mëngjes në lagjen Kisella Voda në Shkup. Sipas dëshmitarëve të rastit i riu, identiteti i të cilit ende nuk dihet, është hedhur nga ndërtesa në rrugën Mihaill Çakov. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 8. Forca të shumta policore kanë arritur në vendngjarje. Motivet që e shtynë të riun të vetëvritet ende nuk dihet.
Banorët e lagjes Dardania, kanë protestuar sot për të satën herë, kundër deponisë së egër në hyrje të qytetit. Ata shprehen se me rritjen e temperaturave ritet edhe rreziku i përhapjes së ndonjë epidemie. Ndërkohë që era e keqe që kundërmon prish rahatinë e banorëve të kësaj lagjeje. Ata nuk mund t’i hapin as dritaret për të ajrosur shtëpitë e tyre. Ata porosisin institucionet përkatëse që të ndarrmarin masa urgjente ëpr zgjidhjen e këtij problemi. “Ne jemi mjaft të revoltuar se ky problem bëri shumë kohë, edhe atë jo vetëm për lagjen por për gjithë qytetin. Insektet shpezët i bartin…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot në Tetovë do të takohet me kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi. Raportohet se ky takim do të ketë në fokus zhvillimet aktuale në vend, prioritetet e qeverisjes si dhe çështje që kanë të bëjnë me shqiptarët. Takimi vjen pas një bisede telefonike të zhvilluar ditë më parë midis dy liderëve, Ahmetit e Thaçit.
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev, nesër do të ketë takime me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federika Mogerini dhe me eurokomisarin për negociata për zgjerim, Johanes Han. Zaev në Bruksel do të shoqërohet nga ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, si dhe nga shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov. Takimi Zaev-Stoltenberg pritet diku rreth mesditës në selinë e Aleancës, ndërsa pas përfundimit të tij, është paraparë konferencë për shtyp e kryeministrit të Maqedonisë dhe njeriut të parë të NATO-s. Pritet të bisedohet…
11 June Kryeministri I Republikës së Maqedonisë Zoran Zaev nesër në Bruksel do të realizoj takime me sekretarin Gjeneral të NATO-s Jens Stoltenberg, me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Federika Mogherini dhe euro-komisionarin për zgjerim Johanes Han. Zaev në Bruksel do të jet I shoqëruar nga ministrja e mbrojtjes Radmilla Sheqerinska dhe shefi I diplomacisë Nikolla Dimitrov.
11 June Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira, jostabil dhe më I freskët. Në më shumë vende me reshje të shiut dhe bubullima. Temperature e mëngjesit do të sillet prej 9 deri më 16 gradë Celsius, derisa ajo e ditës nga 15 deri më 25 gradë Celsius. Edhe n Shkup e rrethinë do të mbaj mot I ngjashëm, temperature e mëngjesit do të arrij deri më 14 gradë derisa ajo e ditës deri më 23 gradë Celsius.
Mediat lokale raportojnë se një shtëpi në Saraj të Shkupit është përfshirë nga flakët, si pasojë e goditjes nga rrufeja. Sipas informacioneve të para nuk ka rrezik për anëtarët e familjes pronarë të shtëpisë, ndërsa zjarrfikësit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes. Pjesa e Sarajit u përfshi nga reshje të mëdha të shiut, të shoqëruara me erë dhe vetëtima. /SHENJA/
Komuna Ejup nga Stambolli shtroi iftar për qytetarët e Gostivarit, raporton Anadolu Agency (AA). Në programin e iftarit të cilin Komuna e Gostivarit e organizon për herë të tretë këtë vit me sloganin “Vëllazëri”, morën pjesë Kryetari i Komunës së Ejup-it Remzi Aydin, Kryetari i Komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, Myftiu i Gostivarit Shaqir Fetahu dhe afro 3 mijë qytetarë. Aydin në deklaratën e tij për gazetarët tha se janë mbledhur për të shijuar atmosferën shpirtërore të Ramazanit. Ai tha në çdo vend të botës përpiqen të ofrojnë vëllazëri dhe unitet dhe shpreson që sofrat e iftarit ta mundësojnë këtë.…
Fshatrat e harruara të rrethinës së Velesit, Prilepit dhe Krushevës, u vizituan mbrëmë nga karvani i Organizatës Kulturore Humanitare “Merhamet”. Banorët e këtyre anëve, ishin tejet falënderues ndaj kësaj iniciative, duke theksuar se askush nuk ndërmerr ndonjë nismë për të vizituar ata dhe se ndjehen të lënë pas dore. Banorët e vlerësojnë dhe janë falënderues për faktin që “Merhamet” nuk i harroi ata, duke qenë falënderues edhe për ndihmat e sjella, respektivisht pakot me produkte ushqimore. “Si imam i fshatit Buzellakovë, falënderojmë Shoqatën Humanitare ‘Merhamet’ bashkë me ‘Gjysmëhëna e Kuqe’ të cilët bëjnë një organizim me ndarjen e ndihmave humanitare…

