Ministria e Shëndetësisë informon se në lidhje me rastin me vajzën e vdekur 15-vjeçare nga Gostivari merren të gjitha masat ligjore, të cilat janë në kompetencë të Ministrisë me qëllim të testimit të kompletuar të rastit. Siç theksojnë në kumtesë, për këtë qëllim menjëherë është formuar komisioni për mbikëqyrje profesioniste, në pajtim me Ligjin për mbrojtje shëndetësore, me përfaqësuesit nga Inspektorati shtetëror sanitar dhe shëndetësor dhe mjekë nga specialitete përkatëse. Komisioni nga aspekti profesional e analizon trajtimin e përgjithshëm të pacientes, duke filluar nga pranimi në Spitalin e përgjithshëm Gostivar dhe transporti me automjet të ndihmës së parë mjekësore, që…
Author: almakos
Zoran Zaev u premtoi qytetarëve anëtarësim të shpejtë në BE dhe NATO, pa u prekur çështjet e identitetit dhe pa u bërë marrëveshje në dëm të popullit maqedonas dhe shtetit. Qytetarët presin që premtimet të plotësohen, e jo të zvogëlohen pritjet dhe të ofrohet si sukses diçka që veçmë është punuar, kumtoi VMRO-DPMNE-ja. “Qëllimi i udhëtimit të Zoran Zaev në Bruksel nuk duhet të reduktohet vetëm për shkrirjen e rekomandimit për fillimin e negociatave për anëtarësim. Maqedonia tetë vjet rresht ka fituar rekomandim pozitiv për fillimin e negociatave, e cila ishte e kushtëzuar në dy vitet e fundit pikërisht për…
Këshilli i Prokurorëve Publik ka pranuar kërkesën e Qeverisë që të shkarkohet Marko Zvërlevski nga posti i Prokurorit Publik Republikan. Tani Këshilli, mendimin duhet ta kthejë në Qeveri, pas çka qeveria bashkë me të gjitha dokumentet e propozimit për shkarkim t’i dërgojë deri në Kuvend. Qeveria më 6 qershor vendosi të inicioj procedurë për shkarkimin e Prokurorit Publik Republikan Marko Zvërlevski dhe propozimin për shkarkimin e tij e dorëzoi deri tek Këshilli i Prokurorëve Publik për të kërkuar mendim. Derisa zgjat procedura për zgjedhjen e Prokurorit të ri, funksionin Prokuror Publik do të kryej zëvendësi i parë i Zvërlevski, Xhelal…
13 June Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov nesër në Athinë do të takohet me shefin e diplomacisë greke, Nikos Koxias. Nga MPJ greke ende nuk ka asnjë kumtesë zyrtare për detajet e takimit, dhe as cilat do të jenë temat, për të cilat do të bisedohet. Para vizitës në Athinë, Dimitrov në një intervistë për “Fajnenshëll Tajms” deklaroi se “Maqedonia është duke e shqyrtuar mundësinë për përdorimin e referencës së përkohshme për anëtarësim në NATO”. “Do ta pyesim Greqinë se çfarë lloji të fqinjit dëshiron. Nëse dëshiron shtet stabil, miqësor i cili ofron shpresë, demokraci dhe…
Çështja shumëvjeçare dhe e hapur midis Greqisë dhe IRJM duhet të mbyllet, kumtoi sot partia greke “Potami”. Partia thekson se Greqia deri më tani ka dhënë shumë shembuj konkret për vullnet të mirë dhe ka dhënë propozime të hollësishme. “Presim që ish Republika Jugosllave e Maqedonisë ta shqyrtojë jo vetëm atë që është në afat të shkurtër, por atë që është përfitim në afat të gjatë nga zgjidhja e çështjes për emrin. Një zgjidhje e pranueshme dhe e qartë do të hap perspektiva shumë të mëdha për të ardhmen. Të mos lejojmë që mundësia të mos të zhduket”, thuhet në…
Mot i ndryshueshëm dhe jostabil me reshje lokale të shiut me intensitet të ndryshueshëm dhe të përcjell me bubullima, paralajmërohet prej nesër pasdite. Nesër vonë pasdite dhe në orët e mbrëmjes në shumë vende, moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, veçanërisht në perëndim të vendit, ndërsa në vendet lokale pritet që proceset të jenë më intensive. Bubullima të përkohshme do të ketë edhe gjatë natës, si dhe të enjten paradite, ndërsa gjatë ditës vranësira do të zvogëlohet. Valë më e theksuar e reshjeve pritet edhe të shtunën pasdite. Gjatë fundjavës do të fryjë erë e…
Kryeministri Zoran Zaev dhe ish numri një i DSK-së, Zoran Verushevski sot duhet të paraqiten në Prokurorinë Speciale Publike, ku janë të ftuar për rastin “Target”. Hetimi për këtë rast është hapur për të pastruar me skandalin e përgjimeve masive. Prokurorët e Speciales kohë më parë shpjeguan se rasti Target do të ketë ndikim në rastin Puç ku kryeministri Zoran Zaev dhe Zoran Verushevski dyshohen për përgjim masiv dhe shitjen e materialeve shërbimeve të huaja sekrete. Por Prokuroria Speciale kohë më parë e tërhoqi akuzën me paralajmërimin se do të plotësojë atë me prova të reja që kanë dalë nga…
Aleksandar Dinev, pronar i kompanisë së re “Media Print” e cila e boton gazetën e përditshme “Dnevnik”, gjysmë ore më parë ka tubuar të punësuarit dhe u ka thënë se gazeta e cila botohet nga viti 1996, sot do të botoj numrin e fundit. Të punësuarit prej nesër janë në pushim i cili zgjat 20 ditë, përderisa të rregullohen formalitetet. Dnevnik ka qenë gazeta e e parë private në Maqedoni. Përpos “Dnevnik”-ut, nuk do të funksionojnë as portalet “Vest”, “Utrinski Vesnik” dhe “Telegraf”.
13 June Këshilli i prokurorëve publik në seancën e sotme duhet të shqyrtojë propozimin qeveritar për shkarkimin e prokurorit publik Marko Zvërlevski. Anëtarët e këshillit duhet të prononcohen pro ose kundër propozimit të qeverisë. Sipas kryetarit të Këshillit të prokurorëve, Petar Anevski, në kërkesën e qeverisë nuk ka mjaftueshëm detaje përveç se në të është theksuar vetëm baza ligjore për shkarkimin e Prokurorit Publik Marko Zvërlevski. Anevski javën e kaluar shprehu qëndrimin e tij personal duke theksuar se Zvërlevski është prokuror i shkëlqyer dhe se nuk ka asnjë lloj vërejte për punën e tij.
Sot në seancën e Qeverisë pritet emërimi i drejtorit të ri të Byrosë për Siguri Publike dhe i Drejtorisë për Sigurim dhe Kundërzbulim në MPB. Për Mitko Çavkovin, momentalisht drejtor i BSP-së, propozim për shkarkim ka paraqitur ish ministri i brendshëm, Agim Nuhiu, por ai ndërkohë ka paraqitur kërkesë për pensionim. Sot gjithashtu duhet të shkarkohet edhe drejtori i DSK, Vmlladimir Atanasovsksi që në vend të tij të emërohet një tjetër.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis shprehu dje në mbrëmje shqetësimet mbi kërcënimin që përbën Koreja e Veriut për paqen ndërkombëtare, duke e cilësuar programin e armatimit të regjimit komunist si rrezik aktual dhe të dukshëm. “Kërcënimi më i rrezikshëm dhe më urgjent për paqen dhe sigurinë është Koreja e Veriut”, theksoi shefi i Pentagonit në një deklaratë të shkruar, para se të dëgjohet nga komisioni i Forcave të Armatosura në Dhomën e Përfaqësuesve. “Programi i armatimit bërthamor i regjimit është një rrezik aktual dhe evident për të gjithë dhe veprimet e regjimit, dukshëm të ilegalë në kuadër të të…
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski sot do të realizojë takim pune me përfaqësues të organizatave qytetare, ekspertë, përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare dhe nga shoqata dhe asociacione të mediave. Në takim do të bisedohet për propozimin për reforma urgjente demokratike, posaçërisht në kapitullin që ka të bëjë me administratën publike, si dhe për propozimet e faktorëve relevantë. Do të hapet edhe diskutim për format e mundshme për bashkëpunim të mëtejshëm mes shoqërisë qytetare nga njëra dhe Ministrisë së Shoqërisë Informatike nga ana tjetër.(koha.mk)

