Deputetët e VMRO DPMNE-së me brohoritje dhe zhurmë duke u rënë tavolinave të parlamentit janë munduar të bllokojnë seancën e Kuvendit ku në rend dite është votimi zëvendësministrave. Ata pretendojnë se është shkelur rregullorja e parlamentit për zgjedhjen e zëvendësministrave dhe se kryetari i Kuvendit nuk i jep opoyitës kohën e duhur për votim. Nga ana tjetër kryetari i Kuvendit, Telat Xhaferi deklaroi se do të bëjë gjithçka për të kompensuar 6 muajt e humbur për faj të tyre. Në procedurale deputeti Ilija Dimovski kërkoi të hiqet nga rendi i ditës pika për zgjedhjet e zv/ministrave ndërsa, sipas kryetarit të…
Author: almakos
Kryeministri Zoran Zaev tha se pret perspektiva pozitive nga takimi i sotëm i ministrave për punë të jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, në të cilën, theksoi ai, pritet vëmendje më të posaçme të vendoset në rritjen e masave të mirëbesimit mes dy shteteve. Kryeministri Zoran Zaev tha se pret përgjigje pozitive nga takimi i sotëm i ministrave të Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë në të cilën, siç theksoi, pritet kujdes më i veçantë t’i kushtohet rritjes së masave për besimin mes dy shteteve. Beson se gjithçka që është në interes të dy vendeve në pjesën e punëve të…
Mbrëmë vonë me propozim të kryeministrit Zoran Zaev propozimi për emërimin e zv/ ministrave hyri në procedure parlamentare. Gjatë seancës së sotme pritet që ata të marrin dritë jeshile nga deputetët. Lista e plotë e zv/ ministrave Bekim Maksuti, Zv/ ministër i mbrojtjes Agim Nuhiu, Zv/ ministër i brendshëm Oliver Ristovski, Zv/ ministër i drejtësisë Arta Toçi, Zv/ ministre për punë të jashtme Shirete Elezi, Zv/ ministre për financa Kire Naumov, Zv/ ministër për ekonomi Vllaste dimokoviq, Zv/ ministër për bujqësi Goce Çakaraovski, Zv/ ministër për shëndetësi Jani Makraduli, Zv/ ministër për ekologji Visar Ganiu, Zv/ ministër për arsim Elmi Aziri, Zv/ ministër…
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë, Nikolla Dimitrov sot në Athinë do të takohet me shefin e diplomacisë greke, Nikos Koxias. Pas takimit, do të vijojë takim në përbërje të zgjeruar, pas çka dy ministrat do të mbajnë konferencë për shtyp. Pas deklaratave për mediat, Koxias do të organizojë drekë pune në nder të kolegut të tij nga Maqedonia. Ministri Dimitrov pasdite do të takohet edhe me presidentin grek Prokolis Pavlopulos, e pastaj me Jorgos Mumucakos, i cili është është përgjegjës për politikën e jashtme në partinë më të madhe opozitare “Demokracia e Re. Koxias dje në Athinë ka…
Parlamenti Evropian sot do të votojë për rezolutën për Republikën e Maqedonisë, e cila ka të bëjë me raportin e Komisionit Evropian për vitin 2016, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu. Rezoluta e propozuar nga eurodeputeti slloven Ivo Vajgëll është vendosur në rend dite për votim në mesditë, së bashku me rezolutat për Serbinë dhe Kosovën. Gjatë sesionit të qershorit në Strasburg, nuk është paraparë të zhvillohet debat para votimit, duke e marrë parasysh se eurodepuetët veçmë kanë debatuar për Raportin dhe për situatën në Maqedoni gjatë sesionit të majit, pasi paraprakisht ishte shtyrë votimi, derisa nuk sqarohet situata politike…
Qendra për zhvillimin e biznesit – UEJL, organizoi trajnim 4 ditorë, për të punësuarit e kompanisë Dauti Komerc – trajnim, ky i cili u organizua në kuadër të projektit që Qendra për zhvillimin e biznesit -UEJL, e realizon me kompaninë Dauti Komerc dhe që i njëjti përkrahet nga ana e bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim- BERZH. Në këtë projekt, përpos konsultantëve lokal Doc. Dr. Jusuf Zeqiri -profesor në fakultetin e Biznesit dhe Ekonomisë dhe z. Lumni Ajvazit – drejtor i QZHB-së, u angazhua edhe eksperti gjerman, z. Norbert M. Marx, i cili posedon një përvojë të bujshme në lëmin…
13 June Kryeministri Zoran Zaev dhe ish-drejtori i Drejtorisë për siguri dhe kundërzbulim Zoran Verushevski sot dëshmuan në Prokurorinë Publike speciale në lidhje me rastin “Target”. Kryeministri Zaev tha se ishte ftuar si dëshmitar i dëmtuar në rastin e bisedave të përgjuara të paligjshme. Ai tha se do të bëjë gjithçka që është në fuqinë e tij për të mundësuar që Specialja deri në fund ta përmbushë obligimin e vet. Lidhur me vendimin e Këshillit të Prokurorëve, i cili i dha një opinion pozitiv për ndërrimin e Marko Zvërlevskit, Zaev njoftoi se pasardhësi i tij, Prokurori i ri i Përgjithshëm…
Në vazhdën e shpërndarjes së pakove me produkte ushqimore, karvani i Organizatës Kulturore Humanitare “Merhamet” ka ndaluar sot në Hasanbeg, për të ndihmuar familjet që ishin të prekura nga vërshimet që kapluan këtë vend para një viti. Në shpërndarjen e pakove në Hasanbeg, prezent ishin dhe zëvendëskryetari i Gjysmëhënës së Kuqe Turke, Ismail Hakki Turunç, i cili tha se kanë planifikuar që të shpërndajnë afër tre mijë pako në më shumë se 250 fshatra. “Kemi ardhur këtu sot në mëngjes si bord drejtues i Gjysmëhënës së Kuqe Turke. Me shokët tanë përgjegjës do të dorëzojmë një pjesë të pakove. Edhe…
Bashkësia ndërkombëtare do t’i ofroj përkrahje më të theksuar Qeverisë së re. Kështu kanë vlerësuar njohësit e rrethanave politike, Xhelal Neziri dhe Branko Gerovski. Duke komentuar mbi vizitën e kryeministrin Zaev në Bruksel, ata kanë thënë se përkrahja e ndërkombëtarëve do të thoshte një stabilizim të vendit pas një krize dyvjeçare. Neziri ka vlerësuar se ndërkombëtarët do të tentojnë që të gjejnë zgjidhje për të integruar vendin, sidomos në NATO si një strukturë sigurie, me qëllim që të garantohet stabiliteti i Maqedonisë, e me këtë edhe i rajonit. “Faktori ndërkombëtar pra, Brukseli dhe Uashiongtoni janë të interesuar që Maqedonia por…
Kryeprokurori Marko Zvërlevski do të shkarkohet. Me shumicë votash Këshilli i Prokurorëve ka pranuar kërkesën e Qeverisë për shkarkimin e tij dhe siç mësohet, vetëm kryetari i Këshillit të Prokurorëve, Petar Anevski ka qenë kundër tetë mendimeve pozitive të anëtarëve. I pyetur për këtë fakt, Anevski nuk mohoi qartë por vetëm pyeti gazetarët se prej ku e kanë informatën për votimin 8 pro ndaj 1 vote negative. “Me shumicë votash u deklaruam pozitivisht për propozimin e Qeverisë. Ne që tani do të dërgojmë mendimin deri tek Qeveria me një arsyetim të shkurtër, ashtu siç e kërkon ligji…Nuk e di prej…
Instituti për strategji ekonomike dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Ohër, në bashkëpunim me Lobin e grave të Maqedonisë, organizuan konferencë kombëtare për promovimin e projektit ”Platforma aktive e Maqedonisë për përfshirje sociale – PAMPS”, në Shkup. Në konferencë u prezantuan 18 propozim-strategji lokale për përfshirje sociale të të rinjve dhe femrave nga 18 komuna të vendit. Poashtu, për përfshirjen e propozim aktiviteteve dhe çështjeve konkrete për përmirësimin e situatës të kategorive të prekura të qytetarëve në nivel local dhe atë duke përcaktuar legjitimitet prej anëtarëve lokal, shoqata e qytetarëve lokale, shoqata e binesit, qytetarëve, përfaqësuesit lokal dhe qeverisja e centruar, mediumet.…
22 organizata jo qeveritare në interes për të drejtat dhe statusin e grave dhe barazisë gjinore. Shoqata për edukim shëndetësor dhe hulumtim “Hera”, pas një propozimi për fillimin e iniciativës së qytetarëve në projekt-ligj, për plotësimin e Ligjit për marrëdhënie pune, të paraqitur në Tetor të vitit të kaluar, nga një gup qytetarësh, ka drejtuar deri te Kuvendi i Maqedonisë, një letër të hapur. Ku ndër të tjera thuhet se platforma e tyre është bazuar për barazi gjinore, ku janë përfshirë 22 organizata që mirëpret hapjen e ndryshimeve të Ligjit për marrëdhënie pune, të cilat në masë të madhe trajton…

