Author: almakos

Në foton e mëposhtme shihet momenti kur 24-vjeçarja Rayyan Alwan dhe bashkëshorti i saj, 49-vjeçari Fadi Alwan mbërritën në Shqipëri, nga aeroporti i Rinasit, me datë 19 Shkurt. Dyshja shihen të qetë duke ecur krah njëri-tjetrit në aeroport, ndërsa bëhet me dije se kishin ardhur si turistë në Shqipëri. Viktima dhe bashkëshorti i saj 25 vite më i madh raportohet se jetonin në Gjermani, nga edhe ku kishin mbërritur në Rinas, ndërsa në aeroport janë prezantuar me dokumente greke. Pasi kanë marrë një taksi ata janë akomoduar në banesën e marrë me qira tek Blloku i Ambasadave, ku dyshohet se…

Lexo më Shumë

Nga koalicioni VLEN i janë përgjigjur përmes një komunikate kërkesës së kreut të BDI-së Ali Ahmeti, që bashkë me zgjedhjet lokale në vjeshtë, të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare.Nga VLEN thonë se BI-ja po përgatit bojkot të zgjedhjeve lokale.“Për të shmangur reformën programore dhe kadrovike, BDI-së i duhet me çdo kusht një krizë politike. Prandaj, tashmë një kohe të gjatë po krijojnë skenarë që duhet të kulmojë me bojkot të zgjedhjeve lokale. Pjesë e këtij skenari të tejdukshëm janë edhe sulmet e tyre të pabaza për të ashtuquajturën “deshqiptarizim”, me qëllim që të krijojnë një atmosferë të rreme se…

Lexo më Shumë

Një operacion policor kundër shitjes së lëndëve narkotike ka bërë që 4 të rinj të arrestohen në kryeqytet. Në pranga kanë rënë shtetasit J. M, 27 vjeç dhe J. M., 35 vjeç të dy banues në Tropojë;  Gj. H., 28 vjeç dhe O. I., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë. Operacioni u zhvillua në rrugën “Bill Klinton”, ku shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Benz”, në të cilin gjatë kontrollit, në bagazh, janë gjetur dhe sekuestruar 2 thasë të mbushur me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, me peshë totale 11 kg. Njoftimi Finalizohet operacioni policor i koduar “Carry…

Lexo më Shumë

Sonte, në perëndim të diellit, fillon Ramazani, muaji i agjërimit mysliman. Dita e parë e agjërimit është të shtunën më 1 mars, ndërsa Bajrami i Fitrit është të dielën më 30 mars. Agjërimi i muajit të Ramazanit është një nga shtyllat e Islamit dhe një obligim i rreptë për çdo burrë dhe grua myslimane të rritur, të shëndoshë që janë në shtëpi, nga agimi deri në perëndim të diellit. Ramazani është i lidhur edhe me sadakanë (lëmoshën) e fitrit, obligim i çdo myslimani dhe gruaje të rritur që ka ushqim të tepërt pas një dite të ngrënë gjatë Ramazanit. Ky…

Lexo më Shumë

Detaje të reja janë zbardhur nga krimi i rëndë, i ndodhur një ditë më parë në Tiranë, ku një 24-vjeçare palestineze u gjet e vrarë me thikë në banesën e marrë me qira pranë bllokut të ambasadave. Çifti palestinez Ryyan Alwan 24 vjeçe dhe bashkëshorti i saj, Fadi Alwan 49 vjeç, të cilët jetonin në Gjermani, kanë fluturuar nga Gjermania dhe kanë mbërritur në Rinas më datë 19 shkurt, ku në aeroport te kontrolli i pasaportës janë prezantuar me dokumente greke dhe më pas pasi kanë rezervuar një taksi kanë shkuar nga Rinasi te zona e rrugës së Kavajës dhe…

Lexo më Shumë

Joz Marku është rikthyer në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP. Atij publiku ia dha edhe një mundësi bashkë me G Banin dhe Amber nga një avantazh që kishte Gjesti. Edhe pse hyri brenda, ai mbajti një qëndrim kundrejt partneres së tij, Loredana Bratit. Këngëtarit duket t’i ketë ngelur hatri nga veprimet që Lori bëri pas daljes si dhe një rast që pati me Gjestin. I njëjti e akuzoi për tradhti dhe se nuk e ka pritur nga ajo një gjë të tillë. Pas disa tentimeve për sqarim, Loredana filloi të qante, duke thënë se nuk e…

Lexo më Shumë

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurtra me diell. IHK njofton se vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0°C deri në 3°C, ndërsa maksimalet nga -9°C deri në 14°C. Era do të fryjë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-4 m/s. /Telegrafi/

Lexo më Shumë

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali, përgjatë fjalës së saj në Konferencën e Komisioneve Parlamentare për Integrim, u shpreh se vendi ynë ka vetëm një plan, atë të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Spiropali theksoj se shumica dhe pakica në parlamentin e Shqipërisë kanë konsensus të plotë për anëtarësimin në BE. Ajo deklaroi se se integrimi në BE është projekt i përbashkët i rajonit. Elisa Spiropali: Jemi bashkë për të përballuar sfidat drejt anëtarësimit në BE. Integrimi në BE është projekt i përbashkët i rajonit. Ai që jemi mësuar ta dëgjojmë proces i zgjerimit nuk është zgjerim, por është përfshirje e vendeve…

Lexo më Shumë

Dogana greke në Kakavijë do të futet në grevë sot, nga ora 07:00 deri në 23:00. Burime bëjnë me dije se përveç ambulancave dhe makinave funerale, asnjë mjet transporti nuk do të ketë leje kalimi. Në këto kushte, ndërsa mjetet mbeten të bllokuara, por qytetarët që ecin në këmbë do të kenë mundësi të kalojnë. Kjo masë ndikon në mënyrë të konsiderueshme në rrjedhën e trafikut dhe shkakton shqetësime midis udhëtarëve dhe operatorëve ekonomikë që mbështeten në kalimet kufitare. Arsyeja e kësaj greve lidhet me ngjarjen Tempi në Greqi. Përplasja hekurudhore në Tempi, Greqi, ndodhi më 28 shkurt 2023 dhe…

Lexo më Shumë

Vendi ynë në ditën e premte, do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me kthjellime të herëpashershme dhe alternime vranësirash të cilat do të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët(me ndërprerje), kryesisht në orët e mesditës dhe pasdites. Era do të fryjë e lehtë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri 8m/s,ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës era do të arrijë 10m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2 ballë. Mjegull/mjegullinë në zonat luginore si dhe në momentin e reshjeve. Temperaturat parashikohen:në zonat malore 4 deri…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka komentuar mundësinë e një bashkëpunimi mes Fatmir Limajt dhe Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se një koalicion i tillë nuk do të kishte ndikim të madh në formimin e qeverisë. Sipas Gjinit, edhe nëse Limaj i bashkohet Vetëvendosjes, numri i deputetëve të Nismës Socialdemokrate nuk do të jetë vendimtar për krijimin e një shumice parlamentare. “Unë shpresoj që nuk ka me i mjaftu Vetëvendosjes edhe Limaj në rastin hipotetik, më të keqin, edhe nëse shkon. Nuk ka me i ndihmu me bo qeverinë, nuk ka me i vyjtë edhe tre deputetë…

Lexo më Shumë