Një 22-vjeçar nga Turqia ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi akuzohet se bleu karburant me para të falsifikuara. “Pas kallëzimit të një punonjësi në një pikë karburanti në fshatin Çermë e Sipërme, se një shtetas kishte paguar për furnizimin e automjetit, me kartëmonedha false(dollarë), Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ka organizuar punën për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale autorin”, njofton policia e Fierit. Si rezultat u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi B. O., 22 vjeç, banues në Turqi, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”. Gjithashtu, gjatë kontrollit të automjet të cilin ky shtetas…
Author: almakos
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, pavarësisht kushteve të lagështa, njoftojnë nga LAMM. Intensiteti i trafikut jashtë zonave urbane është mesatar dhe nuk ka vonesa të raportuara në vendkalimet kufitare me Maqedoninë e Veriut për hyrje dhe dalje nga vendi. Në këtë kontekst, LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, si dhe respektimin e sinjalistikës të vendosur në rrugë. Po ashtu, ata theksojnë nevojën për menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë përmes luginave, luginave lumore dhe grykave, ku mund të ndodhin rrëshqitje dhe dheu. Për këtë arsye, udhëtarëve u bëhet thirrje të jenë të…
Kryetarja e Kuvendi të Shqipërisë, Elisa Spiropali ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë muajin e shenjtë të Ramazanit. Përmes një postimi në rrjetin e saj social Facebook, Spiropali, uron agjërim të lehtë e të pranuar. Postimi i plotë “Fjala “sakrificë” vjen prej latinishtes e do të thotë “të bësh një veprim të shenjtë”! E mendoj agjërimin në religjion, e sidomos te besimi Islam, si thirrje të fortë të ushtrimit të ekzistencës sonë fizike në funksion të rritjes shpirtërore. Agjërimi përshkruhet në Kuranin e Shenjtë edhe si thirrje e fortë për zgjimin e inteligjencës te besimtari se si të dallojë të…
Policia ka arrestuar një 47-vjeçari të shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi akuzohet si pjesëtar i një organizate kriminale që kryenin vjedhje me dhunë 47-vjeçari me iniciale M. B., u kap në Berat dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, Ndaj tij Gjykata e Benevento me vendimin e datës 16 korrik 2019, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grup kriminal në vjedhje me dhunë”. Njoftimi i policisë: Berat/Finalizohet operacioni policor i koduar “Wanted”, për kapjen e një shtetasi në kërkim ndërkombëtar. I akuzuar nga autoritetet italiane, si pjesëtar i një organizate kriminale që kryenin vjedhje me dhunë, kapet në…
Një takim i shumëpritur në Shtëpinë e Bardhë u shndërrua në një moment të tensionuar për presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky. Ajo që pritej të ishte një mundësi për të forcuar mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën, përfundoi në një përballje të hapur me presidentin amerikan, Donald Trump, dhe zëvendëspresidentin e tij, JD Vance. Sipas burimeve nga brenda administratës amerikane, Trump dhe Vance shprehën rezerva të forta ndaj strategjisë së ndjekur nga Zelensky dhe kërkuan sqarime të mëtejshme për kërkesat e Ukrainës për ndihmë ushtarake. Kjo përplasje erdhi në një moment kur opinioni publik amerikan po tregon gjithnjë e më shumë skepticizëm ndaj…
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga takimi i tensionuar mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i cili përfundoi me largimin e papritur të këtij të fundit nga Shtëpia e Bardhë. Ky incident, që ka tronditur opinionin ndërkombëtar, pasqyron qartë marrëdhëniet e brishta mes dy vendeve në një moment kritik për politikën globale. Sipas burimeve të mediave amerikane, përplasja mes dy liderëve ndodhi për shkak të qëndrimit të kundërt lidhur me luftën në Ukrainë dhe mundësinë e një armëpushimi. Burime brenda administratës amerikane raportojnë se debati u bë aq i ashpër,…
NIKOLETA KOVAÇI/ Kur kanë kaluar më shumë se dy ditë nga vrasja e 20-vjeçarit Pavlin Preka, blutë dhe grupi hetimor që ka marrë në duar ngjarjen jo vetëm që nuk kanë asnjë të dyshuar, por madje nuk janë në gjendje as të fiksojnë pistat e hetimit nga ku do të nisin gjurmimin e ekzekutorit apo ekzekutorëve. Ajo që është mësuar përgjatë së djeshmes ka të bëjë vetëm me faktin se mbi të riun është qëlluar 6 herë, ndërkohë që plumbat e kanë marrë në gjoks. Policia ka marrë në pyetje familjarë, të afërm, komshinjtë të familjes Preka, por askush nuk di…
Muaji i shenjët i Ramazanit, bëri që shumë figura publike ta konfirmojnë me ndjekësit e tyre se a do të agjërojnë apo jo. Edhe Jonida, u pyet nga një ndjekëse në rrjete sociale. Ajo tha që nuk do të agjëroj duke i dhënë edhe arsyejet, shkruan Kosovarja. Më poshtë keni postimin e Jonidës:
Paqëndrueshmëria atmosferike do të vijojë edhe për fundjavën. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh si dhe reshje shiu të herëpashershme. Për ditën e shtunë prezencë e reshjeve të herëpashershme të shiut me intensitet të ulët nga orët e mesditës kryesisht përgjatë vijës bregdetare për t’u izoluar më pas në zonën e veriperëndimit. Për sa i përket ditës së diel reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezent që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën e veriperëndimit…
Çdo informacion për një person të identifikuar apo që mund të çojë në identifikimin e tij përkufizohet si e dhënë personale. Ky mund të jetë një nga këto elemente: emër dhe mbiemër, adresë shtëpie, email që përmban të dhëna identifikuese, një adresë IP, numri i kartës së identitetit, numri i telefonit, të dhëna që mbahen në spitale dhe mjekët, të cilat janë unike për identifikimin e një personi. Ky është koncepti i përgjithshëm për atë që mund të konsiderohet e dhënë personale, ndjeshmëria ndaj të cilave në vende të zhvilluara është tepër e lartë. Në Shqipëri, koncepti mbi të dhënat…
Nuk qëndroi shumë gjatë në BBVK 3, por me aq orë prezencë, Atilla Kardesh ishte një ndër emrat më të bujshëm të këtij edicioni. Marrëdhënia e tij me Drenusha Latifin, bashkë prindërimi, mbeten ndër temat më të komentuara të kësaj kohe. Për këtë arsye, Atilla erdhi në Prive, për të ndarë detaje të pathëna rreth raportit të tij me Drenushën dhe fëmijët e tyre. Por, ai nuk e la me kaq! Atilla ndër të tjerash foli për ish të dashurën e tij Xhenetën, si dhe pati dy fjalë për thashethemet e romancës së tij të re. Ndiqni intervistën e tij…
Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka shpërndarë një video interesante që zbulohet se cilat janë ushqimet e preferuara të zyrtarëve, veçanërisht të ambasadorit Jorn Rohde. Ambasadori Rohde, i njohur për angazhimin e tij në promovimin e kulturës dhe gastronomisë kosovare, ndan me ne preferencat e tij kulinare. Sipas një postimi të bërë në rrjetet sociale, një nga përfitimet e qenies diplomat është përvoja e shijes nga e gjithë bota. Ai ka theksuar se është rritur me një pasion për të provuar dhe shijuar kuzhina të ndryshme dhe tani ndjehet i privilegjuar që ka mundësinë të eksplorojë traditat kulinare të Kosovës.…