Qarkullimi i automjeteve në aksin nacional Librazhd-Qafë Thanë, këtë të hënë në zonën problematike të Kthesave të Dragostunjës, vijon të kryhet me vështirësi. [embedded content] Aktualisht, vetëm një korsi e gjysmë e rrugës është e hapur, ndërsa një gur gjigant ndodhet ende mbi asfalt, duke përbërë rrezik real për drejtuesit e mjeteve. Ajo që bie më tepër në sy, një ditë pas ngjarjes së rëndë, është mungesa e autoriteteve në terren. Nuk ka sinjalistikë paralajmëruese, as punonjës që të këshillojnë drejtuesit e mjeteve të ulin shpejtësinë në një segment që mbetet tejet i rrezikshëm. Ndonëse për më shumë se 7-8…
Author: almakos
Një atentat me armë zjarri ndodhi mbrëmjen e së dielës në Rrile të Lezhës, ku u qëllua me breshëri plumbash drejt një berberhaneje, ku mbeti i plagosur 30-vjeçari Sokol Daci. Sipas gazetares Klodiana Lala nga hetimet e deritanishme rezulton se 30-vjeçari nuk është shënjestër e sulmit, ndërsa në berberhane ndodheshin edhe 4 persona të tjerë, ndër ta edhe Merando Nikulaj, nipi i Ardian Nikulajt, i cili dyshohet të ketë qenë shënjestra e atentatit. Deri në këto momente Nikulaj nuk është shoqëruar dot, për t’u marrë në pyetje, ndërsa policia po ushtron kontrolle në disa biznese dhe banesa, për ta shoqëruar…
Seanca paraprake gjyqësore për çështjen që lidhet me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj është shoqëruar me debate. Gjatë seancës, avokatja e caktuar kryesisht, Valentina Teodoresku, ka kërkuar sërish kohë për t’u njohur me aktet e dosjes, duke argumentuar se nuk ka pasur mundësi të plotë për shqyrtimin e materialeve proceduriale. Nga ana tjetër, avokati i Veliajt, Artan Gjermeni, ka kërkuar që gjykata të marrë një vendim të qartë lidhur me atë se kush duhet të paraqesë konkluzionet përfundimtare, avokatja kryesisht apo avokati i zgjedhur më herët nga vetë Veliaj. Gjermeni ka theksuar se, ndonëse mandati i tij është revokuar nga…
MPB njofton se në periudhën nga 01.01.2026 deri më 31.01.2026, si rezultat i kontrolleve të rregullta të trafikut të kryera nga oficerët e policisë nga të gjitha sektorët e punëve të brendshme në rrugët në të gjithë vendin, nga gjithsej 15,943 urdhërpagesa të lëshuara, 3,683 shkelje kanë të bëjnë me shoferë që nuk kanë respektuar kufirin e shpejtësisë së përcaktuar. “74 persona u privuan nga liria për drejtim mjeti të pakujdesshëm në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal, nga të cilët 67 për vozitje nën ndikimin e alkoolit, një për vozitje nën ndikimin e drogës dhe substancave psikotrope ose…
Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është realizuar për herë të parë me sukses ndërhyrja kirurgjikale për Sindromën Eagle (një patologji e rrallë dhe komplekse). Pacienti M. D., rreth 65-vjeçar, bazuar në njoftimin zyrtar, thuhet se paraqiste simptoma klinike të vazhdueshme. “Pas ekzaminimeve të nevojshme biokimike, radiologjike dhe të tjera, u konstatua një zgjatje e procesit stiloid me gjatësi rreth 5.5 cm, gjë që e bënte të domosdoshëm trajtimin kirurgjikal.” Duke marrë parasysh përfshirjen e strukturave vaskulare të qafës, ShSKUK thekson se u vendos që ndërhyrja të realizohej në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, përmes qasjes…
Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me atentatin e një natë më parë në Lezhë, ku nga breshëria e plumbave mbeti i plagosur Sokol Daci 30 vjeç, pronar i një berberhane. Gazetarja Klodiana Lala raporton se nga hetimet e deritanishme rezulton se 30-vjeçari nuk është shënjestër e sulmit, ndërsa në berberhane ndodheshin edhe 4 persona të tjerë, ndër ta edhe Merando Nikulaj, nipi i Ardian Nikulajt, i cili dyshohet të ketë qenë shënjestra e atentatit. Deri në këto momente Nikulaj nuk është shoqëruar dot, për t’u marrë në pyetje, ndërsa policia po ushtron kontrolle në disa biznese dhe…
Pas kërkesës së Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ) për verifikimin e sigurisë në gjykata, ditën e sotme është kryer inspektim edhe në Gjykatën e Posaçme. I njëjti grup inspektimi, ka qenë edhe në qytetin e Korçës, ndërsa sot kontrollet kanë vijuar duke inspektuar edhe Gjykatën dhe Prokurorinë e Posaçme. Inspektimi është kryer në Gjykatën e Posaçme nga Komisioni Parlamentar “Për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale” KËRKESA E KLGJ: Të nderuar,Në vijim të shkresës sonë nr. 5259 Prot., datë 07.10.2025, mbi të cilën ende nuk kemi marrë përgjigje, dhe në vijim të ngjarjes tragjike të ndodhur më datë 6 tetor…
Gazetari Almer Toska ka depozituar në SPAK një kallëzim për Belinda Ballukun vartësit e saj Gentian Gjyli, Ervis Berberi dhe kompaninë Gjoka Konstruksion, pasi sipas tij ka prova që tuneli i Murrizit u hap pa u kolauduar. Në një prononcim për mediat jashtë ambienteve të SPAK, gazetari i shpreh se jeta e qytetarëve që kalojnë në tunelin e Murrizit është në rrezik. Sipas tij, kompania Gjoka Konstruksion nuk ka kryer kolaudimin teknuk dhe nuk ka lëshuar certifikatën e përdorimit të këtij tuneli. “Tuneli i Murrizit u hap për qëllime politike në mars 2025 dhe nuk është kolauduar nga ARRSH. Jeta…
Një nga personat që ka qenë i pranishëm gjatë atentatit në berberhanen në qytetin e Lezhës ishte edhe një efektiv policie, por që në ato momente ndodhej jashtë detyrës dhe ka qëlluar me armën e shërbimit. Mësohet edhe dëshmia e dhënë prej tij para kolegëve dhe hetuesve për dinamikën dhe rrethanat. Punonjësi i Policisë së Shtetit ka thënë se ndodhej rastësisht në berberhane në momentin kur ndodhi atentati mbrëmë në Lezhë dhe për pasojë u plagos 30-vjeçari Sokol Daci. Ai ka shtuar se nuk ishte në shërbim dhe se prania e tij në zonë ishte krejtësisht rastësore. Sipas policit, për…
Studentët që dëshirojnë të ushtrojnë të drejtën e tyre për ushqim të subvencionuar studentor për vitin akademik 2025/2026 kanë ende disa ditë për të aplikuar, ka njoftuar Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH). Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve skadon më 5 shkurt 2026. “E drejta për ushqim të subvencionuar studentor është e destinuar për studentët e studimeve të plota universitare me të ardhura mujore më të ulëta se paga minimale neto, si dhe për studentët e regjistruar në studime pasuniversitare dhe të integruara në universitetet shtetërore dhe private në vend”, thonë nga MASH. MASH thekson se studentët që…
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka udhëtuar për në Washington, duke nisur vizitën e tij zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga AAK njoftojnë se ai është i ftuar në Lutjet e Mëngjesit “National Prayer Breakfast” dhe do të marrë pjesë në aktivitete zyrtare, si dhe do të zhvillojë takime me liderë politikë nga mbarë bota. Gjatë qëndrimit të tij, thuhet se Haradinaj do të zhvillojë takime në Kongresin Amerikan dhe institucione të tjera në Washington, do të mbajë një fjalim në Capitol Hill dhe do të diskutojë për partneritetin strategjik, forcimin e marrëdhënieve bilaterale…
Performanca e dobët në punë, ka sjellë shkarkimin nga detyra të Ina Bellos, drejtoreshës së Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Durrës. Ky vendim lidhet me performancën e dobët në drejtimin e institucionit dhe me mosrealizimin e objektivave të vendosura nga administrata qendrore tatimore. Drejtoria Rajonale e Tatimeve në Durrës konsiderohet një nga strukturat më të rëndësishme në vend, për shkak të volumit të lartë të aktivitetit ekonomik dhe peshës që ka në mbledhjen e të ardhurave buxhetore. Pikërisht për këtë arsye, çdo problem në drejtimin e saj reflektohet drejtpërdrejt në rezultatet financiare dhe në funksionimin e administratës tatimore në terren.…

