Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me refuzimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për t’u paraqitur në ambientet e Prokurorisë Speciale në rastin e njohur si “Rezervat Shtetërore”. Refuzimi i kryeministrit për të dëshmuar në Prokurori ka shkaktuar reagime të shumta në shoqërinë kosovare. Ky veprim nënvizon një dilemë të rëndësishme për sundimin e ligjit dhe çështjen e barazisë para tij. KDI thekson se veprime të tilla krijojnë një precedent të rrezikshëm, ku figura të larta politikë mund të shmangen nga përgjegjësitë ligjore. Instituti Demokratik i Kosovës e cilëson këtë situatë si një minim…
Author: almakos
Është vetëdorëzuar në polici motra e boksierit të ndjerë, Besar Nimani, e cila dyshohet se qëlloi me armë zjarri në shenjë hakmarrje babain dhe vëllain e autorit të dyshuar të vrasjes së boksierit para një gjykate në Gjermani, teksa zhvillohej seanca gjyqësore për ekzekutimin e këtij të fundit. Policia e Bielefeldit në Gjermani ka njoftuar sot se motra e boksierit është vetdorëzuar, pasi ishte në arrati që nga dita e sulmit bashkë me vëllain tjetër, Beratin, i cili është arrestuar. “Një grua 33-vjeçare nga Bielefeld, e kërkuar nga policia dhe prokuroria publike në bazë të një urdhër-arresti, është vetëdorëzuar në…
Lidhja e Sindikatave të RMV-së ka dorëzuar propozim në qeveri për rritjen e pagës minimale për 6000 denarë, ka njoftuar kryetari i LSM-së Sllobodan Trendafilov. Në propozim siç bëri të ditur Trendafilov kërkohet që për rritjen për 6000 denarë, punëdhënësit të lirohen nga pagesat e kontributeve. Ai tha se tani është koha që partnerët social t’i zgjasin duart dhe të përmirësojnë standardet e jetesës së të punësuarve. SLLOBODAN TRENDAFILOV, KRYETAR I LIDHJES SË SINDIKATAVE “Apelojmë Qeverinë dhe punëdhënësit që ta pranojnë propozimin e LSM-së ndërsa deputetët, ashtu siç ishin bashkë për t’i ruajtur shpenzimet e tyre për transport, të votojnë…
GJKKO ka lënë në arrest shtëpie avokatin, Bardhi Koçi ndaj të cilit më 1 mars SPAK lëshoi masën e sigurisë arrest shtëpie. NJOFTIMI: Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 03.03.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrjen në pyetje të personit të arrestuar Bardhi Koçi”. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Flora Hajredinaj, bazuar në nenet 248, 228 e vijues të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 29, datë 03.03.2025, vendosi: Vazhdimin e zbatimit të masës…
Gjatë muajit shkurt policia ka shqiptuar 23. 844 sanksione për shkelje të rregukllave të trafikut. Ministria e Punëve të Brendshme informoi se gjatë kontrolleve të shtuara në rrugët e vendit gjatë muajit të kaluar janë sanksionuar 2 059 persona të cilët drejtonin automjetin pa patentë shoferi, 617 drejtues mjetesh nën ndikimin e alkoolit, ndërsa 7473 drejtues mjetesh kanë marrë kundërvajtje për tejkalimin e shpejtësisë. Ata theksuan se kanë hasur edhe parregullsi të tjera, si mospërdorimi i rripit të sigurimit, përdorimi celularit dhe parkim jo i rregullt. MPB “1 508 urdhërpagesa kanë të bëjnë me mospërdorim të rripit të sigurimit, 766…
Këngëtarja, Rovena Stefa, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes dhe së fundmi ka tërhequr sërish interes me një postim në rrjetet sociale. Rovena ka ripostuar një video të vjetër të Rozana Radit, ku kjo e fundit flet për një konflikt mes tyre që kishte ndodhur vite më parë. Në mbishkrimin e videos, Stefa shkruan: “Kjo është Rozana Radi. Në televizion kombëtar krenohet sesi ka rrahur Rovena Stefën. Për më tepër, e ka droguar me hapa gjumi për t’ia prerë flokët. Llumi i industrisë”. Megjithatë, duket se Rovena e ka marrë situatën me sportivitet, pasi ngjarja i përket së kaluarës…
Një aksident i frikshëm ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Xhyrë në Njësinë Administrative Hotolisht, Bashkia Librazhd. Një automjet tip benz që po qarkullonte në aksin e rrugës kombëtare Librazhd-Prrenjas ka humbur drejtimin e lëvizjes duke dalë jashtë korsisë së rrugës. Sipas News 24, për pasojë mjeti është përplasur me mbrojtësen metalike të rrugës dhe trafikndarësja i është futur mes për mes makinës në anën e pasagjerit. Fatmirësisht drejtuesi ka qenë duke udhëtuar vetëm dhe nuk ka pësuar lëndime nga aksidenti.
Mbrëmja e kaluar nuk paska shkuar mirë për Eglin dhe Gjestin. Në rrjet përflitet se Gjesti e ka ‘bullizuar’ Eglin për një nishan që ka në këmbë. E mesa duket, për shkak të kësaj, Egli është zgjuar e përlotur, e madje ia ka rrëfyer Danjës atë që përjetoi. ‘Vë në mes jorganin, nuk më preku me dorë fare. Nuk jam ndjerë ndonjëherë më e flliqur. I thashë falendero Zotin që je këtu, se të ishe jashtë do të kisha fluturuar nga dritarja’, tha Egli.
Hurmat arabe janë një lloj fruti që përgjithësisht konsumohet më së shumti gjatë muajit të agjërimit mysliman, Ramazanit. Me ardhjen e Ramazanit, shumë besimtarë e shohin atë si një mundësi për të përmirësuar dietën e tyre dhe për të përfituar nga frutat e natyrshme. Një nga këto fruta është hurma arabe, e cila ka një vend të veçantë në tryezat e iftarit. Por, a është e domosdoshme të lajmë këto fruta para konsumit? Ky është një pyetje që shqetëson shumë njerëz, veçanërisht në lidhje me sigurinë e ushqimit. Administrata Saudite e Ushqimit dhe Barnave (SFDA) këshillon konsumatorët të lajnë mirë…
Lenovo ka prezantuar një koncept inovativ laptopi në Mobile World Congress, duke ofruar një zgjidhje për ata që duan të punojnë jashtë dhe të reduktojnë varësinë nga kabllot e energjisë. Ky laptop revolucionar, i quajtur PC Yoga Solar, është një provë emocionuese e potencialit të energjisë diellore. Ai përmban një panel diellor të integruar në kapak, i cili lejon përdoruesit të mbushin baterinë duke shfrytëzuar rrezet e diellit. Paneli diellor jo vetëm që shndërron energjinë nga drita natyrale në energji elektrike, por është i projektuar të funksionojë në kushte të ndryshme ndriçimi. Megjithatë, si me shumicën e pajisjeve të energjisë…
Numri i vendeve të lira të punës në tremujorin e katërt të vitit të kaluar ishte 9.562, ndërsa numri më i madh, 2.149, ishte në grupin e dytë të profesioneve ekspertë dhe shkencëtarë, njoftojnë sot nga Enti Shtetëror i Statistikës. “Më pas renditen grupet e punëtorëve në veprimtari shërbimi dhe shitje me 2.074 vende të lira pune, Profesionet elementare 1.638, Profesionet për punë joindustriale në prodhim 1.028, operatorët dhe montuesit e makinerive dhe impianteve 851, Teknikët dhe profesionet përkatëse 1.06 anëtarë. Po ashtu 44 vende të lira janë regjistruar në grupin e anëtarëve të organeve legjislative dhe ekzekutive, zyrtarëve shtetërorë,…
Kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka reaguar sërish nga qelia e paraburgimit të Durrësit. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Veliaj thotë se ai akuzohet për vepra penale që dënohen deri në 27 vite burg. “Gjyqtari Bani arsyeton se meqë Ols Dado më akuzon për vepra që dënohen me 12 dhe 15 vjet – pra, 27 vite burg – unë do ikja nga Shqipëria”, shkruan Veliaj. Kryetari i bashkisë thotë se ai ishte në Gjermani në ditën e bastisjes dhe se u kthye menjëherë. Veliaj tha se ai udhëtoi edhe 2 herë në SHBA në 30 dhjetor dhe…