Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë pasditen e sotme në Tiranë, ku në Gjykatën e Apelit u qëllua për vdekje gjyqtari shkodran Astrit Kalaja. Ai u vra në seancë gjyqësore nga Elvis Shkambi, i cili ishte palë në një proces pronësie në Apel. Siç bën me dije gazetarja Klodiana Lala, gjyqtari Kalaja u qëllua me armë zjarri në gjoks sapo shpalli vendimin për pronësinë në dëm të palës së Shkambit, i cili ishte së bashku me xhaxhain e tij Gjon Shkambi në gjyq. Vendimi u shpall në favor të palës Kurtaj, të cilët përfaqësoheshin në…
Author: almakos
Nga e hëna, transportuesit privat kanë reduktuar autobusët, gjegjësisht ata punojnë vetëm nga ora 05:00 deri në ora 10:00. Me këtë orar siç njoftojnë ata, do të vazhdojnë derisa t’u paguhet borxhi nga Ndërmarrja Qarkulluese Publike. Ndërsa, shtojnë se janë detyruar të marrin këtë vendim për shkak se nuk kanë para për naftë dhe servisim të autobusëve. Jovica Zafirovski, përfaqësues i transportuesve privat “Transportuesit privat kemi vozitur deri në orën 10:00 dhe u tërhoqëm sepse drejtori i NQP-së nuk ka ka kontaktuar dhe të na informoj për pagesën e mjeteve financiare që na i kanë borxh, prandaj i tërhoqëm autobusat…
Dy të plagosurit në Gjykatën e Apelit, ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja, janë Rakip dhe Ervis Kurtaj, që po mjekohen në spitalin e Traumës dhe jashtë rrezikut për jetën sipas informacioneve nga spitali. Ata kanë qenë palë në proces me familjen e Gjon Shkambit, e cila pretendonte pronësinë e ish-shkollës së rezervave në Shkodër dhe kërkonte lirimin e ambienteve nga 31 familjet. Dy prej personave në konflikt pronësie ishin pikërisht babë dhe bir, që rezulton se e kanë fituar gjyqin kundër Përmbarimit në Shkodër në shkallën e parë, duke bllokuar lirimin e banesave në favor të Shkambit. Procesi…
Ministrja Federale për Çështje Evropiane integrim dhe familje e Republikës së Austrisë Klaudija Plakolm dhe Sekretarja shtetërore në Ministrinë për Çështje të Jashtme dhe Evropiane të Republikës së Sllovenisë, Neva Grashiç kanë deklaruar se i japin mbështetje të plotë dialogut midis Shkupit dhe Sofjes, për të cilin Qeveria e vendit ka njoftuar se do të zhvillohet pas zgjedhjeve. Ato në konferencën e përbashkët me ministrin për çështje europiane të vendit Orhan Murtezani të pyetura se nëse vendet e tyre do të përpiqen për këtë çështje thanë se në çdo rast ata janë mbështetës të fortë të dialogut. Ato njoftuan se…
Gjon Shkambi u arrestua sot si autori i vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit, Astrit Kalaja dhe plagosjes së dy të tjerëve, në një konflikt të dyshuar për motive pronësie, ku magjistrati duket se kishte dosjen për proces. Dy vite më parë, në konfliktin e lindur në Shkodër për shkak të një çështjeje pronësie mes palëve, Shkambi pretendonte se ishte pronari i godinave ku jetonin të paktën 31 familje. Banorët e kishin hedhur në gjyq dhe akuzuar për marrjen e pronave. Por Shkambi pretendonte se i kishte me dokumentacione dhe i ka fituar përmes proceseve gjyqësore. Teksa kërkonte që…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani pas përfundimit të mbledhjes në kuadër të Samitit të Brdo-Brijonit, u shpreh me vendosmëri lidhur me sfidat dhe kërcënimet që përballet vendi ynë. Ajo theksoi se, pavarësisht përpjekjeve për bashkëpunim rajonal, mbrojtja e interesave shtetërore, sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës mbetet prioritet kryesor. “Ne asnjëherë nuk kemi sulmuar apo pushtuar askënd, por gjithmonë kemi mbrojtur dhe do të vazhdojmë ta mbrojmë vetveten,” deklaroi Osmani, duke nënvizuar se rreziku kryesor vjen nga Serbia. Ajo bëri me dije se Kosova do të vazhdojë të fuqizojë ushtrinë e saj për të garantuar mbrojtjen e çdo centimetri të…
Një plantacion me 1650 fidanë dhe bimë kanabisi të kultivuara u zbulua javën e kaluar në një zonë të pyllëzuar me vështirësi të arritshme të Agia Marina Pogoni, pranë kufirit greko-shqiptar dhe Janinës, nga Nëndrejtoria e Zbatimit të Ligjit kundër Drogës e Drejtorisë për Luftimin e Krimit të Organizuar (DAOE). Të dyshuarit për këtë aktivitet janë një grup shqiptarësh nga hetimet e deritanishme. Sipas informacioneve, shqiptarët po kalonin kufirin dhe po kujdeseshin për plantacionin, por nuk ishte e mundur të arrestoheshin, pasi nuk u paraqitën në kohën e operacionit. Megjithatë, është bërë një arrestim në Shqipëri. Fidanët, afërsisht 1 deri…
Tridhjetë nxënës të cilët janë nën trajtim spitalor ose në shtëpi për më shumë se tre javë, nga 1 shtatori në mënyrë aktive ndjekin mësimin në distancë. Një pjesë e tyre janë të përfshirë online në orë bashkë me shokët e klasës, ndërsa me disa prej tyre, mësimdhënësit zhvillojnë mësim individual duke përdorur mjetet që zakonisht përdoren për mësimdhënie në distancë, si platformat EDUINO dhe nastava.mk. Këtë e tha ministrja e Arsimit Vesna Janevska, e cila njoftoi se që nga fillimi i vitit të ri shkollor, MASh në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe OPV-në SANO – Shoqata për mbështetjen…
Prokuroria e Tiranës ka zbardhur akuzat e 5 personave, mes tyre mjekut Ronald Xhaxho, në lidhje me vdekjen e 3-vjeçarit Brian Spahiu. Njoftimi i Prokurorise Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka dhënë masa sigurie për pesë persona për veprat penale ‘Vrasja nga pakujdesia’, ‘Mashtrimi në bashkëpunim’ e ‘Shpërdorim detyre’ në kuadër të hetimeve mbi rastin e vdekjes së një të mituri, 3-vjeçar pas një ndërhyrje dentare në një klinikë në kryeqytet. Prokuroria në vijim të hetimeve të nisura mbi procedimin penal nr.6477, datë 05.10.2023, ka marë si persona në hetim shtetasit: 1 –…
Pas atentatit me lëndë plasëse, ku mbeti i vrarë 58-vjeçari Isuf Jaçaj, policia ka ushtruar kontrolle në disa biznese dhe banesa në Sarandë. Burime për Neës24 bëjnë të ditur se kontroll është ushtruar edhe në hotelin “Blue Sky”, i sekuestruar disa muaj më parë nga Prokuroria e Posaçme, biznes i cili ka qenë në pronësi të Kristo Qiricit, vëllait të Edmond Papaës që u ekzekutua në vitin 2022 në Tiranë. Të dielën janë shoqëruar në polici 2 nipërit e Kristo Qiricit, të cilët u lanë në lirë, pasi u morën në pyetje. Po ashtu janë shoqëruar 4 persona në Tiranë,…
Janë zbardhur bisedat në Sky Ecc për tjetërsimin e pronave në Durrës. Një bisedë e përgjuar mes dy personave hidhet dritë mbi planet për zhvillimin e një prone të madhe në qytetin e Durrësit, ndërsa përmendet edhe ndërhyrja e një personi me ndikim, i referuar si “i gjati”. “Shoku ka fol ky robi me ket të gjatin dhe i ka dhënë OK… Tani nga java e parë e janarit do na orientojë te një arkitekt…”, thuhet gjatë bisedave të tyre. Pjesë nga dosja hetimore Përdoruesi i identifikuar me kodin D787B0 dhe një person tjetër, që nga biseda rezulton të quhet…

