Author: almakos

Udhëheqësitë  e SHA MEPSO dhe SH EMV, në takimin e sotëm koordinues, udhëheqësia e ShA  MEPSO dhe ShA  EMV harmonizuan  strategjitë për zhvillimin e infrastrukturës elektrotransmetuese dhe mundësitë për integrimin e kapaciteteve të reja për prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e ripërtëritshme. Në drejtim të forcimit të rrjetit të transmetimit  dhe sigurimit të stabilitetit dhe besueshmërisë më të madhe, ShA  MEPSO prezantoi projekte me fokus të veçantë përshtatjen dhe zgjerimin e kapaciteteve të infrastrukturës transmetuese për burime të reja prodhuese të energjisë dhe ndërtimin e objekteve për ruajtjen e energjisë, ndërsa ShA ESM prezantoi planet për zgjerimin e portofolit…

Lexo më Shumë

Duket se puthja në buzë mes Gjestit dhe Eglit nuk ka qenë e vetmja Prime-in e kaluar. Në promon e publikuar sot nga BBVA, shihet se dyshja puthen me plotë pasion edhe në dhomën e rrëfimeve. Nuk dihet se çfarë po ndodhë, pasi që sot raportet mes tyre u acaruan, shkak u bë një nishan i Eglit, ku banorja tentoi edhe ta hiqte, duke i bërë keq vetes. Mirëpo do ta kuptojmë sot.

Lexo më Shumë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne (3 mars) në Durrës, ku një këmbësor është përplasur për vdekje nga një automjet. Ngjarja u regjistruar në rrugën Manzë-Kthesa e Ariut, ndërsa policia thotë se ka arrestuar shoferin e makinës, shtetasin me iniciale M.H. “Në segmentin rrugor Manzë-Kthesa e Ariut, një automjet me drejtues shtetasin M. H, ka përplasur këmbësorin shtetasin S. A, rreth 65 vjeç, i cili ka humbur jetën në vendngjarje. Shërbimet e Policisë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. H”, njoftoi policia. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë…

Lexo më Shumë

Kompanitë e mëdha të teknologjisë dorëzojnë të dhënat personale të miliona përdoruesve të tyre tek autoritetet amerikane, ka gjetur një analizë e re. Kompania zvicerane e privatësisë Proton analizoi të dhënat publike nga raportet e transparencës së Google, Apple dhe Meta në lidhje me numrin e llogarive të përdoruesve që janë ndarë me autoritetet amerikane midis 2014 dhe 2024, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi. Mesatarisht, kompanitë rritën numrin e llogarive të ndara me organet e zbatimit të ligjit në SHBA me mbi 600 për qind për një total prej 3.1 milionë në dekadën e fundit, zbuloi ai. Të dhënat…

Lexo më Shumë

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar sërish nga qelia, duke thënë se dosja e hetimit të tij është e rremë dhe se mbahet në burg pa gjyq. Në Facebook, Veliaj ka publikuar disa pamje nga pazari i ri, ndërsa thekson se askush nuk mund të fshijë punën që është bërë në Tiranë. “As me dosje të rreme, as me dënime pa gjyq, askush nuk mund ta fshijë super punën që kemi bërë në Tiranë, si këtu në Pazarin e Ri, që 8 vjet më parë e kthyem në identitet dhe në vendin më të vizituar nga turistët.…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka shprehur shqetësimin lidhur me aksionet e Policisë së Kosovës në veri, duke theksuar se veprimet duhet të koordinohen me partnerët ndërkombëtarë. Hargreaves theksoi se është e rëndësishme që çdo aksion të ketë një ndikim sa më të ulët te qytetarët serbë, të cilët duan të jetojnë në një mjedis paqësor dhe produktiv në Kosovë. Ai shprehu nevojën e një qasje të kujdesshme dhe të menduar ndaj veprimeve që mund të kenë pasoja të drejtpërdrejta për këta qytetarë. “Kur flasim për veprimet në veri, nuk është sekret që ne dhe partnerët…

Lexo më Shumë

Papa Françesku ka pasur dy episode të insuficiencës akute të frymëmarrjes këtë të hënën, njoftoi Vatikani. Kjo situatë tregon se trupi nuk është në gjendje të marrë mjaftueshëm oksigjen ose të heqë mjaftueshëm dioksid karboni përmes frymëmarrjes. “Në ditën e sotme, Ati i Shenjtë përjetoi dy episode të pamjaftueshmërisë akute të frymëmarrjes, të shkaktuara nga një grumbullim i rëndësishëm i mukusit endobronkial,” thuhet në njoftimin e fundit mjekësor. Po ashtu, Papa ka vuajtur dhe një bronkospazëm, i ngjashëm me një sulm astme, që kërkoi që mjekët të kryenin dy bronkoskopi, procedura për të vlerësuar kalimin e ajrit. “Për të ndihmuar në…

Lexo më Shumë

Gratë dhe vajzat me aftësi të kufizuara po përballen me diskriminim të shumëfishtë, ndërsa shtetet duhet t’i ndërmarrin të gjitha masat e duhura për t’u siguruar që ato të mund të gëzojnë plotësisht të drejtat dhe liritë e përcaktuara në Konventë, theksoi presidentja  Gordana Siljanovska Davkova në fjalimin e saj në konferencën kombëtare “Së bashku jemi më të fortë” që sot në Veles e organizoi Shoqata e Personave me Paralizë Cerebrale dhe aftësi të tjera të kufizuara. “Qëndrimi ndaj personave me aftësi të kufizuara është një nga çështjet me prioritet të lartë në mandatin tim presidencial. Edhe si presidente, si…

Lexo më Shumë

Bota e të famshmëve shqiptarë u trondit dje. Pasdite, u bë i ditur lajmi se Mentor Palokaj, vëllai i reperit të njohur Unikkatil u gjet pa shenja jete në lagjen Arbëria në banesën ku jetonte. Lajmi shokoi jo vetëm opinionin publik por edhe miqtë e tashmë të ndjerit, një pjesë e konsiderueshme e të cilëve, lajmin e morën vesh përmes portaleve. Shkaku i vdekjes është ende i pakonfirmuar zyrtarisht. Çka dihet është se në vendin e ngjarjes janë gjetur substanca narkotike dhe armë zjarri. Gruaja e Unikkatil është rrëfyer mbi vdekjen e papritur të Mentorit. “Ti gjithmonë më falënderoje që…

Lexo më Shumë

Dy binjakë shqiptarë, të moshës 18-vjeçare, janë lënë në burg nga autoritetet italiane pasi u arrestuan si pasojë e dhunës që ushtruan ndaj pronarit të një qebaptoreje. Sipas mediave italiane, shqiptarët u arrestuan pak ditë më parë për grabitje të qebaptores në zonën e Via Guarneri del Gesù dhe për sulm ndaj pronarit. Para gjyqtarit hetues dhe avokatit të tyre, dy 18-vjeçarët u shprehën se nuk kishin bërë asgjë të keqe dhe fajësuan të arrestuarin e tretë, një 17-vjeçar italian, i cili kishte qenë më ta në një festë ditëlindjeje. Mësohet se tre të rinjtë e arrestuar, së bashku me…

Lexo më Shumë

Google po revolucionon asistentin e saj me inteligjencë artificiale, Gemini, duke prezantuar funksione të reja që ndryshojnë mënyrën se si përdoruesit ndërveprojnë me teknologjinë e saj. Gjatë Mobile World Congress (MWC) 2025 në Barcelonë, kompania ofroi një pamje të veçorisë së re të quajtur “Screenshare”, që lejon përdoruesit të ndajnë përmbajtjen e ekranit të telefonit të tyre me Gemini dhe të formulojnë pyetje të ndryshme. Kjo është një hap i rëndësishëm drejt integrimit më të ngushtë të teknologjisë digjitale me përvojën e përdoruesve. Në një demonstrim të veçorisë, një përdorues ishte duke blerë një palë xhinse të gjera dhe vendosi…

Lexo më Shumë

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me refuzimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për t’u paraqitur në ambientet e Prokurorisë Speciale në rastin e njohur si “Rezervat Shtetërore”. Refuzimi i kryeministrit për të dëshmuar në Prokurori ka shkaktuar reagime të shumta në shoqërinë kosovare. Ky veprim nënvizon një dilemë të rëndësishme për sundimin e ligjit dhe çështjen e barazisë para tij. KDI thekson se veprime të tilla krijojnë një precedent të rrezikshëm, ku figura të larta politikë mund të shmangen nga përgjegjësitë ligjore. Instituti Demokratik i Kosovës e cilëson këtë situatë si një minim…

Lexo më Shumë