Slobodan Trendafilov po vepron si zëdhënës i LSD-së, a ua kthen atyre postin presidencial në LSM? “Kryetari i LSM-së tash e një kohë të gjatë vepron në përputhje të plotë me deklaratat partiake të LSDM-së, akuzojnë nga VMRO-DPMNE. “Atë që LSD do ta promovojë si tezë politike, Slobodan Trendafilov e merr si veprim sindikal.” Kërkesat e LSM-së janë kërkesa të bëra në LSDM. “Politika e koordinuar mes LSD-së dhe LSM-së ka rrënjë më të thella dhe çfarë janë ato do t’i zbulojmë në konferencën e sotme për media”, thonë nga VMRO-DPMNE. MARKETING
Author: almakos
Dy shtetas shqiptarë në Gjermani janë arrestuar, me qëllim ekstradimin e tyre në vendin tonë, për shkak se ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vepra të ndryshme penale. Në pranga janë vënë shtetasit: Brian Syzo, 44 vjeç, i akuzuar për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, për të cilin Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Ai dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka shitur kokainë në lokalin e tij në Pogradec. Klevis Gjonkolaj, 20 vjeç, i cili është dënuar në 2024 nga Gjykata e Tiranës me 6 muaj heqje lirie për veprën penale vjedhje. Sakaq, Interpol…
Një tjetër model i veçantë nga seria Galaxy i Samsung mund të sjellë një funksionalitet innovativ që do të ndryshonte mënyrën se si ne monitorojmë shëndetin tonë dhe të tjerëve përreth nesh. Ky model i ri, i njohur si Galaxy Ring, pritet të ketë aftësinë për të matur temperaturën e objekteve dhe njerëzve, përveç vetëm temperaturës së trupit të mbajtësit të unazës. Kjo do të thotë që përdoruesit do të kenë mundësinë të monitorojnë temperaturën e të tjerëve, një funkcionalitet që mund të jetë jashtëzakonisht i dobishëm në raste emergjencash ose në situata mjekësore. Versioni aktual i Galaxy Ring është…
Paralajmërimet e papërgjegjshme të BDI-së për bojkot të zgjedhjeve lokale tregojnë edhe një herë se janë tërësisht të izoluar. Fakti që nuk dinë si të sillen në opozitë, nuk mund të kthehet në problem shtetëror. Ali Ahmeti është i dëshpëruar për vëmendje politike. Po kërkon të faktorizohet përmes një takimi me VLEN-in, për probleme që na i ka lënë trashëgimi, thuhet në kumtesën e VLEN-it. “Së pari, është ekstremisht hipokrite dhe e papërgjegjshme që BDI të na akuzojë për iniciativën para Gjykatës Kushtetuese, kur ajo është mbajtur qëllimisht në sirtar nga kuadrot e tyre në këtë Gjykatë, me planin që…
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes Qeverisë së Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë në kuadër të dialogut me Serbinë, për të mundësuar heqjen e masave të vendosura nga Bashkimi Evropian. Në një intervistë ekskluzive për TVDukagjini, Hargreaves theksoi se Kosova duhet të vazhdojë të përmbushë obligimet e saj në kuadër të dialogut, duke përfshirë zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit. Ai theksoi se ky proces është thelbësor për integrimin e vendit në strukturat evropiane dhe për plotësimin e kritereve të vendosura nga BE-ja. “Ne nuk jemi pjesë e BE-së…
Sot pritet të përfundojë numërimi i të gjitha fletëvotimeve që i takojnë votimit me postë. Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili njoftoi se deri ditën e martë do të arrijmë të përmbyllim numërimin e gjitha fletëvotimeve që i takojnë votimit me postë. Pas kësaj, do të fillohet me numërimin e fletëvotimeve nga votimi me kusht, i zhvilluar në 56 vendvotime më 9 shkurt, dhe do të përfshihet edhe numërimi i votave nga persona me nevoja të veçanta. Anëtarët e KQZ-së janë angazhuar për të garantuar një proces të qartë dhe transparent. Elezi theksoi se…
Një 30-vjeçar në Elbasan është arrestuar pasi dyshohet se i riu shishte lëndë narkotike, tip kokainë në Peqin. Në pranga ka rënë shtetasi Ervis Sula, 30 vjeç, ndërsa i ati, F.Sula 67 vjeç është proceduar penalisht. Sipas njoftimit të Policisë, në momentin kur Ervis Sula u sinjalizua nga blutë që të ndalonte automjetin, me të cilin shpërndante kokainë dhe kanabis, i riu nuk iu bind patrullës dhe u largua me shpejtësi, duke u rrezikuar kështu jetën punonjësve të Policisë. Në banesën e Sulave u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 630 gramë kanabis, një sasi kokainë, 3 armë gjahu, 2…
Një operacion anti-narkotikë është zhvilluar në Sarandë nga orët e para të mëngjesit, nga e cila janë shoqëruar disa persona. Bëhet me dije se deri më tani janë lëshuar 10 masa sigurie, me kërkesë nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Në Sarandë janë ndaluar shtetasit: Bledar Haderi, i njohur për precedentë penalë, me masë sigurimi “Arrest në burg”; Gelbert Koshi, me masë sigurimi “Arrest në shtëpi”; Dhurim Logli, me masë sigurimi “Detyrim për t’u paraqitur në polici gjyqësore” Ndërsa, dy prej të ndaluarve në Delvinë janë Markelian Alinani, trajner i ekipit “Bistrica”, me precedentë të shumtë penalë, dhe Orges Kalo. Sipas burimeve, personat e përfshirë…
Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili kërkoi kthimin e celularit të sekuestruar gjatë arrestimit në zyrën e tij në bashki. Gazetarja Klodiana Lala raporton se Veliaj pretendon se sekuestrimi është bërë në mënyrë të paligjshme. Mësohet se dosja do të shqyrtohet nga gjyqtari Erjon Bani. NJOFTIMI I PLOTE I SPAK PER ARRESTIMIN E VELIAJT Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar procedimin penal Nr. 27 të vitit 2024, që bën fjalë për veprat penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i…
Finalistja e BBVK3, Xheneta Fetahu ka pranuar një kërcënim ditën e sotme në Instagram. Kërcëmini i është bërë nga një adresë me emrin, Fatjona. Modelja nuk ka ngurruar që ti publikojë mesazhet, ku shihen ofendime e çfarë do të ndodhte po ta takonte live ish-banoren. ”Degjenerimi i femnave qe e lujn gangsterin neper rrjete sociale”, ka shkruar Xheneta sipër bisedave të publikuara.
Dashi Jeni bërë më të fortë në raport me të kaluarën. Qielli do të shënojë përmirësime të ndjeshme, edhe në sferën sentimentale. Në këtë moment, keni më shumë mundësi për të guxuar dhe për të nxjerrë në pah vlerat tuaja. Ky është një kohë e shkëlqyer për të investuar në marrëdhënie dhe për të rritur besimin në veten tuaj. Demi Jeni përballur me probleme të shumta në punë apo në familje, duke bërë që të mos ndiheni mirë. Megjithatë, pavarësisht këtyre sfidave, keni një kapacitet të madh të mbështetur nga Saturni dhe dini të jeni një pikë mbështetje për të…
Prokuroria Speciale e ka ftuar për sot kryeministrin Albin Kurti për intervistim në cilësinë e dëshmitarit në rastin e rezervave shtetërore. Ai është ftuar për intervistim në ora 10:00. Gjykata Themelore e Prishtinës ditë më parë ka lëshuar urdhër me të cilin e obligon kryeministrin Albin Kurti që të paraqitet më Prokurorinë Speciale, në cilësinë e dëshmitarit për çështjen e rezervave shtetërore. Urdhri për tu paraqitur kryeministri Kurti në prokurori si dëshmitar vjen në ditën kur Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se i është drejtuar përmes një letre Gjykatës Themelore në Prishtinë, duke kërkuar që ta obligojë Prokurorinë Speciale që…