Author: almakos

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, vlerëson se epopeja e UÇK-së përbën një kapitull të rëndësishëm dhe një kthesë përcaktuese në historinë e popullit shqiptar. “Ngjarjet e 5, 6 dhe 7 marsit, janë simbol i rezistencës dhe sacrificës së lavdishme për të jetësuar lirinë. Sot, nderojmë veprën heroike të familjes Jashari dhe të gjithë atyre që me qëndresën dhe gjakun e tyre vunë themelet e lirisë së Kosovës. I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!”, është shprehur Gashi. MARKETING

Lexo më Shumë

Marrëdhënia mes Eglit dhe Gjestit duket se është krisur përfundimisht. Shkak është bërë një debat mes tyre, i nisur nga reagimi i Gjestit për një nishan në trupin e Eglit. Pas diskutimeve në prime, ka qene Rozana ajo që e ka vënë Gjestin para përgjegjësisë, se duhet të tregojë dashuri ndaj Eglit. Artisti ka shpërthyer në ulërima duke deklaruar s nuk ka dashuri ndaj Eglit. Ky moment ka marrë shumë reagime në faqen zyrtare në Big Brother Vip, mes të cilëve edhe ish-partneres së Gjestit, Xhenetës. Kjo e fundit e ka pëlqyer postimin, duke shprehur në njëfarë mënyre mbështetjen ndaj…

Lexo më Shumë

Disa zona të Tiranës, janë përballur me ndërprerje të energjisë elektrike mesditën e sotme për më shumë se 30 minuta. Mësohet se zonat e prekura janë: Rruga e Elbasanit, Uzina e Autotraktorëve, Brryli, Shkolla e Bashkuar, Ali Demi, si dhe zona e Freskut. Ndërkohë OSHEE njofon se shkak është bërë përfshirja nga flakët e një nga transformatorët e “NST Traktora”. Reagimi i OSHEE Për shkak të flakës në kanalin e kabllove 20kV të një prej fiderave të NST Traktora, sot rreth orës 13.27, janë stakuar për masë sigurie çelësat 20kV të transformatorit duke lënë pa tension NST Traktora. Menjëherë u morën…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Themelore Penale në Shkup sot me marrjen në pyetje të dëshmitarit Stojan Kujunxhievski me propozim të të akuzuarit Lupço Palevski, vazhdoi gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit. Kujunxhievski tha se gjatë kontrollit tek bashkëshortja e Bore Videskit është gjetur një pushkë gjuetie dhe plumba për pistoletë, por jo edhe pistoleta. Dëshmitari dëshmoi se së bashku me kolegët e SPB Veles ishin në kërkim të të zhdukurit Zhezhovski dhe se pas marrjes së informacioneve fillestare është bërë bastisje në terren në Veles për lokalizimin e personit. Janë shqyrtuar video incizimet e hyrjeve dhe daljeve në Veles.…

Lexo më Shumë

Shërbimet hotelierike për periudhën janar-shkurt të vitit 2025, në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, janë shtrenjtuar për 5,9 për qind, kumtoi Enti Shtetëror për Statistikë. Në shkurt të këtij viti në krahasim me muajin e njejtë të vitit të kaluar, çmimet e shërbimeve hotelierike janë rritur për 6,0 për qind. Në shkurt, në krahasim me janarin e këtij viti, sërish rritja arrin 0,4 për qind. MARKETING

Lexo më Shumë

Një aksident është shënuar mesditen e sotme në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen “Barrikadë”, ku një automjet, tip Fuoristradë, i cila po vinte me shpejtësi në drejtim të qytetit, ka humbur kontrollin dhe ka devijuar drejtim, duke përplasur e rrëzuar reklamat dhe pemët në anë të rrugës. Makina e ka përfunduar vrullin e saj në anë të një kanali, pranë një lavazhoje. Zona ku ka ndodhur aksidenti ka qenë e populluar, por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar. Goditja e fortë e mjetit ka tmerruar banorët e zonës dhe kalimtarët e rastit, të cilët kanë njoftuar policinë.…

Lexo më Shumë

Me parashtrimin e provave dhe dëgjimin e dëshmitarëve në Gjykatën themelore në Strugë sot ka filluar sërish procesi ndaj kryetarit të komunës, Ramiz Merko për blerjen e veturës “Audi A6” për nevoja të Komunës së Strugës. Gjykimi për vendosjen e pllakës përkujtimore në hyrje të ndërtesës së komunës është shtyrë për arsye shëndetësore të prokurorit që e udhëheq lëndën. Debati gjyqësor për blerjen e automobilit luksoz ka nisur nga fillimi për shkak të ndërrimit të gjyqtarit, i cili në seancën e kaluar ka kërkuar kohë për të shqyrtuar shkresat për rastin. Edhe pse mbrojtja ka parashtruar ankesë për vjetërsinë e…

Lexo më Shumë

Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka rrëzuar kërkesën e Jamarbër Malltezit për lirim nga masa “arrest në shtëpi”. Dhëndri i Sali Berishës ndodhet në arrest shtëpi prej nëntorit të vitit 2023, pasi togat e zeza zëvendësuan masën e caktuar ndaj tij nga “arrest me burg” në atë shtëpiak. Sali Berisha është në hetim për veprën penale të korrupsionit së bashku me dhëndrin e tij, Jamarbër Malltezi, i cili akuzohet nga SPAK se ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri…

Lexo më Shumë

Gjesti ka pasur disa momente jo edhe aq të mira pas përfundimit të spektaklit të së martës. Ai u përfshi në një debat të ashpër me Egli Takon, pasi në Prime u diskutua çështja e nishanit, gjë që nuk i pëlqeu Gjestit. Konkurrenti i tha se nuk duhej të ekzagjeronte e të fliste edhe me Danjën për këtë. Pas kësaj, ata eskaluan në ofendime e duke ngritur zërin ndaj njëri-tjetrit, ku Egli filloi edhe të qante. E në një tjetër bisedë me Rozana Radin, këngëtari pejan nervozohet aq shumë saqë e gjuajti edhe mikrofonin. Ai bërtiti e tha: “S’kam ndjenja,…

Lexo më Shumë

Aksionet e ofruesit francez të satelitëve Eutelsat u trefishuan në vlerë gjatë dy ditëve të fundit mes shqetësimeve se qasja e Ukrainës në Starlink mund të jetë nën kërcënim. Aksionet e Eutelsat në bursën e Parisit u rritën me 68% të hënën, përpara se të shenonin një rritje shtesë prej 123% mëngjesin tjetër, duke arritur në 4.77 dollarë për aksion. Ndërkohë, çmimi i aksioneve ra në 3.79 dollarë në përfundim të tregut të martës, duke reflektuar luhatjet e mëdha të tregut në përgjigje të zhvillimeve globale. Kjo situatë e papritur ka ndodhur pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të…

Lexo më Shumë

Ekipet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, në koordinim me prokurorin publik nga Prokuroria Themelore Publike në Shkup, kanë kontrolluar Komunën e Karposhit, ku një fëmijë 10-vjeçar ka pësuar lëndime të rënda dje nga rënia e një dege peme mbi të, kumtoi sot në mëngjes Prokuroria Publike. “Fëmija është shtruar në spital dhe është ende nën vëzhgim. Prokurori publik ka lëshuar urdhër që të sigurohet i gjithë dokumentacioni për përcaktimin e vjetërësisë dhe çdo kërkesë të mundshme për prerje dhe heqje të pemës. Po zhvillohen bisedaa me persona që mund të kenë njohuri për të përcaktuar përgjegjësinë e mundshme penale…

Lexo më Shumë

Në fillim të dhjetorit 2024, Shqipëria u ul në tryezën e dytë ndërqeveritare me Bashkimin Europian dhe zyrtarizoi çeljen e negociatave për grupin e parë të kapitujve, të njohura si “Themeloret”, në bisedimet për anëtarësim. Grupi i kapitujve “Themeloret” përfshin funksionimin e institucioneve demokratike, reformën në Administratën Publike, Gjyqësorin, Drejtësinë, Lirinë dhe Sigurinë si dhe Prokurimet Publike. Në fushën e drejtësisë, pala shqiptare premton angazhimin për të ruajtur reformën e arritur në vitin 2016 dhe përmirësimin e saj me “ndryshime ligjore që i përmbahen parimeve të reformës në drejtësi”. Por këto angazhime në kuadër të procesit të integrimit bien në…

Lexo më Shumë