Author: almakos

Dita Ndërkombëtare e Gruas është një ditë që shënohet çdo vit si një pikë qendrore në lëvizjen për të drejtat e grave. Banori i Big Brother VIP Albania, Gjesti nuk e ka kaluar këtë ditë pa e uruar nënën e tij edhe gjatë qëndrimit në shtëpi. “Urime Sabahate Kelmendi, ej baba jem qoja një trëndafil apo diqka në vend të timin”, ka thënë Gjesti. Ndërsa tutja i ka uruar të gjitha nënat shqiptare për 8 mars.

Lexo më Shumë

Krijuesi i ueb-faqes Wikipedia, Larry Sanger, ka bërë një thirrje të fortë për Elon Musk dhe Departamentin e Përsosmërisë së Qeverisë (DOGE) për të hetuar ndikimin e mundshëm të aktorëve të qeverisë në këtë enciklopedi online të njohur. Sanger, i cili e la Wikipedia në vitin 2002, i kërkoi Muskut të hetojë nëse punonjësit e qeverisë kanë paguar për redaktimin, mbikëqyrjen dhe lobimin e artikujve në këtë faqe, sipas raportimeve të Fox News. Kjo thirrje vjen në një kohë kur shqetësimet për ndikimin e jashtëm dhe të brendshëm mbi informacionin e publikuar në Wikipedia po rriten. Për Sangerin, Wikipedia ka…

Lexo më Shumë

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Denion Meidani, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duke theksuar rëndësinë e përfaqësimit të drejtë të grave në shoqëri. Ai ka pohuar se kur gratë janë të përfaqësuara siç duhet, e gjithë shoqëria përfiton, pasi barazia nuk është thjesht një synim, por një reflektim i drejtësisë, potencialit dhe vizionit të përbashkët. Në një postim në rrjetin social X, Meidani ka shkruar: “Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, kur kudo është lajtmotiv avancimi i ‘përfaqësimit të drejtë dhe adekuat’, në Maqedoninë e Veriut, falë një Kushtetute moderne, kjo është një e…

Lexo më Shumë

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partner strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe do të jenë mbështetës i fuqishëm i politikave të cilat i zbaton Drejtoria e Doganave, është porosia kyçe nga vizita e ambasadores së SHBA-së, Angela Ageler, drejtoreshës së Zyrës për Luftë Ndërkombëtare Kundër Narkotikëve dhe Zbatimin e Ligjeve Virxhinia Eliot dhe zëvendësshefin e Zyrës për Bashkëpunim Ushtarak Dypalësh, Daniel Silver në Drejtorinë e Doganave. “Prania ime këtu është t’ju falënderoj dhe t’ju përgëzoj për rezultatet e tetë muajve të fundit, të cilat janë të mahnitshme. Mirënjohje për doganierët që janë në kufi dhe mbrojnë qytetarët.…

Lexo më Shumë

Një aksident i pazakontë ka ndodhur në rrugën Transballkanike, pranë paraburgimit të Vlorës. Raportohet se një mjet tip Porsche ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi marramendëse. Drejtuesi i makinës ka humbur kontrollin duke përplasur edhe 5 makina të tjera. Një nga automjetet shihet i përmbysur, ndërsa një makinë tjetër e shkatërruar plotësisht. Në vendngjarje dëmet materiale janë të shumta, ndërsa si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i Porsche.

Lexo më Shumë

Gjatë festës për ditëlindjen e aktorit Laert Vasili në “VIP Albania”, një moment ka tërhequr vëmendjen e publikut. Kur filloi të luhej muzikë greke, Gjesti, vendosi të mos i bashkohej festës. Ai u largua nga grupi dhe refuzoi të kërcejë, duke ngjallur reagime të shumta. Disa e panë si një shfaqje patriotizmi shqiptar, ndërsa të tjerë e interpretuan si një zgjedhje personale të reperit. Megjithatë, Gjesti, i njohur për qëndrimet e tij të forta, nuk ka komentuar ende veprimin e tij.

Lexo më Shumë

Sot shënohet 8 Marsi – Dita Ndërkombëtare e Gruas, ndërsa në Kosovë do të mbahet edhe marshi tradicional për shënimin e kësaj dite. Dita Ndërkombëtare e Gruas, e njohur si 8 Marsi, është një ngjarje e rëndësishme që festohet në mbarë botën. Kjo ditë është një mundësi për të reflektuar mbi arritjet e grave dhe për të rikujtuar nevojën për vazhdimin e luftës për barazi dhe drejtësi shoqërore. Në disa vende, kjo ditë shënohet me aktivitete dhe marsha, të cilat nxjerrin në pah sfidat me të cilat përballen gratë për çdo ditë. Historiku i kësaj dite daton shumë larg. Në…

Lexo më Shumë

Policia ka vendosur në pranga një 31-vjeçari i shpallur në kërkim për 3 vepra të ndryshme penale. Në pranga ka rënë i riu me iniciale K. K(P)., banues në Lezhë, ndaj të cilit rëndojnë akuzat “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”,“Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit ”. 31-vjeçari është dënuar me 3 vite e 4 muaj burgim nga Gjykata e Apelit të Shkodrës për veprën “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Gjithashtu, Gjykata e Lezhës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe…

Lexo më Shumë

Mbrëmja e kaluar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ishte e mbushur me festë dhe emocione, teksa banorët festuan ditëlindjen e aktorit Laert Vasili. Megjithatë, një moment i veçantë tërhoqi vëmendjen e publikut dhe shkaktoi reagime në rrjetet sociale. Teksa atmosfera ishte plot gjallëri, në një moment Jozi mori mikrofonin dhe nisi të këndonte. Ajo çfarë ra në sy ishte reagimi i Loredanës, e cila dukej e prekur dhe gati në lot teksa dëgjonte performancën e tij. Pamjet e transmetuara treguan reperen e njohur të përfshirë nga emocionet, duke lënë të kuptohet se kënga e Jozit kishte një ndikim…

Lexo më Shumë

Dy persona janë të dyshuar për kërcënim dhe shantazh ndaj një stomatologu, pas një vizite në ordinancën e tij. Njëri nga të dyshuarit i ka treguar mjekut një video që pretendonte se kishte përmbajtje komprometuese dhe ka kërkuar 5000 euro për të mos e publikuar. Kur stomatologu ka nisur të regjistrojë bisedën, i dyshuari e ka vërejtur dhe ia ka marrë telefonin, ka fshirë regjistrimin dhe e ka larguar mjekun me forcë. Prokuroria ka propozuar masa sigurimi për të dyshuarin e parë, përfshirë sekuestrimin e dokumentit të udhëtimit dhe ndalim për kontakt me të dëmtuarin, ndërkohë që po merren masa…

Lexo më Shumë

Një 53-vjeçar është arrestuar pasi kërcënoi me thikë bashkëfshatarin që ndërhyri për të mos e lejuar të drejtonte automjetin, në gjendje të dehur. Ngjarja ndodhi në fshatin Floq të Librazhdit, teksa  53 vjeçari me iniciale M. A., u kap gjatë drejtimit të makinës në gjendje të dehur. Ndërkohë policia i sekuestroi thikë që përdori për të kërcënuar bashkëfshatarin dhe 1 thikë tjetër që iu gjet në mjet. “Ky shtetas u kap teksa drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Gjithashtu, ai dyshohet se duke qenë në të njëjtën gjendje, ka kanosur bashkëfshatarin e tij, shtetasin Y. B., 46 vjeç, i cili ka ndërhyrë që 53-vjeçari të…

Lexo më Shumë

Qeveria ka miratuar fondin e programit për bujqësinë dhe zhvillimin rural për vitin 2025. Ndryshe nga viti i kaluar, për 2025-ën janë shtuar përfituesit, por fondi në dispozicion është më i vogël. Për pasojë, aplikimet e shtuara përgjysmojnë shumën që do të përfitojë mesatarisht një fermer. Me 44 milionë euro në dispozicion, 8 milionë më pak se një vit më parë, sipas ekspertëve është një arsye e fortë se përse është e pamundur të nxitet zhvillimi i mëtejshëm bujqësor dhe blegtoral. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 6, të ligjit nr.9817, datë 22.10.2007, ‘Për…

Lexo më Shumë