Author: almakos

Para nisjes së seancës në Apelin e GJKKO për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj policia ka marrë masa për mbarëvajtje të procesit gjyqësor. Jashtë ambienteve të GJKKO ka prezencë të forcave të policisë. Erion Veliaj ka ankimuar masen e arrestit me burg, duke kerkuar lirimin nga qelia. Ankimimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i cili u arrestua më 10 shkurt, do ta shqyrtojë gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili njihet si gjyqtari që dënoi me burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Në të njëjtën seancë, paraqiten për ankimin e masës edhe katër biznesmenët, Elman Abule që ndodhet në…

Lexo më Shumë

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, një dollar do të blihet me 90.9 lekë dhe do shitet me 92.1 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 98.9 lekë dhe do shitet me 99.6 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 102.9 lekë dhe do shitet me 104 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 117 lekë dhe do shitet me 118.5 lekë.

Lexo më Shumë

Prej një muaji në qeli, sot në Apelin e Posaçëm do të mbahet seanca për ankimin e masës së sigurisë arrest me burg nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. Kryebashkiaku do të paraqitet në Gjykatën e Apelit të Posaçëm në orën 10:00 ku do të shqyrtohet edhe ankimi i tij. Ankimimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, i cili u arrestua më 10 shkurt, do ta shqyrtojë gjyqtari Engert Pëllumbi, i cili njihet si gjyqtari që dënoi me burg ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Në të njëjtën seancë, paraqiten për ankimin e masës edhe katër biznesmenët, Elman Abule që ndodhet në arrest…

Lexo më Shumë

Kjo e martë do të jetë me mot të paqëndrueshëm. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak reshjet e shiut pritet të jenë prezente që në orët e para me intensitet të ulët në veriperëndim të vendit. Gradualisht në orët e mëngjesit reshjet e shiut do të shtrihen edhe përgjatë ultësirës perëndimore. Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten prezentë të herëpashershme në pjesën më të madhe të vendit me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim dhe pjesërisht përgjatë ultësirës perëndimore, hera-herës reshje shiu me intensitet deri mesatar. Lokalisht reshjet e shiut pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra shoqëruar me…

Lexo më Shumë

Fondacioni Turk Maarif (TMV) ka shtruar sofër iftari në shkollën e fondacionit në kryeqytetin Shkup, raporton Anadolu. Në programin e iftarit morën pjesë ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë i Maqedonisë së Veriut, Fatmir Limani, ambasadori turk në vend Fatih Ulusoy, deputetë nga Maqedonia e Veriut, përfaqësues të institucioneve turke në vend, si dhe shumë të ftuar të tjerë. Limani në fjalën e tij në program shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen e tij në këtë program, duke kujtuar se “ky muaji i mbushur me paqe, reflektim e mirëkuptim është një kohë e veçantë për çdo besimtar dhe është një mundësi…

Lexo më Shumë

Verona dhe Ylli kanë ndarë lajmin se janë bërë prindër për herë të parë të një djali, të cilën kanë vendosur të quajnë Elio. Ditët me vogëlushin po i shijojnë pafund, por Verona nuk ka munguar t’i dedikoi fjalë zemre bashkëshortit të saj për kujdesin dhe mbështetjen që po i dhuron këto ditë, shkruan kosovarja. “Përkujdesja jote ndaj meje dhe Elios është bekim, jemi me fat që të kemi” ishin fjalët e saj. Andaj nuk munguan edhe komentet e shumta nga ndjekësit.

Lexo më Shumë

Adhuruesit e filmave që kanë një koleksion DVD me tituj të zgjedhur me kujdes duhet të jenë të kujdesshëm: disqet e Warner Bros mund të kenë një defekt serioz. Problemi i kalbjes së diskut, një fenomen shqetësues, ka dalë në pah për filmat e dollapëve të Warner Bros. Ky fenomen, i njohur për të shkaktuar ngrirje dhe dështime të plotë të funksionimit, është evidentuar për disqe të lëshuara nga viti 2006 deri në vitin 2008. Adhuruesit e filmave, të cilët ndoshta e përjetuan magjinë e fëmijërisë me këto tituj, tani përballen me mundësinë që t’i humbasin ata përgjithmonë për shkak…

Lexo më Shumë

Një aksident tragjik me pasojë vdekjen është shënuar mbrëmjen e sotme (10 mars), pranë kryqëzimit të Dajçit, në autostradën Lezhë-Shkodër. Raportohet se një kamion është përplasur me një motor, dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i këtij të fundit gjatë rrugës për në spital. Viktima mësohet të jetë Arben Tanushi, 51 vjeç. Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor dhe po punohet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit.

Lexo më Shumë

Reperi i njohur kosovar, Viktor Palokaj i njohur me emrin artistik Unikkatil, gjatë ditës së sotme ka vizituar varrin e vëllait të tij. Unikkatil, përmes një foto të publikuar në insta story ku është shprehur se pikëllimin në sytë e tij i shen vetëm Mentori dhe Zoti. “Zbrazëtia që ndjej e sytë e mi të përlotum i shihni vetëm ti e Zoti”, ka shkruar reperi krahas fotos së publikuar të varri i Mentorit. Kujtojmë se Mentor Palokaj, u gjetë pa shenja jetë në banesën e tij me 2 mars të këtij viti.

Lexo më Shumë

Parlamenti Europian, ka njoftuar se do të hapë një zyrë të re në Shqipëri, duke theksuar angazhimin e tij të vazhdueshëm për forcimin e lidhjeve me Ballkanin Perëndimor. Në një deklaratë për shtyp, Parlamenti Europian thotë se kjo zyrë e re është një përgjigje ndaj tensioneve gjeopolitike të rritura dhe zhvillimeve të reja pas zgjerimit të Bashkimit Europian. Sipas tyre, kjo do të shërbejë si një pikë kyçe kontakti midis Parlamentit Europian dhe aktorëve të tjerë në rajon. “Në kontekstin e tensioneve të rritura gjeopolitike dhe momentit të rinovuar pas zgjerimit të BE-së, zyra e re e Parlamentit në Tiranë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka organizuar një iftar të përbashkët, ku morën pjesë krerët e shtetit, ministrat, liderët e partive politike dhe krerët e bashkësive fetare. Ky event i organizuar në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit shërbeu si një mundësi për të theksuar rëndësinë e bashkëjetesës dhe mirëkuptimit ndërmjet grupeve të ndryshme shoqërore dhe fetare. Njoftimi i plotë i kryeparlamentarit Gashi: Kisha nderin e veçantë të organizoja një iftar të përbashkët për deputetët, kryeministrin me anëtarët e kabinetit qeveritar, liderët e partive politike, si dhe krerët e bashkësive fetare, një moment që na dha mundësinë të forcojmë…

Lexo më Shumë

Qeveria e ardhshme e Kosovës po përballet me një ndryshim të madh, pasi është gjithnjë e më e mundshme që Lista Serbe të mos jetë pjesë e saj për herë të parë që nga themelimi i saj në vitin 2013. Nëse rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit, të cilat janë në proces konfirmimi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, qëndrojnë siç janë aktualisht, një nga dhjetë vendet parlamentare të rezervuara për komunitetin serb ka kaluar në duar të Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, udhëhequr nga Nenad Rashiqit. Kjo zhvillim gjen një kontekst më të gjerë në marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve serbe…

Lexo më Shumë