Author: almakos

24 August 2018 / 14:07 Aktori George Clooney, pavarësisht faktit se në vitin e fundit nuk ka xhiruar asnjë film, ndodhet në krye të listës së revistës “Forbes” përsa i përket aktorëve më të paguar në vitin 2018, sipas shtypit vendas. Më përfitime prej 233 milionë dollarë, të cilat i ka fituar kryesisht nga shitja e tekilas, Clooney është aktori më i paguar këtë vit. Rreth 6 milionë dollarë i ka fituar nga reklamat dhe filmat më të vjetër. Në vendin e dytë është Dwayne Johnson me 124 milionë dollarë dhe i treti Robert Downey Jr. me 79 milionë dollarë.…

Lexo më Shumë

24 August 2018 / 14:00 Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në seancën e sotme miratoi Propozim-Kodeksin për mbikëqyrje të referendumit. Kodeksin vë theks të mbikëqyrësve të akredituar. Ata duhet ta njohin Ligjin, t’u përmbahen dispozitave të tij, të jenë të paanshëm dhe çdoherë me vete ta mbajnë bexhin për identifikim. “Për mbikëqyrje korrekte KSHZ është e obliguar të sjellë kornizë për sjellje të rregullt gjatë mbikëqyrjes së referendumit. Në pajtueshmëri të Kodeksit, vetëm mbikëqyrës të akredituar mund të informojnë gjatë procesit votues”, u theksua në seancë. Kodeksi parashikon edhe kufizim për mbikëqyrësit e akredituar – ata nuk guxojnë që gjatë…

Lexo më Shumë

24 August 2018 / 13:27 Paratë e ndara për referendumin prej 80 milionë denarëve janë nga funksionet rezervë të shtetit dhe kjo nuk do të shkaktojë rishikim të buxhetit. Këtë e theksoi ministri i Financave, Dragan Tevdovski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve gjatë vizitës së sotme në Veles. “E vërtetë, do të sigurohen 80 milionë denarë, ndërsa absolutisht madhësia e tyre nuk do të kishte shkaktuar ribalancim të buxhetit. Ajo është shpërndarë si plan për shpenzimin e funksioneve rezerve të shtetit”, deklaroi Tevdovski. Për atë se në cilën mënyrë do të shpenzohen mjetet sqaroi se Kuvendi është propozues i autorizuar dhe sipas…

Lexo më Shumë

24 August 2018 / 12:43 Një person nga Kumanova është gjetur i vdekur në afërsi të një pompe benzine në rrugën “Kej Dimitar Vllahov” në Shkup. Policia njofton se bëhet fjalë për një 40-vjeçar me inicialet R.L nga Kumanova. Trupin e tij pa shenja jete e ka vërejtur një vajzë e cila ka lajmëruar punonjësit e pompës së benzinës dhe më pas është nga ata është lajmëruar edhe policia.

Lexo më Shumë

24 August 2018 / 10:24 Rajoni është si një ishull i rrethuar me vendet anëtare të BE-së dhe NATO-s. Përqindja e mbështetjes ndryshon, megjithatë çdoherë është prej dy të tretave deri tre të katërtave të qytetarëve konsiderojnë se kjo është mirë për Maqedoninë, tha dje ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në intervistën për MIA-n, duke komentuar gatishmërinë e Qeverisë t’u kundërvihet tentimeve të Rusisë që të përzihet dhe ndikojë ndaj referendumit. “Ne jemi vend krenar, por i vogël, në zemër të Ballkanit. Dëshirojmë të kemi raporte miqësore me të gjithë, duke filluar nga fqinjët tanë deri te lojtarët e mëdhenj. Rruga…

Lexo më Shumë

24 August 2018 / 10:11 Në Gjykatën Penale në Shkup vazhdon seanca me pyetjet drejtuar dëshmitarit të mbrojtur në lëndën “Monstra” të Prokurorisë Speciale Publike për vrasjen e pesëfishtë te liqeni i Smillkovës, i ndodhur më 12 prill të vitit 2012. Kryetari i Trupit gjykues Ognen Stavrev, seancën e kaluar e ndërpreu seancën për shkak të lodhjes së dëshmitarit të mbrojtur, pas dëgjimit nga ana e PSP-së dhe palës mbrojtëse. Dëshmitari i mbrojtur në seancën e fundit tha se qëndron në deklaratën e dhënë në procedurë paraprake. Ai në gjyq po ashtu njohu disa nga të akuzuarit. Mbrojtja tha se…

Lexo më Shumë

24 August 2018 / 9:56 Me fjalët hyrëse të mbrojtjes në Gjykatën penale në Shkup edhe sot ka vazhduar gjykimi për ngjarjet në Kuvendit më 27 prill të vitit të kaluar. Procesi gjyqësor filloi të mërkurën ku fjalën hyrëse e kishte prokurorja Villma Ruskoska dhe avokatët e një pjese të të akuzuarve. Krahas ditës së sotme, seancë e re gjyqësore është caktuar edhe për të hënën. Në këtë rast të pandehur janë 33 persona, 31 nga të cilët përgjigjen për “terrorizëm”, ndërsa dy për “ndihmë”. Në bankën e të akuzuarve në gjykatë janë Luben Arnaudov, Sasho Vasilevski, Kërsto Mukoski, Lupço…

Lexo më Shumë

Bukuroshja Angela Martini është duke shijuar jetën e saj martesore me miliarderin rumun, Dragos Savulescu. Ata kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa jetojnë tash e sa kohë së bashku në ShBA. Së fundmi, Angela dhe bashkëshorti i saj kanë vendosur t’i japin vetes disa ditë të merituara pushimi. Ata kanë zgjedhur ishullin luksoz Santorini, si destinacionin e tyre për pushime. Lexo po ashtu: Ka qenë bukuroshja Martini ajo e cila ka ndarë me fansat disa fotografi në rrjetin social Instagram, ku shfaqet mjaft joshëse rrugëve të ishullit. “Çka nëse mund të them se…

Lexo më Shumë

Prezantuesja e njohur, Liberta Spahiu, është shumë e pëlqyer nga publiku për dukjen e saj. Autorja dhe drejtuesja e emisionit “Prive” është gjithashtu shumë e ndjekur nga fansat edhe në rrjetet sociale. Së fundmi, ajo është duke shijuar disa ditë të mira pushimi, dhe për këtë ka zgjedhur një destinacion mjaft të largët. Lexo po ashtu: Në fotografitë e fundit të publikuara në llogarinë e saj personale në Instagram, Liberta ka treguar se ndodhet në Hong Kong. Ajo shfaqet mjaft tërheqëse në poza me bikini, ndërsa vë në pah figurën e saj trupore. “Shkoj edhe kjo verë… e udha e…

Lexo më Shumë

23 August 2018 / 16:27 Mbi 1.600 punëtorë të falimentuar shpresojnë të fitojnë të drejtën e tyre të kompenzimit nëse do të miratohen propozim ndryshimet e Ligjit për sigurim material të personave të papunë për shkak të privatizimit të ndërmarjeve me pronë dominante të shtetit. Në Komisionin për punë dhe politikë sociale u debatua se kjo e drejtë duhet realizohet pavarësisht se marrëdhënia e punës ka qenë e lidhur me kohë të caktuar ose të pacaktuar. Me propozimet në ligj mundësohet që e drejta e sigurimit material të realizohet pavarësisht nëse marrëdhënia e punës e lidhur pas kompenzimit në para…

Lexo më Shumë

23 August 2018 / 16:17 Iniciativa Qytetare “E dua Vodnon” nuk është e kënaqur me vendimin e qeverisë për të vazhduar projektin e gazifikimit përmes grykës së këtij mali. Aktivistët janë kundër çdo pune ndërtimore në Vodno dhe sipas tyre, qeveria bën vetëm makijazh. Ata kërkojnë të zhvillojnë një studim të ri mbi ndikimin e ndërtimit të gazsjellësit në mjedisin jetësor. Nga ana tjetër, Qeveria nuk heq dorë nga ndërtimi i tubacionit të gazit nga Shkupi për në Tetovë dhe Gostivar përmes malit Vodno. Prej aty dje thanë se është bërë ndryshim i projekt dhe rruga është shkurtua për katër…

Lexo më Shumë

23 August 2018 / 16:00 Zëdhënësi i Qeverisë greke, Dimitris Canakopulos u shpreh i bindur se pasi Shkupi të përfundojë me sukses referendumin dhe ndryshimet kushtetuese, Kuvendi i Athinës do ta miratojë Marrëveshjen për emrin dhe e njëjta do të hyjë në fuqi. Ashtu siç tha ditë më parë kryeparlamentari grek, Nikos Vucis edhe Canakopulos thekson se shumica do ta mbështesë këtë marrëveshje, nëse le anash interesat e ngushta partiake. [embedded content]

Lexo më Shumë