24 August 2018 / 10:11
Në Gjykatën Penale në Shkup vazhdon seanca me pyetjet drejtuar dëshmitarit të mbrojtur në lëndën “Monstra” të Prokurorisë Speciale Publike për vrasjen e pesëfishtë te liqeni i Smillkovës, i ndodhur më 12 prill të vitit 2012.
Kryetari i Trupit gjykues Ognen Stavrev, seancën e kaluar e ndërpreu seancën për shkak të lodhjes së dëshmitarit të mbrojtur, pas dëgjimit nga ana e PSP-së dhe palës mbrojtëse.
Dëshmitari i mbrojtur në seancën e fundit tha se qëndron në deklaratën e dhënë në procedurë paraprake. Ai në gjyq po ashtu njohu disa nga të akuzuarit.
Mbrojtja tha se dëshmitari është konfuz në përgjigjet dhe se dyshojnë në vërtetësinë e pohimeve të tij.
Për vrasjen e pesëfishtë tek liqeni i Smillkovës në 12 prill 2012 kur u vranë Kire Triçkovski, Filip Sllavkovski, Cvetanço Ackovski, Aleksandar Naçevski dhe peshkatari Borçe Stefanovski, ishte hapur lënda “Monstra”, ndërsa me burgim të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Fejzi dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.
Gjykata Supreme në dhjetor vitin e kaluar i hoqi akuzat dhe liroi nga paraburgimi të akuzuarit Agim Ismailoviq, Haki Aziri, Sami Luta dhe Fejzi Haziri duke iu shqiptuar masë sigurie. Pas heqjes së aktvendimit, rastin “Monstra” e mori në dorë PSP-ja dhe lënda u kthye në gjykim të serishëm.
Ndryshe, për gjykatën të pakapshëm janë ende Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviq pas të cilëve është nënshkruar flet-arrest ndërkombëtar


