Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi është kapur më një sasi prej 10 kilogramë kokainë të fshehura në banesën e tij dhe në makinë. Sipas mediave italiane, fillimisht i riu u pikas teksa qarkullonte me mjetin e tij në zonën e Vercelli dhe iu nënshtrua kontrollit fizik. Brenda saj u gjetën tre pako me kokainë, brenda një ndarjeje të fshehtë e krijuar në mënyrë artizanale në kabinën e mjetit. Kurse në shtëpinë e tij u gjetën edhe 6 pako të tjera lënde narkotike e cilësisë së lartë. Policia tha se pesha totale e drogës shkon në rreth 10…
Author: almakos
Gjykata Kushtetuese, bashkë me gjyqtarët nga Komisioni i Venecias, profesorë dhe ekspertë vendas, të enjten e ardhshme do të japin mendimin e tyre për çështjet e kontestuara juridike të Ligjit për përdorimin e gjuhëve. Seanca përgatitore do të mbahet më 20 mars në Gjykatën Kushtetuese. Gjyqtari holandez, Martin Kujer, i cili është edhe nënkryetar i Komisionit të Venecias, do të shpjegojë këshillën miqësore që gjykata kërkoi prej tyre dhe që duhet të miratohet nga komisioni. Gjyqtari nga gjykata për të drejtat e njeriut, Arthur Kuch, nga ana tjetër, do të shpjegojë praktikën e kësaj gjykate në raste të ngjashme. Nga…
Komisionerja për zgjerim në Bashkimin Evropian ka dhënë një mesazh nga Elbasani, ku ndër të tjera tha se Shqipëria ka ecur me reformat, por u shpreh se ka ende punë për të bërë deri në anëtarësimin e BE. Në një komunikim për gazetarët, ai tha se Shqipëria ka ende shumë punë për të bërë, por nëse ecet me këto ritme, ajo u shpreh se gjithçka do përfundojë në 2027. “Unë pata mundësinë që të takohesha me aktorë politikë, mund të them që Shqipëria ka ecur në mënyrë të mrekullueshme, po ka ende shumë punë dhe reforma për të bërë. Por…
Ditë më parë u hap konkursi për punësimin e 300 ushtarëve në Ushtrinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë të interesuarit ndërmjet moshës 18-25 vjeç. VLEN thotë se gjatë punësimit, kriter do të jetë edhe përfaqësimi adekuat. “Por, brenda këtij njoftimi me krenari dhe mburrje të plotë ju informojmë që kriter dhe element tjetër që do të merret parasysh është edhe përfaqësimi i drejt dhe adekuat. E kjo çështje është e rregulluar dhe figuron zyrtarisht në pikën shtatë të konkursit që vazhdon të jetë akoma aktiv. Kur hoqëm mekanizmin keqpërdorues balancuesin u zotuam që…
Është publikuar fotoja e makinës tip “Mercedes Benz”, që shfaqet në vendin e ngjarjes së vrasjes së Fatbardh Licit në Kiras të Shkodrës, më 10 gusht 2018, ndërsa dyshohet se drejtohej nga e dashura e Safet Bajrit, Eria Ago, e cila është vënë në pranga rreth 5 ditë pas partnerit të saj. Sipas dosjes hetimore të SPAK, dyshohet se pas vrasjes së Fatbardh Licit, Eria Ago ka marrë me këtë makinë dhe ka sjellë në Tiranë Astmer Bilalin, ndërsa Safet Bajri ka qëndruar në Shkodër. “Vrasja e shtetasit Fatbardh Lici ka ndodhur rreth orës 07:00 dhe biseda zhvillohet 20 minuta…
Shoqata e inxhinierëve të Republikës së Maqedonisë ka dorëzuar peticion në Komisionin Rregullator për Energjetikë me kërkesë për ndryshimin e rregullave për furnizim me energji elektrike. Shoqata kërkon në peticion ndryshimin e rregullave për furnizimin me energji elektrike dhe futjen e leximeve mujore të njehsorëve, siç parashikohet për kategoritë e tjera të kyçjeve në sistemin tarifor të shpërndarjes. Nga aty shtojnë se në rast se nuk lexohet njehsori, EVN duhet të lëshojë faturë prej 420 denarë që tregon 0 kilovat/orë të energjisë elektrike të konsumuar, dhe pas leximit aktual konsumatorit duhet të marrë faturë të korrigjuar në bazë të konsumit aktual për…
Është vënë në pranga 33-vjeçari Valentin Kovaçi, i cili ishte shpallur në kërkim për vjedhje me dhunë dhe ngacmim seksual. Sipas policisë së Lezhës, Kovaçi u gjet i fshehur në një shpellë ku qëndronte me shpresën për t’i shpëtuar arrestimit. Ai ishte shpallur në kërkim pas një kallëzimi të bërë nga një 30-vjeçare, e cila denoncoi se i kishte vjedhur me dhunë çantën e dorës, me sende personale, dhe kishte tentuar të kryente marrëdhënie seksuale me dhunë. Gjatë kontrollit në vendin ku ai fshihej, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një portofol dhe dy telefona celularë të dyshuar të vjedhur.…
“Komunat në vend marrin mbështetje të madhe në shumë fusha nga Bashkimi Evropian dhe me integrimin evropian do të hapen shumë mundësi të reja për Maqedoninë e Veriut”. Këto, si dhe tema të tjera u diskutuan gjatë vizitës në Resnjë të ambasadorit të BE-së në vend, Mihalis Rokas. “Turizmi evropian po shkon drejt një të ardhmeje të bazuar në qëndrueshmëri. Strategjia e BE-së, “Rruga e Tranzicionit për Turizmin”, hedh themelet për një industri më të gjelbër dhe më të përgjegjshme. Promovohet përshtatja ndaj ndryshimeve klimatike, turizmi rrethor dhe lëvizshmëria inteligjente. Bizneset inkurajohen të reduktojnë mbetjet, të përmirësojnë efikasitetin e energjisë…
Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbrëmë një mbledhje elektronike në të cilën ka aprovuar disa vendime që pritet të kenë një ndikim të rëndësishëm në administratën shtetërore dhe jetën e qytetarëve. Në këtë mbledhje, qeveria miratoi “Udhëzimin Administrativ për Masat e Veçanta për Regjistrimin e Pronës së Paluajtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve”. Ky udhëzim synon të lehtësojë procesin e regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe të ofrojë mbështetje për çiftet në menaxhimin e pronës së përbashkët, një çështje që ka qenë shpeshherë e ndërlikuar. Për më tepër, vendimi i Qeverisë është ndryshuar dhe plotësuar për…
Që nga protestat studentore të vitit 1968, Serbia ka ndërtuar dhe promovuar një narrativë të rreme, duke e paraqitur Kosovën si një vatër të ekstremizmit islamik. Kjo fushatë propagandistike e manifestuar në forma të ndryshme është përdorur për të delegjitimuar përpjekjet e Kosovës për vetëvendosje dhe për të krijuar një imazh negativ në arenën ndërkombëtare. Në raportin “Mes frikës dhe propagandës – Ekstremizmi religjioz në Kosovë” të Instituti të Kosovës për Siguri dhe Riziliencë – Prevent, raporti analizon dhe kundërshtoon pretendimet e Serbisë për të portretizuar Kosovën si vend vatër e ekstremizmit islamik. Ky dokument ka një rëndësi të veçantë…
Eria Ago është vendosur në pranga 5 ditë pas Safet Bajrit! Ajo akuzohet se ka dijeni dhe ka ndihmuar në vrasjen e Fatbardh Licit, i cili u ekzekutua në lagjen Kiras në vitin 2018, shumë pranë banesës së tij. Ago, për SPAK dhe Policinë e Shtetit ka mbi “shpinë” akuzën e përkrahjes së autorit të krimit dhe është vendosur në pranga që më datë 26 shkurt dhe aktualisht ndodhet në burgun e grave në Pogradec. Por nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare! Kjo edhe pse prej kohësh ishte kthyer në një “biznesmene” dhe kishte hapur një butik…
Si pasojë e kushteve meteorologjike në vend, tragetet e linjës Durrës-Bari dhe anasjelltas, kanë pezulluar lundrimet në nisje sot, datë 14.03.2025. Burime bëjnë me dije se lidhur me këtë situatë janë njoftuar pasagjerët që kishin planifikuar udhëtim sot. Sipas kapitenerisë së Portit Durrës, lundrimet në linjën Durrës-Bari-Durrës do të rifillojnë sipas grafikut ne datën 15.03.2025. Ndërkohë, trageti Af Mia i linjës Ancona-Durrës-Ancona mbërrin në orar dhe niset sipas grafikut!