Temperatura e liqenit të Ohrit ishte vetëm gjashtë gradë, por nuk ishte një pengesë që pas kryqit të kërcejnë 100 notues, duke përfshirë edhe shumë vajza. Ivan Loteski nga vendbanimi Varosh ishte më i shpejti edhe atë dy vite radhazi. Nuk prisja, por arrita ta kap kryqin. Ky është viti i dytë që më sjell gëzim të madh dhe dhimbje të madhe për babanë tim të vdekur. Uji ishte shumë i ftohtë. Shumë njerëz u zhytën para meje, por unë arrita i pari, sepse kisha pak më shumë vullnet se të tjerët- tha Ivan Loteski – kapësi i kryqit në…
Author: almakos
19 Janar 2019 / 15:46 Gjysmë milioni qytetarë të vendit, ndonëse të punësuar, konsiderohen të varfër. Këtë informacion alarmues për Alsat e zbuloi Olivera Doçevska nga OJQ Platforma luftën kundër varfërisë. Sipas statistikave, ndoshta ky fenomen negativ mund të jetë në rënie, por në realitet është tërësisht diçka tjetër, tek më të rinjtë, por edhe te personat e në moshën e tretë, varfëria rritet me një ritëm të përshpejtuar. Nevojiten numër i madh masash, programe dhe zgjidhje ligjore. [embedded content] Është shumë e vështirë në Republikën e Maqedonisë të thuhet se kush është i varfër dhe kush nuk është. Imagjinoni…
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, duke iu referuar një artikulli të publikuar nga portali “Informer” në Serbi, i cili njihet për publikimin e lajmeve të rreme, ka thënë se Serbia po vazhdon luftën e saj përmes fushatës informative me lajme të pavërteta. Në një postim në Twitter, Hoxhaj tha se kjo tregon që Serbia nuk ka ndryshuar aspak që nga koha e Millosheviqit, pasi mediat e Vuçiqit, po ushtrojnë presion ndaj shqiptarëve të Preshevës përmes propagandës dhe akuzave të rrejshme që gjoja ata janë kërcënim i sigurisë. “Serbia vazhdon luftën e saj informative përmes lajmeve të rreme. Kjo tregon që…
Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, është në përfundim e sipër të një projekti të ri muzikor. Mirëpo pavarësisht se kënga është drejt finalizimit, ende nuk është përcaktuar titulli i saj. Duket se këtë gjë ajo po ka dëshirë t’ua lë në dorë fansave të saj, apo thënë më mirë ndjekësve të saj më të rregullt në Instagram. Ajo ka publikuar një fotografi në InstaStory së fundmi, duke shkruar: “Dua që fansat të vendosin titullin e baladës sime të re”. Lexo po ashtu: Ndërkohë, këngëtarja ua ka mundësuar që përmes opsioni “Questions”, t’u lejojë fansave që t’i japin sugjerime asaj.…
Mbrëmë një orë pas mesnate Shkupi ka regjistruar ndotjen më të madhe të regjistruar nëpër botë, duke kaluar Pekinin dhe Nju Dehlin. Sipas matjeve të internet faqes së specializuar për ndjekjen e ajrit “Er vizhual”, indeksi i ndotjes në Shkup, një orë pas mesnate ka qenë 430 PM10. Me atë indeks të ndotjes, Shkupi ka qenë në majën e listës, ndërsa menjëherë pas tij ishin qytetet e Indisë, Pakistanit dhe Bangladeshit. Në vendin e pestë të listës është kryeqyteti i Kosovës – Prishtina. Për shkak të ndotjes së lartë, Qyteti i Shkupit shpalli disa rekomandime deri te qytetarët: të shmanget…
Këngëtarja dhe modelja e njohur, Afërdita Dreshaj, ka tash e sa vite që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor për fansat e saj. Ajo është e martuar me hokeistin Jakub Kindl, dhe së bashku jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Afërdita është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj. Lexo po ashtu: Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet mjaft tërheqëse në një kostum të shkurtër ngjyrë gri. Këngëtarja dhe modelja e njohur…
19 Janar 2019 / 12:32 Paralajmërimet për zgjedhje të parakohshme parlamentare, që mund të mbahen së bashku me zgjedhjet e rregullta presidenciale, ka vënë në lëvizje jo vetëm politikanët, por edhe biznesmenët. Menjëherë pas kërkesës së opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe lënien e mundësisë së tillë të hapur nga ana e pushtetit, siç deklaroi edhe mbrëmë ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska në emisionin “360 Gradë” në Alsat, por edhe nga jashtë. Megjithatë, mbajtja e zgjedhjeve të reja të parakohshme nuk i tangon vetëm politikanët, por edhe biznesmenët, ngaqë në çdo cikël zgjedhor ekonomia stagnon për të paktë pesë deri…
Katër persona kanë marrë lëndime si pasojë e një aksidenti zinxhiror, i cili ka ndodhur sot rreth orës 10:00 në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht tek udhëkryqi në drejtim të Gjakovës, në Klinë. Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj. Sipas tij, tre personat e lënduar janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë, ndërsa një djalë i moshës më të re është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës dhe është jashtë rrezikut për jetë. “Një aksident zinxhiror ka ndodhur sot në udhëkryqin që con në drejtim të Gjakovës, ku në…
Çifti i njohur Genc Prelvukaj dhe Eni Koçi po shijojnë disa ditë të mira pushimi në kontinentin aziatik. Dyshja, e cila kanë vendosur që muajin e parë të vitit ta nisin me pushime, duken shumë të lumtur dhe të dashuruar me njëri-tjetrin. Ata janë shumë aktivë dhe të ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndajnë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga udhëtimi i tyre. Lexo po ashtu: Së fundmi, ka qenë Eni ajo e cila ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku shfaqet pranë disa delfinëve. Duket se artistja është ndjerë tejet mirë pranë…
Moti sot parashikohet të jetë të jetë mesatarisht me vranësira dhe i shoqëruar mjegull të dendur mbi lugina. Në pjesët perëndimore të vendit mund të ketë edhe reshje bore. Temperatura maksimale do të jenë në intervalin prej 2 deri në 11 gradë. The post Moti sot me vranësira dhe mjegull appeared first on ALSAT-M.
Tashmë është bërë virale sfida e famshme e Instagramit “10 Years Challenge”, e cila sfidon personazhet në publikimin e fotografive të 10 viteve më parë. Një sfide të tillë i janë përgjigjur një pjesë e mirë e emrave të estradës. Së fundmi, ka qenë këngëtarja Gresa Behluli, e cila ka vendosur të publikojë në rrjetin social Instagram një video, ku bën krahasimin e dy klipeve: një të vitit 2009, e një të 2019. Bëhet fjalë për klipin “Nëna dhe e bija” të cilën ajo e këndoi së bashku me nënën e saj, Shkurte Fejza, gjersa në videon tjetër, shfaq një…
Këngëtarja e njohur nga Gjakova, Flaka Krelani, është shumë e pëlqyer për zërin e saj. Ajo performon ‘live’ në klubet e natës në Prishtinë, ndërsa shquhet për performancën e mirë që dhuron për fansat e saj. Flaka është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me fansat fotografi të ndryshme nga jeta e saj e përditshme. Së fundmi, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një fotografi, ku shfaqet mjaft provokuese në të zeza. Ajo ka pozuar me një fustan të shkurtër dhe flokë të shkurtra, ndërsa dukej edhe më atraktive me…

