Author: almakos

Në rreth 50 kontrolle të kryera nga Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) më 16 dhe 17 mars në territorin e shtetit  në objekte hotelierike me licencë për kabare, klub nate, disko klube në ambient të hapur, është konstatuar se 22 kanë pasur licenca, 15 u kishte skaduar licenca dhe për disa nuk kishte asnjë të dhënë se kishin poseduar licencë. Objekti ku ndodhi aksidenti ishte i regjistruar për industrinë e lehtë dhe funksiononte si i tillë prej 15 vitesh. Kështu deklaroi dje ministri i Punëve të Brendshme Toshkoski. Do të thotë se ka funksionuar si e tillë në kohën e…

Lexo më Shumë

Në emisionin në Shënjestër në News24 janë publikuar pamjet, kur Safet Bajri largohet pas vrasjes së Fatbardh Licit në 2018 Shkodër. Gazetarja Klodiana Lala deklaroi se këto janë pamjet, që SPAK i ka përdorur si prova, në procesin ndaj Safet Bajrit, Astmer Bilalit dhe Behar Bajrit. Këto janë provat kryesore ndaj 3 personave të dyshuar për vrasjen e Fatbardh Licit. Prokuroria i ka identifikuar me personin 1 dhe 2 e janë identifikuar nga dhjetëra kamera sigurie, që pas kryerjes së krimit e deri kur është gjetur i djegur automjeti, i përdorur në vrasje. Një makinë e bardhë është përdorur për…

Lexo më Shumë

Në shënjestër/ Më datë 7 Mars 2020, nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar ‘Qafë Botë’ është trafikuar për në Greqi sasia prej 1 144 kg ‘cannabis sativa’ e papërpunuar, 4 kg ‘cannabis’ i përpunuar (çokollatë) dhe 916 gr ‘cannabis” i përpunuar (vaj). Ku në po këtë datë, rreth orës 14:30, organet e zbatimit të ligjit në Athinë, sekuestruan 949 pako të mbështjella me shirit ngjitës, të cilat përmbanin ‘cannabis’ të papërpunuar, me peshë bruto 1 144 kg, si dhe dy pako të mbështjella me shirit ngjitës, të cilat përmbanin “cannabis” të përpunuar (çokollatë). Por ndërsa autoritetet greke mundën të kapin këtë ngarkesë…

Lexo më Shumë

Qeveria sot në seancë e ka obliguar Ministrinë e Financave që të sigurojë 30 milionë denarë dhe t’i transferojë Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta (SHPPP) për të ndihmuar në transportin dhe akomodimin e familjarëve të të lënduarve rëndë nga zjarri në Koçan të cilët po mjekohen jashtë vendit. Vendimi që u paralajmërua është zyrtarizuar në seancën e Qeverisë dhe në konferencë për shtyp pasdite e kumtoi zëdhënësja e Qeverisë Maria Miteva. “Në këtë moment mund të informoj publikun se për 58 persona është siguruar transport dhe akomodim. Ky vendim do të vlejë edhe për ata persona që…

Lexo më Shumë

Ish-deputeti i LDK’së, Agim Veliu ka komentuar zhvillimet e fundit në këtë parti. Ai dha kritika të ashpra ndaj atyre të cilët sot i dolën në mbrojtje kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Ishte nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili sot i doli në mbrojte Abdixhikut. Pak pas reagimit të tij, Agim Veliu u tregua i ashpër në një reagim në “Facebook”. Ai kritikoi edhe ata që po e mbrojnë liderin e partisë. Veliu tha se janë për keqardhje ta mbrosh dikë që një parti politike po e çon drejt degradimit. Veliu thotë se lideri i partisë po e dërgon…

Lexo më Shumë

Ngërçi paszgjedhor në Kosovë vazhdon, pa asnjë diskutim zyrtar për qeverinë e re. Opozita pranon se bisedime joformale po zhvillohen në prapaskenë, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje këmbëngul se do të qeverisë e vetme. E ardhmja politike e Kosovës mbetet e pasigurt, si pasojë e mungesës së një platforme të qartë për formimin e qeverisë së re. Partitë politike janë të ngurosura, duke pritur certifikimin e rezultateve nga zgjedhjet e 9 shkurtit, që kanë lënë vend për një paqartësi të madhe mbi përbërjen e ardhshme të ekzekutivit. Në fundjavë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) konfirmoi rezultatet përfundimtare, duke e rekomanduar Lëvizjen Vetëvendosje,…

Lexo më Shumë

Rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit, në të cilin Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) u rendit si partia e tretë, ka shkaktuar një trembje të madhe brenda strukturave të këtij subjekti. Atmosfera e pakënaqësisë ka filluar të zgjerohet, duke theksuar nevojën për një reflektim të thellë mbi të ardhmen e kësaj partie. Anëtari i kryesisë së LDK-së, Avdullah Hoti, ka shprehur shqetësime në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve, duke theksuar se partia ka nevojë për një lidership të ri. Ai u shpreh se vetëm nëpërmjet një ndryshimi të drejtpërdrejtë në nivelet e drejtimit, LDK do të mund të rikthejë besimin…

Lexo më Shumë

Iniciativa Il Foglio, e përditshmja liberale, është pjesë e një eksperimenti njëmujor gazetaresk që synon të tregojë ndikimin e teknologjisë së inteligjencës artificiale në punë, tha themeluesi i gazetës, Giuliano Ferrara. Në një botim të hollë prej katër faqesh, gazeta tani është e disponueshme si në kiosqe ashtu edhe online. Ky është një moment historik në botën e gazetarisë, ku teknologjia bashkohet me krijimtarinë për të ofruar një shërbim më inovativ. “Do të jetë gazeta e parë e përditshme në botë e krijuar tërësisht duke përdorur inteligjencën artificiale. Çdo gjë, nga shkrimi i artikujve, titujt, citimet, e madje ndonjëherë edhe…

Lexo më Shumë

Në një incident mahnitës në brigjet e Mauritius, dy balena të mëdha 45 tonëshe treguan heroizëm, duke mbrojtur një zhytës nga një peshkaqen,” fillim i një aventure jetike që është bërë virale në internet. Benoît Girodeau, i njohur nga emri i tij skenik Natty Gong, ishte duke eksploruar thellësitë e oqeanit kur një peshkaqen “shumë kurioz” u afrua në drejtim të tij. Videoja e befasishme që tregon këtë ngjarje, e cila u regjistrua nën ujë, e ka lënë publikun të habitur dhe ka shkaktuar një valë diskutimesh në rrjetet sociale. Pamjet tregojnë se si dy balena, dukshëm të shqetësuara nga…

Lexo më Shumë

Ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha, i cili u arrestua në Spanjë pritet të mbërrijë në Shqipëri sot rreth orës 23:15. Lulzim Berisha akuzohet për vrasjen e Klodian Saliut. Ish-kreu i bandës së Durrësit i shpëtoi burgimit të përjetëshëm pasi Gjykata e Lartë e prishi këtë vendim dhe dënoi me 25 vite pas hekurave. Por, ai u lirua me kusht pasi Vangjush Dako firmosi një shkresë që do ta punësonte në Bashkinë e Durrësit. Ish-kreu i bandës së Durrësit është arrestuar në Spanjë më 14 Dhjetor 2023 pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. “Si rezultat i…

Lexo më Shumë

Infinix, një nga markat e njohura në fushën e elektronikës, po përgatitet për të zbuluar tabletin e saj të parë të orientuar nga lojërat, i quajtur Xpad GT. Pas suksesit të tabletit të saj të parë, Xpad, i lansuar vitin e kaluar, Infinix duket se është gati për një tjetër hap të rëndësishëm në tregun e teknologjisë. Xpad GT, me numrin e modelit X1301, premton të ofrojë funksionalitete të avancuara për lojtarët. Sipas raporteve, Xpad GT do të jetë i pajisur me 8 GB RAM dhe 256 GB hapësirë ruajtëse, duke i lejuar përdoruesit të shijojnë një përvojë të pakrahasueshme…

Lexo më Shumë

Për rastin me zjarrin në diskotekën në Koçan deri më janë arrestuar 18 persona, ndërsa janë shoqëruar 16 të tjerë. Gjithsej janë intervistuar 71 persona, prej të cilëve 42 në Shkup dhe 29 në Koçan. Për 14 persona është shqiptuar masë arresti prej 48 orëve, njoftoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. Njëmbëdhjetë personave u janë caktuar masa arresti për dyshimin për kryerjen e “krimeve të rënda kundër sigurisë publike”, ndërsa tre persona janë arrestuar për “punë jo tl denjë”. Toshkovski sot në një konferencë për media në MPB, informoi se i arrestuari i fundit akuzohet për “krime…

Lexo më Shumë