Deri më tani janë mbledhur 51.822.579 denarë për ndihmë të viktimave nga zjarri në Koçan dhe familjeve të tyre, njoftoi sot Kryqi i Kuq. Ata bëjnë të ditur se janë në fazën përgatitore për pagesën fillestare të mjeteve të grumbulluara për nevojat më urgjente të destinuara për të prekurit nga zjarri. Ata bëjnë thirrje që të gjithëqë të vazhdojmë të tregojnë humanizëm dhe solidaritet për viktimat dhe të shprehin mirënjohjen më të thellë për të gjithë ata që dhuruan. Qeveria njoftoi se të gjitha familjet e prekura nga tragjedia fillimisht do të marrin nga 150 mijë denarë. MARKETING
Author: almakos
Që prej kthimit të saj në shtëpinë e Big Brother Vip, duket se tensionet dhe debatet mes Eglit dhe Gjestit nuk po ndalen. Së fundmi Egli ka debatuar me Gjestin dhe i ka shprehur se: Jo mua se ul veten tënde. Ti kapesh me mua se do të vish te Egli. Jo ti të më bësh ashtu mua me miell dhe unë të rri të shoh ty. Unë nuk isha iniciatore e lojës dhe me ty nuk jam marrë fare, madje kam ardhur të të mbuloj. Gjesti: Falëminderit Egli: Ik ore ku njeh falëminderit ti. Ti do ata që të…
Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, ku janë miratuar një sërë vendimesh të rëndësishme për zhvillimin e vendit. Gjatë kësaj mbledhjeje, ekzekutivi miratoi një sërë vendimesh strategjike që kanë për qëllim përmirësimin e sektorëve të ndryshëm, përfshirë shëndetësinë, energjinë dhe arsimin. Këto vendime pritet të sjellin ndryshime të rëndësishme në përmbushjen e nevojave të qytetarëve dhe zhvillimin e infrastrukturës në Kosovë. 1. Një nga vendimet kryesore që u miratua është Rregullorja për Rezultatet në Punë në Sektorin e Shëndetësisë, e cila synon të rregullojë standardet e punës dhe të përmirësojë efikasitetin e shërbimeve shëndetësore. 2. Po…
Zbardhet dëshmia në gjykatë e 24-vjeçarit Aleksandër Krrashi, i cili drejtonte betonieren ku u përplas Benz-i ku udhëtonin 4 të rinjtë që humbën jetën si pasojë e aksidentit tragjim mbrëmjen e 19 Marsit në Fushë Prezë. Aleksandër Krrashi ka deklaruar se pasi makina ku udhëtonin viktimat u përplas me betonieren, doli nga mjeti menjëherë dhe tentoi të hapë dyert e Benz, por theksoi se mjeti u përfshi nga flakët. “Ishte e pamundur ta ndihmoja më tej”, deklaroi 24-vjeçari duke shtuar se kontaktoi me kompaninë dhe i kërkoi të sillte në vendngjarje një betoniere me ujë. Ai deklaroi se pas aksidentit…
Shoqata Gjermane e Industrisë së Automobilave (VDA) ka njoftuar se sistemi aktual i pagesës në karikuesit për automobila elektrikë është i paqëndrueshëm. Me rritjen e numrit të automjeteve elektrike në rrugët evropiane, çështja e tarifave për karikimin është bërë një temë kritike. Nevojiten masa urgjente kundër çmimeve të tepruara në stacionet publike të karikimit. Karikimi zakonisht kushton midis 60 dhe 90 centëve për kilovat-orë – dy deri në tre herë më shumë se karikimi privat në shtëpi, duke e bërë atë një barrë financiare për shumë pronarë të automjeteve elektrike. Gjithashtu, ndryshimet e çmimeve mes lokacioneve, ofruesve të shërbimeve dhe…
Derisa shumë njerëz mund të tronditen nga ideja për të mos bërë dush çdo ditë, dushi më i rrallë mund të jetë më i mirë për lëkurën tonë. Sipas mendimit dhe këshillës së dermatologes Mary Stevenson, në fund të fundit mund të mos kemi nevojë për një dush të përditshëm, raporton The Sun. Stevenson pohon se shpeshtësia e dushit duhet të varet kryesisht nga një sërë faktorësh personal. Këta faktorë përfshijnë lëkurën tonë, moshën dhe nivelin e aktivitetit. Siç shpjegon ajo, shumica e njerëzve në përgjithësi duhet të bëjnë dush çdo dy deri në tre ditë, përcjellë Index.hr. Përjashtim bëjnë…
Më 16 mars 2025, qyteti i Koçanit në Maqedoninë e Veriut u trondit nga një tragjedi e rëndë, ku një zjarr në diskotekën “Pulse” mori jetën e 59 të rinjve dhe plagosi mbi 150 të tjerë. Ngjarja ndodhi gjatë një koncerti të grupit të njohur vendas, DNK, ku ishin të pranishëm rreth 1,500 persona. Sipas raporteve paraprake, zjarri u shkaktua nga përdorimi i mjeteve piroteknike, të cilat ndezën tavanin e lokalit, i ndërtuar me materiale shumë të ndezshme. Kjo tragjedi ka ngjallur kujtime të dhimbshme për një ngjarje të ngjashme të ndodhur në Brazil në vitin 2013. Atëherë, një zjarr…
Bashkimi Evropian ka bërë një njoftim të rëndësishëm që lidhet me të ardhmen e telefonave inteligjentë, duke konfirmuar se Apple mund të prezantojë një iPhone pa një portë fizike USB-C. Kjo ndodh në një kohë kur është miratuar direktiva për karikuesin universal, por duket se mundësitë për inovacione janë ende të hapura. Sipas rregullave të reja të Bashkimit Europian, të gjithë telefonat e rinj që do të shiten në treg duhet të mbështesin standartin e karikimit USB-C. Megjithatë, me rregullat e reja, ligji nuk kërkon domosdoshmërisht një portë fizike – pajisja vetëm duhet të jetë në përputhje me këtë standart.…
Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Ilir Nukajn, i cili dhunoi brutalisht një çift të moshuarish në fshatin Povelçë më 12 tetor 2024 duke i shkaktuar vdekjen 80-vjeçarit, Namik Rustemi. Ndaj autorit të dyshuar të ngjarjes është ngritur akuza për ‘Plagosje të rëndë me dashje’. “Nga hetimet e kryera në kuadër të procedimin penal nr.1591, të vitit 2024, rezultoi se më datë 12.10.2024, në fshatin “Hoxhare e Re” (Povelçë), Njësia Administrative Dërmenas, bashkia Fier, shtetasi I.N., për motive të dobta ka ushtruar dhunë fizike ndaj të moshuarve N.R. dhe A.R. (bashkëshortë), ku si pasojë e dhunës së…
Kompania kineze e teknologjisë, Huawei, është kapur në rrjetën e një hetimi për korrupsion nga autoritetet belge, udhëhequr nga Prokuroria Federale. Ky zhvillim në mënyrë të menjëhershme ka sjellë pezullimin e anëtarësimit të saj nga grupi evropian i lobimit teknologjik, DigitalEurope. Sipas raportimeve, vendimi është marrë pas hapjes së një hetimi serioz mbi dyshimet për korrupsion të lidhura me veprimtarinë e kompanisë. Në një deklaratë të publikuar të enjten, DigitalEurope konfirmoi se është në dijeni të akuzave të rënda ndaj Huaweit, të raportuara nga Politico, dhe theksoi angazhimin e saj për një sjellje etike dhe përputhshmëri me ligjin. “Marrim shumë…
Lideri i partisë më të madhe në vend, Albin Kurti, ka reduktuar ndjeshëm paraqitjet e tij publike, duke lënë të hapur pyetje të shumta rreth hapave të ardhshëm politikë në Kosovë. Me zhvillimet që po ndodhin në skenën politike, bashkëpunëtorët e tij të ngushtë, si nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, kanë marrë pjesë në tryeza diskutimi, por ata kanë shmangur takimet me mediat, duke lënë pas shumë dyshime mbi procesin e formimit të Qeverisë. Diskutimet rreth formimit të qeverisë janë bërë qendra e vëmendjes në publik prej datës 9 shkurt, ditë kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare. Ky proces, i…
Po flitet me të madhe që Gjesti do të largohet nesër nga shtëpia më e famshme. Informacioni është i pakonfirmuar mirëpo është duke u përhapur me shpejtësi të dritës, pas zhvillimeve të fundit me rikthimin e Eglit që po e sulmon fort në shtëpi. I ftuar në Prive By Liberta Spahiu, opinionisti Elton Tozaj foli për këtë situatë. Ai përjashtoi mundësinë e daljes nesër por zbuloi një sekret të prime. I pyetur për Eglin, ai u shpreh se qëllimi i saj është vetëm që të hakmerret ndaj Gjestit. ‘Është lutur korridoreve të Topit për t’u kthyer. Në një prej ditëve,…