Pesë persona, katër me kombësi shqiptare dhe një me kombësi tuniziane, të gjithë të moshës nga 30 deri në 50 vjeç, janë arrestuar më 19 mars, për trafik ndërkombëtar droge në Itali. Hetimi ka zbuluar veprimtarinë e grupit kriminal dhe ka çuar në caktimin e masave paraprake të burgut për krimin e shoqërimit me qëllim trafikimin e paligjshëm të narkotikëve, me rrethanë rënduese të disponueshmërisë së armëve. Në total, 19 persona janë nën hetim, përfshirë një korrier italian, rreth 90 vjeç. Sipas policisë, pesë të arrestuarit dyshohet se kishin importuar drogë nga Holanda. Gjatë periudhës prill-nëntor 2020, grupi dyshohet se…
Author: almakos
Dy ish-kryetarë të Komunës së Koçanit ndodhen në institucionin ndëshkues përmirësues, Burgu i Kumanovës, njoftuan sot organet kompetente të burgut. “Aktualisht në Burgun e Kumanovës ndodhen dymbëdhjetë persona të dyshuar për ngjarjen tragjike në Koçan. Në mesin e tyre janë edhe dy ish-kryetarët e Komunës së Koçanit, bëjnë të ditur nga burgu. Dje, PPRMV njoftoi se Prokuroria Themelore Publike në Koçan ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetimore ndaj 27 personave fizikë dhe tre personave juridikë për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se si bashkëautorë kanë kryer vepra të rënda kundër sigurisë publike nga neni 292 në lidhje…
Këngëtari i njohur, Blero Muharremi, ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me një postim intrigues në rrjetet sociale. Ai ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shfaqet në një mbrëmje romantike me partneren e tij të re. Megjithatë, në mënyrë të qëllimshme, Blero ka zgjedhur të mos zbulojë identitetin e saj, duke e mbajtur fytyrën e partneres jashtë kornizës së fotografisë. Kjo ka shtuar edhe më shumë misterin rreth romancës së tij, për të cilën ai kishte konfirmuar disa muaj më parë, por pa dhënë detaje të mëtejshme. Ky postim ka nxitur menjëherë reagime nga fansat, të cilët kanë filluar…
Ministria e IT-së e Indisë ka zgjeruar pa ligj kompetencat e saj për të lehtësuar heqjen e përmbajtjes në internet, në një veprim që Elon Musk e ka quajtur sfidues dhe të rrezikshëm për lirinë e informacionit. Kjo padi e re është pjesë e një përplasjeje të vazhdueshme ligjore midis platformës sociale X dhe qeverisë së kryeministrit Narendra Modi, e cila ka shtuar tensionin lidhur me mënyrën se si Qeveria indiane udhëzon bllokimin e përmbajtjeve në këtë platformë. Gjatë muajve të fundit, janë shfaqur shqetësime në rritje mbi mënyrën se si autoritetet mund të censurojnë informacionin, duke u dhënë fuqizime…
Banori i Big Brother VIP Albania 4, Gjesti, është filmuar të shtunën duke kaluar një moment emocionalisht të rënduar brenda shtëpisë së famshme. Në një video që është shpërndarë me të madhe në rrjetin social X (ish-Twitter), Gjesti shihet i vetëm në oborr, i mërzitur dhe me lot në sy. Pamjet kanë prekur ndjekësit, të cilët kanë komentuar situatën duke shprehur shqetësim për gjendjen e tij emocionale. Ky moment vjen pas një debati të ashpër me ish-të dashurën e tij, Egli, me të cilën ka pasur disa përplasje të vazhdueshme kohët e fundit. Marrëdhënia mes tyre ka qenë e tensionuar…
Këngëtarja e njohur Leonora Jakupi ka shprehur mbështetje të fuqishme për ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, pas zhvillimeve të fundit. Ajo publikoi një postim në rrjetet sociale, ku e theksoi besimin e saj te Thaçi si lider dhe personalitet kyç në historinë e Kosovës. Leonora në foton e Hashim Thaçit ka bashkangjitur këngën e saj dedikuar ‘Komandant’, shkruan Kosovarja. Kujtojmë se Jakupi është një nga emrat e njohur të muzikës kosovare dhe është angazhuar gjithmonë në mbështetje të çështjeve kombëtare.
Autoriteti Portual i Vlorës, ka njoftuar këtë të shtunë, se për shkak të motit të keq, do të ndalohet lundrimi i mjeteve të vogla lundruese dhe atyre të peshkimit nga data 23 mars në 25 mars. Po ashtu, është ndaluar lundrimi i anijeve të transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Vlorë – Brindisi – Vlorë, deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike detare e cila do të jetë mbas orës 22:00 të datës 24 mars. “Anijet e transportit ndërkombëtar detar për pasagjer dhe automjete në linjën Vlorë – Brindisi – Vlorë, do të anullohet deri në përmirësimin e kushteve hidrometeorologjike…
Drejtori i Fondit për Sigurim Shëndetësor, Sasho Klekovski, tha se gjendja e të lënduarve është duke u përmirësuar, por ende nuk janë në gjendje për t’u liruar. Në gjysmën e dytë të javës së ardhshme, Klekovski tha se disa nga të lënduarit do të kthehen në Koçan, duke shtuar se numri i pacientëve në gjendje të rëndë kritike po zvogëlohet dhe ka rënë dukshëm. SASHO KLEKOVSKI, DREJTOR I FONDIT PËR SIGURIM SHËNDETËSOR “Momenti i përmirësimit është numri i rasteve kritikë po zvoglohet, në fillim kishim mbi raste me pacientë në gjendje kritike, ndërsa herën e fundit kur isha këtu ishte…
Një vajzë 15-vjeçare raportohet se është larguar nga banesa e saj në Tiranë. Polica bën me dije se babai i adoleshentes, shtetasi me iniciale A. Gj, 42 vjeç, ka bërë denoncim në polici për zhdukjen e të bijës. Ndërkohë, blutë vijojnë kërkimet për gjetjen e saj. “Shtetasi A. Gj, 42 vjeç, ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e tij e mitur 15 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj”, njofton policia.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, njoftoi sot në mëngjes gjatë një konference për media se do të kryhet një kontroll i plotë i të gjitha licencave të dhëna, pa marrë parasysh llojin e aktivitetit për të cilin janë lëshuar. Ai theksoi se ky vendim do të zbatohet për të gjitha ministritë dhe institucionet që lëshojnë licenca për aktivitete të ndryshme. Nikolloski shtoi se Ministria e Transportit po monitoron me kujdes të gjitha licencat e dhëna në përputhje me Ligjin e Ndërtimit dhe Ligjin për Urbanistikën. Ai theksoi gjithashtu se pas përfundimit të këtyre kontrollimeve, do të ndodhin ndryshime…
Ka dalë një dokument i ri në versionin më të fundit të Windows 11 që tregon dobësitë e harduerit të sistemit të përdoruesit. Microsoft po punon për një funksion të ri për Windows 11 që do të ndihmojë në shpjegimin se si mungesa e RAM-it ose një GPU më i dobët mund të ndikojë në performancën e kompjuterit tuaj. Ky funksion ka si synim t’i japë përdoruesve një përmbledhje të qartë mbi nivelin e performancës së pajisjes së tyre dhe do t’i ndihmojë ata të marrin vendime më të informuara për përditësimet e nevojshme të harduerit. Një seksion i ri…
Një lojë e zhvilluar mes Eglit dhe Gjestit brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4 ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit e spektaklit. Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë se si dyshja, në formën e një shakaje, “luftojnë” me njëri-tjetrin në lavanderi, por situata duket se ka dalë jashtë kontrollit për disa momente. Teksa tentonin të ngacmonin fizikisht njëri-tjetrin, në një moment Gjesti e kap nga fytyra Eglin, duke shkaktuar reagimin e menjëhershëm të disa banorëve. “Jo, jo ashtu”, dëgjohen duke thënë ata, duke sinjalizuar që situata mund të kishte kaluar kufirin e një loje të zakonshme.…