Ish-gjyqtari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka ndarë mendimet e tij në lidhje me procesin e gjykimit në Hagë, duke theksuar se vendimi final i Gjykatës Speciale do të ketë pasoja të mëdha për të gjithë ata që janë të përfshirë. Shala shpreh shqetësim për cilësinë e gjyqtarëve të Dhomave të Specializuara, duke i konsideruar ata si të dobët dhe të lehtë për t’u manipuluar. Ai thekson se kjo situatë mund të ndikojë në drejtësinë e procesit gjyqësor. “Këta gjyqtarë, të cilët e kanë rastin, janë të njohur nga Kosova, por puna e tyre këtu dhe atje është e…
Author: almakos
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka zhvilluar një takim me Michael Dozler, Shef i Njësisë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Zyrën për Lirinë Ndërkombëtare Fetare, si dhe me përfaqësues të tjerë pranë Departamentit Amerikan të Shtetit, ku në fokus ishte forcimi i bashkëpunimit dhe promovimi i harmonisë fetare. Gashi bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e integrimit të harmonisë fetare në marrëdhëniet shoqërore dhe ndikimin e saj në stabilitetin demokratik. “Pata kënaqësinë të zhvilloj një takim me z. Michael Dozler, Shef i Njësisë për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike në Zyrën për Lirinë Ndërkombëtare Fetare si…
Me 63 vota “pro”, shtatë “kundër” dhe asnjë “i përmbajtur”, deputetët në seancën e sotme e zgjodhën Goce Naumovskin për gjyqtar të ri kushtetues. Pas votimit, Naumovski dha deklaratë solemne në Kuvend, me të cilën u zotua se funksionin do ta ushtrojë me ndërgjegje dhe përgjegjësi, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet. Zgjedhja e Naumovskit vjen pasi profesoresha Jadranka Daboviq-Anastasovska në dhjetor të vitit të kaluar dha dorëheqje nga funksioni i gjyqtares kushtetuese për arsye shëndetësore dhe personale.
Kryeministri Hristijan Mickoski njofton se tërhiqen nga ideja e blerjes së një aeroplani qeveritar. Ai u shpreh se do të tërhiqen, por njëkohësisht do të luten të mbeten gjallë. Mickoski tha se gjatë këtyre viteve në pushtet, e ka përdorur aeroplanin katër herë, në përputhje me dispozitat ligjore. Hristijan Mickoski, kryeministër “Nëse rrëzohemi diku dhe nëse vdesim, atëherë mendoj se do t’u bëhet e qartë të gjithëve se ky debat për një qeveri të ardhshme dhe disa kryeministra të ardhshëm është i tepërt dhe i pakuptimtë”. Sipas nënkryetares së LSDM-së Jovana Trençevska, pasi kryeministri Mickoski siç tha, hoqi dorë publikisht…
Kandidati për kryeporkuror, Vlladimir Pançevski, i cili të martën nuk mori mendim pozitiv nga Këshilli i Prokurorëve Publikë, ka paraqitur kallëzim penal kundër kryetarit, zëvendëskryetarit dhe anëtarëve të Këshillit, duke pretenduar se ata kanë keqpërdorur pozitën zyrtare gjatë shqyrtimit të kandidaturës së tij. Sipas arsyetimit të Këshillit, Pançevski nuk i plotëson kushtet për të paktën 10 vjet përvojë pune si prokuror publik ose gjykatës në fushën e së drejtës penale. Megjithatë, Pançevski pretendon se anëtarët e Këshillit e kanë shfrytëzuar pozitën zyrtare dhe i kanë tejkaluar kompetencat ligjore në kundërshtim me nenin 62 paragrafi 1 alineja 1 të Ligjit për…
Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi, sot mbajti fjalim në konferencën “Formalizimi i ekonomisë informale: Përmes bashkëpunimit drejt suksesit”, kushtuar masave sistemore dhe politikave të përbashkëta për reduktimin e ekonomisë informale dhe forcimin e sektorit formal. Ministri Durmishi theksoi se ekonomia informale është sfidë komplekse dhe afatgjatë që shtrembëron konkurrencën, dëmton punëtorët dhe zvogëlon kapacitetin fiskal të shtetit. Ai theksoi se për disa qytetarë puna e paralajmëruar nuk është zgjedhje, por domosdoshmëri, e cila kërkon përgjigje përmes krijimit të vendeve dinjitoze dhe të qëndrueshme të punës. “Çdo kompromis me ekonominë gri do të thotë rritje më e ulët ekonomike,…
Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetai të gjithë besimtyarëve mysliman në vend dhe në mërgim I uron një Ramazan të begatë, agjërim të lehtë dhe të pranuar. Ai tha se Ramazani nuk është periudhë e zakonshme kohore, ai vjen si thirrje për qetësi të brendshme dhe për riorganizim të jetës rreth asaj që është thelbësore. Fetai tha se agjërimi synon transformimin e karakterit. SHAQIR FETAI, KRYETAR I BFI-SË “Agjërimi synon transformimin e karakterit. Nuk mjafton të heshtë stomaku; duhet të heshtë edhe e keqja në ne. Nuk mjafton të largohemi nga ushqimi; duhet të largohemi nga përçarja, shpifja dhe…
Politika jonë është e qartë – financa publike të qëndrueshme dhe standard jetese i mbrojtur. Do të vazhdojmë me disiplinë në të ardhurat, me përgjegjësi në shpenzime dhe me ndjeshmëri ndaj nevojave reale të qytetarëve, porositi sot kryeministri Hristian Mickoski në fjalimin e tij në konferencën vjetore “Formalizimi i ekonomisë joformale: Përmes bashkëpunimit drejt suksesit”. Lufta kundër ekonomisë gri, theksoi kryeministri, nuk është fushatë, por proces, kontrolli i çmimeve nuk është populizëm, por mbrojtje e qytetarëve. Do të jemi të fortë dhe të drejtë. Si ndaj atyre që shmangin detyrimet, ashtu edhe ndaj atyre që përpiqen të përfitojnë nga krizat,…
Avokati mbrojtës i Hashim Thaçit, Luka Misetic, ka ngritur akuza të rënda ndaj Prokurorisë Speciale të Hagës, duke e quajtur atë përgjegjëse për një mëkat të pafalshëm në procesin gjyqësor. Ai theksoi se ky mëkat lidhet me premtimet e pabazuara që janë bërë, të cilat kanë krijuar pritshmëri të mëdha, por që nuk janë realizuar. Misetic, gjatë fjalës së tij, e përshkroi situatën si një dështim të plotë të Prokurorisë, e cila kishte premtuar një spektakël të jashtëzakonshëm, por që në fakt nuk ka paraqitur asnjë provë të qëndrueshme. Kjo situatë ka ngritur shqetësime të mëdha për integritetin e procesit…
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski informoi se pas motit të keq, ekipet janë dërguar në terren, po reagohet në kohë dhe në mënyrë të koordinuar. Njëkohësisht, kryetari apelon për kujdes. “Ekipet janë në terren, po reagojmë me kohë dhe në mënyrë të koordinuar. Për shkak të erës së fortë dhe motit të keq, në shumë lokacione në qytet janë regjistruar drunjë të rrëzuar. Shërbimet tona menjëherë kanë dolën në terren dhe po veprojnë me mobilizim të plotë, me qëllim largimin e rreziqeve dhe sigurimin e lëvizjes së sigurt për qytetarët”, theksoi kryetari i qytetit në faqen e tij…
Prokuroria e Tiranës ka thirrur për të marrë në pyetje drejtuesen e Korporatës së Investimeve, Elira Kokona. Mësohet se thirrja e Kokonës është firmosur nga prokurori Dritan Nushi. Burime bëjnë me dije se Kokona do të pyetet për një kallëzim ndaj saj, në cilësinë e personit në dijeni. Kujtojmë se kreu i PD-së, Sali Berisha ka e denoncuar disa herë publikisht Kokën, për parkun teknologjik “Durana” në Xhafzotaj. DENONCIMET E BERISHËS Në konferencat me gazetarët, Berisha ka denoncuar abuzimet për parkun teknologjik “Durana”, duke thënë se janë vjedhur qindra e miliona euro, ndërsa vendi ku ishte parashikuar prej vitesh është vetëm një…
Ministria e Transportit filloi procedurë për lidhjen e marrëveshjes për komunikacion ajror me Mbretërinë e Arabisë Saudite, me të cilën, siç kumtoi sot, do të vendoset kornizë juridike që do të mundësojë hapjen e aviolinjave të rregullta me këtë shtet. Mes dy shteteve deri tani nuk ka pasur trafik ajror dhe pritet që vendosja e aviolinjave të rregullta të kontribuojë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, turizmit, këmbimit tregtar dhe marrëdhënieve të përgjithshme bilaterale. “Me marrëveshjen krijohen kushte liberale dhe korrekte për punë të transportuesve ajrorë, përmes nxitjes së konkurrencës, çmimeve më të ulëta për udhëtarët, si dhe mundësi për vendosjen…

