Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës i ka këkruar qytetarëve që të kenë kujdes në ambiente me pellgje uji afër kullotave sepse mund të sëmureni nga leptospiroza, sëmundje bakteriale e cila bartet te njeriu kryesisht nëpërmjet lëkurës së dëmtuar.Instituti Kombëtar thotë se këtë muaj në laboratoret e institutit është izoluar shkaktari i sëmundjes dhe ekziston mundësia e shfaqjes së rasteve të reja. “Burimi kryesor janë minjtë, por edhe gjedhët, qentë, etj. Leptospirat hyjnë përgjithësisht në organizmin e njeriut nëpërmjet lëkurës së dëmtuar, por si portë hyrjeje mund të shërbejnë edhe sytë, gryka, hunda dhe mushkëritë. Infektimi ndodh shumë shpejt,…
Author: almakos
Alsat 2019-08-31T14:15:26+02:00 Ashtu sikurse shumica e projekteve në vendin tonë që mbeten në gjysmë, apo të gjymtuar, ka mbetur edhe rruga e kodrës së Diellit. Deri këtu ku jam unë, është asfaltuar, ndërsa kjo pjesa tjetër prej një kilometri nuk asfaltohet me arsyetimin se as “Rrugët e Maqedonisë” dhe as komuna e Tetovës, nuk e dinë se kujt i takon kjo rrugës. [embedded content] Punët për asfaltimin e rrugës për në Kodrën e Diellit filluan në muajin maj, me premtimin se, do të asfaltohet deri në hyrje të kësaj pike turistike, por muaj më parë, këto punime u ndërprenë duke…
Alsat 2019-08-31T14:12:43+02:00 Premtimi i kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiut dhe ministrisë së Shëndetësisë për ndërtimin e një Klinike për pediatri në komunën e Gazi Babës mbetet vetëm në letër. Projekti ende nuk ka kaluar në këshillin e komunës së Çairit për ti hapur rrugës procedurave të mëtejme në ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve si dhe në ministrinë e Shëndetësisë. [embedded content] Shpresojmë që gjatë vitit 2020 pas përfundimit të këtyre procedurave të nevojshme për të filluar ridestinimin të kemi dhe një qasje rreth adaptimit të këtyre hapësirave që duhet të përdoren si Klinikë- deklaroi Kushtrim Alla, Zëdhënës i…
Bjeshkët e Rekës së Keqe që gjenden në afërsi të kufirit Kosovë-Shqipëri, përkatësisht në fshatin Popoc, ka katër ditë që janë përfshirë nga zjarri. Zjarrfikësit nga kjo komunë thonë se nuk po arrijnë që ta shuajnë zjarrin shkaku i erës, terrenit të papërshtatshëm dhe mungesës së mjeteve.Komandanti i Zjarrfikësve në Gjakovë, Xhavit Jashari i ka thënë Gazetës Express se zjarri është në përmasa shumë të mëdha dhe se as pas katër ditësh nuk kanë arritur që ta shuajnë. Jashari thotë se atyre po iu duhet që të ecin mbi 11 km çdo ditë për të arritur deri tek vatra e…
Alsat 2019-08-31T14:02:09+02:00 Vonesa një muajshe për shpalljen e tenderit, për ndërtimin e dy kilometrave të para të autostradës Shkup-Bllacë, ka ardhur si pasojë e terrenit të vështirë që ka ngadalësuar hartimin e projektit. Kështu thotë Drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore, Zoran Kitanov, duke shtuar se ekspertët vazhdojnë me analizat edhe pprojektimin e pjesës së mbetur prej 10 kilometrave. Kitanov nuk parasheh vonesa tjera pos procedurave ligjore për realizimin e pjesës së parë. Për një muaj është prolonguar përpunimi i projektit, ne dhe gjithë institucionet tjera së bashku me Fakultetin e Ndërtimtarisë kishim qëndrim se më mirë është që…
Alsat 2019-08-31T13:49:46+02:00 Vazhdon seanca plenare për zgjedhjen e anëtarëve të ri të Qeverisë. Lista e deputetëve që janë paraqitur për të marrë fjalën është e gjatë dhe kjo bëri që debati të zgjaste dje gjatë gjithë ditës. Sipas Rregullores, debati mund të zgjasë vetëm dy ditë dhe duhet të mbyllet sot. Kryeministri propozon Nina Angellovskën për ministre te Financave dhe Hisen Xhemailin për ministër pa resor, për investime të huaja. Loading…
Ky është momenti tronditës që është shfaqur sot në mediat sociale, në të cilët shihet një baba që mban jashtë dritares foshnjën 6 muajshe përderisa vozit BMW-në me shpejtësi të lartë.Njeriu, i identifikuar vetëm si Roman R, nga Zelenogorsk në Siberi, e mbështolli për krahu fëmijën dhe me shpejtësi të madhe voziste nëpër një rrugë të quajtur ‘Jo seat’. Videoja e tij ka shkaktuar zemërim në rrjetet sociale, ndërsa policia ka filluar për ndjekjen penale ndaj tij. Në mediat sociale ai është quajtur ‘i sëmurë’, ‘idiot’ dhe ‘i pashpirt’ për shkak të veprimit që ka kryer. Babai mban foshnjën 6…
Së paku 24 persona kanë vdekur dhe nëntë të tjerë janë lënduar pasi një autobus doli nga rruga dhe ra në lumë në pjesën veriperëndimore të Pakistanit.Policia njoftoi se aksidenti ndodhi në orët e vona të së premtes në rajonin e Kohistanit. Autoritetet thanë se të gjithë udhëtarët në autobus ishin pjesë e një familjeje të gjerë, të cilët ishin duke u kthyer nga një dasmë. Policia tha se lidhur me këtë rast është hapur një hetim. Ekipet e shpëtimit dhe policia e patën të vështirë të shkojnë në vendin e aksidentit për shkak të terrenit të vështirë malor. Situata…
Policia e Hong Kongut ka hedhur disa herë gaz lotsjellës ndaj protestuesve që ishin mbledhur përreth ndërtesës kryesore të qeverisë, duke bërë që të rriten tensionet mes dy palëve në fundjavën e trembëdhjetë të protestave.Të shtunën, protestuesit ishin veshur me rroba të zeza dhe ishin pajisur me gazmaska, helmeta dhe mbrojtëse të trupit. Para se të mblidheshin para ndërtesës së qeverisë, ata marshuan nëpër disa rrugë, pavarësisht ndalesës së vendosur nga policia. Policët hodhën gaz lotsjellës nga pjesa e brendshme e kompleksit qeveritar, duke i mbushur me gaz rrugët përreth ndërtesës. Në orët e fundit të ditës, protestuesit u panë…
Policia e Kosovës ka shqiptuar 1172 tiketa trafiku për shoferët e papërgjegjshëm në 24 orët e fundit.Stacionet policore vetëm gjatë ditës së djeshme kanë identifikuar 49 aksidente trafiku. Nga këto aksidente, 18 kanë qenë me të lënduar. Policia e Kosovës dje ka arrestuar 23 persona që nuk e kanë respektuar ligjin. Nga ta 18 janë dërguar në mbajtje edhe 2 me dënim.
Në listën e votuesve në KQZ-së, numri i banorëve me të drejtë vote është më i madh se numri i popullsisë në Kosovë, kjo çështje po e habitë edhe kryeshefin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Isa Krasniqin.Krasniqi në një intervistë për KosovaPress, thotë se në bazë të vlerësimit të numrit të popullsisë të vitit 2018, Kosova ka një popullsi prej 1 milionë e 795 mijë banorë dhe nëse merret parasysh kontingjenti i votuesve potencial që janë diku përafërsisht prej 1 milionë e 800 mijë votues, del që ka më shumë votues sesa popullsi rezidente në Republikën e Kosovës. Edhe…
Një gjarpër helmues është shfaqur në qendër të qytetit të Klinës.Për këtë, banorët kanë alarmuar duke ftuar zjarrfikësit që ta largojnë atë nga parku. Njësiti i Zjarrfikëseve tentoi ta largojë, mirëpo në skenë u paraqit një polic. Ai e largoi nga aty pa pikë frike. Polici i Kosoves, gjarperi

