Alsat 2019-08-31T14:15:26+02:00
Ashtu sikurse shumica e projekteve në vendin tonë që mbeten në gjysmë, apo të gjymtuar, ka mbetur edhe rruga e kodrës së Diellit. Deri këtu ku jam unë, është asfaltuar, ndërsa kjo pjesa tjetër prej një kilometri nuk asfaltohet me arsyetimin se as “Rrugët e Maqedonisë” dhe as komuna e Tetovës, nuk e dinë se kujt i takon kjo rrugës.
Punët për asfaltimin e rrugës për në Kodrën e Diellit filluan në muajin maj, me premtimin se, do të asfaltohet deri në hyrje të kësaj pike turistike, por muaj më parë, këto punime u ndërprenë duke lënë të papërfunduar kilometrin e fundit.
Nga Agjencia për rrugë e Maqedonisë arsyetohen me çështjen e pronësisë së rrugës, e cila, sipas tyre, i takon komunës.
Por nga komuna e Tetovës, thonë se rruga e mbetur prej 1.1 kilometra duhet të vazhdohet nga agjencia për rrugë e Maqedonisë, ndërsa komuna e Tetovës, ka për obligim vetëm rregullimin e brendshëm të pikës turistike dhe lagjen e vilave.
Ndërkohë, nisma “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit”, porosit komunën, Agjencinë për rrugë por edhe vet Ministrin kreshnik Bekteshi që ky projekt të vazhdohet, dhe më pas të merren me rregullimin e çështjes së pronësisë së rrugës.
Ne e dimë se i gjithë ai vend është nën ingerencat e shtetit pa marrë parasysh komunale apo qendrore, lusim gjithë drejtorët, ministrin Bekteshi i cili premtoi realizimin e asaj rruge, dhe premtimin ta mbaj deri në fund, që të realizohet ajo rrugë sepse për 1.1 kilometra ka mbetur pa u përfunduar. Është aksi kryesor i hyrjes në Kodrën e Diellit që ka mbetur pa u përfunduar- deklaroi Sinkron:Hamdi Sulemani. Nisma Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit.
Duke parë këto përplasje, aktivistja nga Tetova Rita Beadini, sot ka vendosur shenjën Rruga e Ritës, që në mënyrë simbolike, merr mbi vete këtë rrugë, meqë institucionet nuk e dinë se e kujt është rruga.
Ndyshe, Kodra e Diellit, përkundër përpjekjeve të shumta, si duket, edhe këtë vit, sezonin dimëror, do e hap me problemet e vjetra të ski liftave, mungesës së parkingut, infrastrukturës së dëmtuar dhe kanalizimit që rrjedh nëpër rrugë.
Bashkim Sulejmani
Loading…



