Irani ka thënë se ka filluar të përdorë centrifuga të reja dhe më të avancuara për pasurimin e uraniumit. Ky është hapi më i ri në shkeljen e zotimeve të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me fuqitë botërore.Zëdhënësi i Agjencisë Bërthamore të Iranit, Behruz Kamalvandi, tha se dyzet centrifuga të reja janë vënë në funksion. Uraniumi i pasuruar mund të përdoret për prodhimin e karburantit për reaktorë, por edhe armë bërthamore. Irani filloi të mos e zbatojë marrëveshjen bërthamore në korrik të këtij viti si kundërpërgjigje ndaj sanksioneve të Shteteve të Bashkuara dhe tërheqjes së tyre nga e njëjta marrëveshje.…
Author: almakos
Alsat-M 2019-09-07T09:48:07+02:00 Me rastin e 8 Shtatorit – Ditës së pavarësisë, sot nga kazerma “Ilinden” në Shkup do të kryhet qitje artilerike nderi nga pajisje artilerike, nga ana e njësisë së batalionit artilerik të Armatës. Paraprakisht, kumtuan nga MM, gjatë periudhës prej orës 15:00 deri në orën 17:00 do të kryhet qitja artilerike provuese nga gjashtë pajisje artilerike. Loading…
Sot në orën 12:00 bëhet varrimi i të ndjerit Bashkim Mehmeti dhe në orën 13:00 varrimi i Mefail Rafunës, të cilët ndërruan jetë si pasojë e plagëve të marra pasditen e së enjtes, gjatë një përleshjeje me armë zjarri.Ngjarja tragjike ndodhi në rrugën “Muharrem Fejza” në lagjen “Mati 1”, ku pos dy të ndjerëve mbetën të plagosur tre persona të tjerë (F. R., M. R. dhe G.R.). Sipas mjekëve në QKUK, e rëndë mbetet gjendja e të plagosurve M. R. dhe G. R. Shefi i Klinikës Intensive, Shaqir Uka, ka thënë se dy nga të përfshirët në plagosjen me armë…
KEDS ka njoftuar se do të ketë ndërprerjeje të rrymës në disa në disa vende të Kosovës, për shkak të punimeve në rrjetPërmes një njoftimi për media, KEDS ka treguar se për shkak të punimeve në rrjet do të ketë ndërprerje të rrymës elektrike në disa vende të Kosovës. Gjilan 1. Në NS 35/10kV Artanë (kodi 600240) do të ndërprehet: Dalja 10kV Slivovë (Kodi: 60024003) prej orës 10:00 deri në ora 10:15 dhe nga ora 12:45 deri në 13:00. Vendet: Boston, Turiqevc, Vllasali, Izvor, Koznicë, Svarqak, Prekoc, Manishincë, Zebincë, Vuqak, Llabjan, Llajshevc, Dragovc, Kukavicë dhe Gulmivodë. Arsyeja e ndërprerjes: Ndërrimi i…
Tashmë që është përmbyllur afati ligjor për dorëzimin e kërkesave dhe listave të kandidatëve të subjekteve politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e 6 tetorit, i hapet rruga një tjetër procesi.Prej sot do të shqyrtohen të gjitha aplikimet e dorëzuara dhe vendimmarrja do të bëhet deri më 10 shtator. Po ashtu, deri më këtë datë pritet edhe publikimi i listave i kandidatëve të certifikuar nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.Ndryshe, gjithsej 25 subjekte politike, 20 parti politike, 4 koalicione dhe 1 i pavarur, kanë dorëzuar aplikacionet e tyre për pjesëmarrje në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.
Duket se përpjekjet e Indisë për ta lëshuar në polin jugor të Hënës një sondë nuk kanë shkuar sipas planit pasi shkencëtarët i humbën kontaktet me të disa minuta para lëshimit të planifikuar.“Komunikimi mes sondës dhe stacionit tokësor është humbur”, tha Kailasavadivoo Sivan, shef i Organizatës Indiane për Kërkime në Hapësirë, të shtunën në mëngjes. Ai shtoi se shkencëtarët janë ende duke i analizuar të dhënat. Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, i cili ishte i pranishëm në qendrën e kontrollit, Isro, i dha përkrahje morale ekipit të shkencëtarëve, duke thënë se është krenar me ta, pavarësisht humbjes së kontaktit me…
Koalicioni Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partia Socialdemokrate do të qeverisë me vendin për katër vjetët e ardhshme shprehet i bindur, Shpend Ahmeti kryetar i kësaj të fundit.Ahmeti në një prononcim për Ekonomia Online, ka thënë se Qeveria e re duhet që të formohet menjëherë pas zgjedhjeve pa vonesa.Pasi që sipas tij, vendin e presin shumë procese që kanë mbetur në gjysmë, por që ai po konsideron se Kosova është shumë vonë sa i përket zhvillimit ekonomik. “Po besoj që jemi pretendent ndër kryesorët për t’i fituar zgjedhjet dhe natyrisht koalicionet varen prej rezultatit zgjedhor, por me më rëndësi…
Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, ka thënë pas takimit me kryeministrin kinez, Li Keqiang, në Pekin se të drejtat dhe liritë e njerëzve në Hong Kong duhet të jenë të garantuara.Ajo tha se ka biseduar me liderin pritës për tensionet në ish-koloninë britanike dhe për të drejtat civile të qytetarëve të saj, duke theksuar se këto të drejtat sigurisht që duhet të jenë të garantuara. “Në situatën e tanishme, duhet të bëhet gjithçka që të shmanget dhuna dhe zgjidhjet mund të gjenden vetëm në një proces politik, domethënë përmes dialogut”, tha Kancelarja Merkel. Hong Kongu është përballur me protesta masive…
Nga momenti që njeriu i parë ka ecur mbi hënë, në 1969-ën, teori të shumta konspirative kanë dalë për ta cilësuar arritjen më të madhe të njerëzimit, si një mashtrim. Së fundmi në një video të publikuar online dallohet një foto, e marrë nga njëri prej astronautëve në fluturimin e Apollo 17 në dhjetor 1972.Në këtë video shpjegohet se në reflektimin e kaskës së astronautit dallohet një tjetër person. E sipas tyre personi që dallohet në reflektim nuk ka veshjen e astronautit, çka do të faktonte se pamjet nuk janë realisht nga hëna. Në misionin e NASA-s më dhjetor 1972,…
Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca ka treguar arsyen se pse Xhavit Drenori nuk u përfshi në listën e deputetëve nga Lëvizja Vetëvendosje.Konjufca në RTV Dukagjini, ka folur edhe për pakënaqësinë e Xhavit Drenorit për mos përfshirje në listë. Konjufca ka thënë se në bazë të informacioneve që ka, Drenori në fillim ka pranuar vetë që të mos jetë në listën e deputetëve pasi ka humbur garën, por, sipas Konjufcës, ai kur e ka parë që në listë është përfshirë një person tjetër ka shpërthyer në sharje. Drenori i cili përmes një statusi në Facebook, mbrëmë e ka quajtur mashtrues liderin…
Është përmbyllur në mesnatë afati ligjor për dorëzimin e kërkesave dhe listave të kandidatëve të subjekteve politike në KQZ, për pjesëmarrje në zgjedhjet e 6 tetorit.Komisioni Zgjedhor i Zgjedhjeve nis sot (e shtunë) shqyrtimin e aplikacioneve të subjekteve politike që do të garojnë në zgjedhje ndërsa vendimmarrja do të bëhet deri më 10 shtator, ka bërë të ditur, Valmir Elezi, zëdhënësi i KQZ-së. Sipas tij listat e kandidatëve për deputetë do të publikohen pas procesit të certifikimit nga ana e KQZ-së. Deri mbrëmë në mesnatë kur është mbyllur afati ligjor i dorëzimit të aplikacioneve, 25 subjekte politike kanë aplikuar për…
Shtetet e Bashkuara e kanë deklaruar qartazi tashmë se kryefjala e politikës së tyre të jashtme në rajonin e Ballkanit Perëndimor është rinisja e dialogut Kosovë-Serbi dhe konkretizimi i një marrëveshje me njohjen e ndërsjelltë.Mediat serbe sot gjerësisht kanë shkruar për një “ofertë të pahijshme” siç e cilësojnë ato, nga Presidenti Donald Trump për Serbinë në mënyrë që të tërheqë autoritetet e Beogradit që të njohin sa më shpejt shtetin e Kosovës. Ky plan, sipas burimeve diplomatike të mirëinformuara, nënkupton që Serbia do të marrë nga SHBA një shumë prej 10 miliardë dollarëve, 14 avionë luftarakë F-16 si dhe anëtarësimin…

