Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka emëruar si Përfaqësues Special për bisedimet Kosovë-Serbi, ambasadorin aktual të shtetit të tij në Berlin, Richard Grenell. Një gjë e tillë është bërë e ditur Shtëpia e Bardhë. Kjo lëvizje e Trump vjen pas vendimit të para pak ditëve të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, i cili emëroi Matthew Palmer si Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor, e që në agjendën e tij si pikë kryesore do ta kishte dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.E ky vendim i Donald Trump për emërimin e Grenell si Përfaqësues Special duhet që të miratohet…
Author: almakos
Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Nebojsa Stefanoviq ka komentuar emërimin e Richard Grenell si i dërguar special i Donald Trump për bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës.Stefanoviq ka deklaruar se emërimi i Richard Grenell si i dërguar special i Donald Trump për bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinës është dëshmi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës tani mundohen të luajnë rol më të madh në zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Stefanoviq ka thënë për “TV Pink” se pozicioni i Serbisë është shumë i rëndësishëm dhe shumë i qartë dhe se Prishtina duhet ta heq taksën që siç thotë ai është…
Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur (KFOS), ka paraqitur përmbledhjen e politikave të titulluar “Interesat thelbësore të komunitetit serb në Kosovë”.Miodrag Miliqeviq drejtor ekzekutiv në organizatën “NVO Aktiv” ka thënë se migrimi dhe papunësia janë preokupimet e serbëve në Kosovë. “Do të vëreni qe në raport nuk janë përmendur disa pika të hollësishme sidomos pjesa e dialogu qe respektivisht do të flasim pas krijimit të qeverise së re. Ajo çfarë dua të them para prezantimit është se të gjitha këto tema dhe rekomandime assesi nuk janë rezultat i gjitha problemeve që pamundësojnë marrëdhëniet mes serbeve dhe shqiptareve në Kosovë…
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, tha se emërimi i ambasadorit Richard Grenell si i dërguar i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi është lajm i mirë.Limaj tha se në të njëjtën kohë, ky emërim tregon përkushtimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për arritjen e një marrëveshjeje mes dy vendeve. “E kam thënë në vazhdimësi se Kosova nuk duhet t’i ikë asnjëherë tavolinës së bisedimeve dhe se procesit të dialogut duhet t’i paraprijë një agjendë e qartë. Kosova mbetet e vendosur për të arritur marrëveshje përfundimtare obligative për njohje reciproke”, tha Limaj.
Vitin e kaluar, Arlinda Morina u ballafaqua me një sëmundje mjaftë të vështirë, por regjisorja e filmit, për asnjë moment nuk është dorëzuar.Artistja që të gjithë e njohim me emrin Liki e që karakterizohet për energjinë dhe talentin e dashurinë ndaj filmit, artit në përgjithësi, vuajti nga sëmundja e leukemisë (leukemia plasma cell). Por, ajo sot është një nga heroinat e kësaj sëmundjeje të vështirë, pasi që Arlinda sot i është rikthyer jetës. Madje, fotografia dhe historia e saj është vendosur në Paris afër Kullës së Ajfelit në mesin e grave të tjera që luftuan kancerin. Fotografi kjo e realizuar…
Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Media Works. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Media Works. Materialet janë për shfrytëzimin personal tuajin dhe për qëllime jo-komerciale. Ato nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Gazetës Express. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë website ose medium tjetër, pa lejen e Gazetës Express, është shkelje e drejtave autoriale dhe është i ndaluar, sipas dispozitave ligjore në fuqi.
Alsat 2019-10-04T11:31:57+02:00 Para fillimit të seancës së sotme gjyqësore për rastin “Monstra”, prokurorja Fatime Fetai ka kërkuar përgjigje nga ministrja e drejtësisë, Renata Deskoska se është kërkuar apo jo ekstradimi për të akuzuarit Alil Demiri dhe Afrim Ismailioviq, sepse siç është shprehur Fetai gjatë gjithë vitit gjykata merr të njëjtën përgjigje se procedura është në rrjedhë. Loading…
Alsat 2019-10-04T11:23:01+02:00 Skënder Buzaku dorëzoi sot në Prokurorinë Themelore dëshmi, siç tha ai, për keqpërdorime te BFI-së dhe nga ana e Sulejman Rexhepit të parave të haxhilerëve për këtë viti në haxh. Sipas tij deshmitë tregojnë se janë marrë rreth 700 euro nga haxhilerët, sepse pagesën nuk e kanë bërë direkt ne ministrinë për haxh por e kane bere përmes një agjencie e vila ndodhet me lokacion ne Arabinë Saudite. Ai paralajmëroi po ashtu se në javët e ardhshme do te dorëzoje edhe dëshmi te tjera, por nuk u përgjigj ne pyetjen e gazetareve nëse ato dëshmi perfshijnë edhe audio…
Në vend së një fushe të hapur, kali u drejtua në barin më të afërt të basteve sportive dhe tmerroi të gjithë klientët brenda lokalit.“Ishte shumë panikë, ende nuk mund të besoj se kjo ka ndodhur,” tha pronari i barit Stephan Jasmin për Reuters. Një video tregon kafshën që pendohet në bar, pasi ajo duket se po largon diçka nga këmbët e saj, që duket të jetë shala e kalit. Siç tregohet në video, kali vrapoi në pjesën e përparme të banakut, pastaj u kthye për tu drejtuar nga hyrja. Konsumatorët mund të shihen duke kërcyer prapa barit dhe duke…
Diplomatë të lartë amerikanë duket se i kanë ofruar presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, vizitë të profilit të lartë në Uashington, në këmbim të zotimit të tij për të bërë disa hetime të lidhura me familjen e ish-nënpresidentit amerikan, Joe Biden.Korrespondenca e emaileve u bë publike nga anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, pas një interviste 10-orëshe me Kurt Volker, ish-të dërguarin e SHBA-së në Ukrainë, i cili ka dhënë dorëheqje javën e kaluar, pasi emri i tij është përmendur në ankesën e një informatori. Kjo ankesë është bërë shkak që demokratët në SHBA të nisin procedurat për shkarkimin…
Në vazhdën e aktiviteteve të punës së organizuar nëpër burgje, Shërbimi Korrektues i Kosovës i dhuroi donacion Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës tri karrige të gjata, tre kontejner të mbeturinave dhe tri shporta duhani, të cilat janë punuar nga të burgosurit e Qendrës Korrektuese të Dubravës.Të burgosurit e Dubravës, përveç se kanë aktivitete të shumta sportive, ata zhvillojnë edhe aktivitete tjera, me të cilat shprehin talentin në punën dhe zanatet e tyre që ata zotërojnë. Secili punim i kryer nga të burgosurit në punëtoritë e SHKK-së, kryesisht përdoren për nevojat e qendrave korrektuese dhe atyre të paraburgimit, shumë…
Fatos dhe Haki Lumi dy vëllezërit nga Suhareka kanë vdekur. Siç shkruan gazeta gjermane “Bild” ata dyshohet se janë vrarë nga 41-vjeçari Shpejtim.G i cili edhe tashmë gjendet nën prangat e policisë gjermane.Gjithçka kishte ndodhur në një parking të një supermarketi në rajonin e Abensbergut në Bavari. Fatos Lumi ku kishte mbetur i vdekur në vend pas plagëve që kishte marrë nga të shtënat. Ndërkohë i plagosur rëndë kishte mbetur vëllai i tij Haki Lumi, i cili ka ndërruar jetë në mëngjesin e sotëm. Një gjë të tillë për Gazetën Express e kanë konfirmuar edhe familjar të vëllezërve Lumi. Ndërkohë…

