Alsat 2019-10-04T11:23:01+02:00
Skënder Buzaku dorëzoi sot në Prokurorinë Themelore dëshmi, siç tha ai, për keqpërdorime te BFI-së dhe nga ana e Sulejman Rexhepit të parave të haxhilerëve për këtë viti në haxh. Sipas tij deshmitë tregojnë se janë marrë rreth 700 euro nga haxhilerët, sepse pagesën nuk e kanë bërë direkt ne ministrinë për haxh por e kane bere përmes një agjencie e vila ndodhet me lokacion ne Arabinë Saudite.
Ai paralajmëroi po ashtu se në javët e ardhshme do te dorëzoje edhe dëshmi te tjera, por nuk u përgjigj ne pyetjen e gazetareve nëse ato dëshmi perfshijnë edhe audio apo video incizime.
Rreth komenteve te djeshme te Sulejman Rexhepit ai tha se ato janë provokime përmes një gjuhe banale dhe ai asnjëherë nuk do te bjerë ne një nivel të tillë.
Ai komentoi edhe vendimin e Gjykatës se Apelit, qe e konfirmoi edhe një herë Sulejman Rexhepin në krye të BFI-së, hodhi dyshime mbi sistemin e drejtësisë për shkak se, sipas tij, ligjërisht vendimi më parë duhet te kthehej ne shkallen e pare edhe pastaj te informoheshin palët.
Loading…




