Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar pesë persona në rajonin e Prizrenit dhe Prishtinës. për falsifikim të dokumenteve, përfshirë edhe diploma shkollore. Gjatë bastistjes në këto rajone, janë sekuestruar para, telefona mobilë, kopje të diplomave të profileve të ndryshme, vula, formularë të ndryshëm, raporton ExpressPolicia e Kosovës me njësitë kompetente për hetimin e krimit ekonomik dhe korrupsionit, pas hetimeve disa mujore dje me datën 09.10.2019, në lokacione të ndryshme në rajonin e Prizrenit dhe Prishtinës, ka arrestuar pesë (5) persona të dyshuar për veprën penale “falsifikim i dokumenteve”. Pesë (5) personat e dyshuar tani më të arrestuar, duke…
Author: almakos
Propozoi shkarkimin e sekretarit të Këshillit Bashkiak, dhunohet fizikisht kreu i degës së PS-së në Durrës.Luan Zaza, i cili prej gati 4 vitesh mban postin e kryetarit të Partisë Socialiste për Durrësin, është goditur me grushte nga Sekretari i Këshillit Bashkiak, Armand Tragaj. Shkak për konfliktin mes tyre është bërë propozimi i paraqitur nga Zaza në mbledhjen e fundit të Këshillit të Bashkisë Durrës. Dy javë më parë, ndërsa Këshilli ishte mbledhur për të diskutuar mbi dëmet e shkaktuara nga tërmeti, kreu i degës së PS-së ka kërkuar shkarkimin e Tragajt. Kërkesa nuk ka kaluar në votim, për shkak të…
14:56 | 10 Tetor 2019 14:56 | 10 Tetor 2019 Futbollisti malazez, Nikola Vukcevic thotë se ka ardhur koha që Mali i Zi ta shijojë fitoren e parë në kualifikimet e Euro 2020. Malazezët do të luajnë nesër mbrëma me Bullgarinë dhe të hënën që vjen kundër Kosovës, Malazezët janë në kërkim të fitores së parë në fazën kualifikuese të Euro 2020 pas dy barazimeve dhe tri humbjeve në pesë ndeshjet e para. Ata do të luajnë me Bullgarinë në Podgoricë nesër mbrëma dhe më pas të hënën që vjen kundër Kosovës në Prishtinë. Optimist për ndeshjet e tetorit shprehet…
Tanimë dihet për benefitet e shumta që vaji i ullirit ka, mirëpo a është i dëmshëm konsumimi i tepërt i tij. Healthline ka treguar për disa nga rastet kur përdorimi i tepërt i vajit të ullirit mund të kenë një ndikim negative për shëndetin tonë.Vaji i ullirit është shumë i pasur me agjentë anti-inflamatorë dhe anti-oksidantë. Ai përdoret për ushqime, mirëpo disa njerëz e konsumojnë atë në bark të thatë, si mjet për parandalim të disa probleme shëndetësore. Vaji i ullirit gjithashtu përmban vitamina A, D, E dhe K.Yndyra që ky vaj përmban zakonisht është e pranuar për organizmin, sepse…
Alsat 2019-10-10T15:01:11+02:00 Alternativa e Afrim Gashit ka promovuar platformë të re, për të ndaluar migrimin e të rinjve jashtë vendit. Sipas Gashit, analizat dhe të dhënat e fundit të institucioneve për numrin e madh të të rinjve që lëshojnë vendin tonë në kërkim të një jete më të mirë, janë shqetësuese. Ai thotë se do të ishte sukses sikurse aktivistët e partisë së tij do të ndalonin qoftë edhe një person të vetëm që të mos e lëshojë vendin. Për neve si parti këto shifra nga institucioneve ndërkombëtare por edhe nga kontakti jonë për qytetarët janë shqetësuese tej mase, andaj…
Ushtria turke vazhdoi të enjten ditën e dytë të ofensivës kundër milicive kurde, që kontrollojnë territorin e Sirisë përgjatë kufirit me Turqinë.Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i hodhi poshtë kritikat ndërkombëtare për operacionin ushtarak në lindje të Lumit Eufrat, duke përsëritur se ofensiva ka për qëllim “të eliminojë terrorin” përgjatë kufijve të Turqisë. Erdogan po ashtu tha se forcat e armatosura turke, deri më tash, “i kanë neutralizuar” gjithsej 109 “terroristë”, duke iu referuar milicive kurde. Më herët, forcat e armatosura turke thanë se kanë goditur 181 caqe me sulme ajrore, që nga fillimi i operacionit të mërkurën. Forcat Demokratike…
Familjarët e Marsida Qatjas nuk kanë qenë në dijeni për faktin se ajo ka pasur një lidhje jashtëmartesore me Dritan Haxhollin, i cili mbeti i vrarë pas një sherri në banesën e saj.Halla e saj ka deklaruar për ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ se Marsida ishte martuar që 14 vjeçe me burrin e parë, lidhje nga e cila erdhën në jetë dy fëmijë. Më pas ajo tregoi se me burrin e dytë 30-vjeçarja solli në jetë një djalë, që aktualisht është 2 vjeç. “Marsida është martuar 14 vjeçe, me burrin e parë ka 2 fëmijë, ndërsa me burrin e dytë ka një…
This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.
14:41 | 10 Tetor 2019 14:41 | 10 Tetor 2019 Kombëtarja shqiptare është nisur drejt Stambollit pasi ditën e premte luan kundër Turqisë në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret në Euro 2020. Shqipëria aktualisht renditet në vendin e katërt me 9 pikë, ndërsa Turqia është kryesuese e grupit me 15 pikë. Një fitore do mbante në lojë Shqipërinë për një kualifikim të mundshëm, ndërsa humbja lë pa shpresë kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja. Ndeshja do të startojë në orën 20:45 në stadiumin “Sukru Saracoglu”. /Lajmi.net/
Alsat 2019-10-10T14:39:56+02:00 Grupet e punës për harmonizimin e propozim-Ligjit për Prokurorinë Publike nuk besojnë se deri më 15 tetor mund të arrihet marrëveshje mes pushtetit dhe opozitës. Udhëheqësi i negociatave nga radhët e opozitës thotë se konceptet janë të kundërta duke këmbëngulur në kërkesën e tyre për mendim nga Komisioni i Venecias. Unë jam drejtpërdrejt i përfshirë në grupet e punës dhe nuk mund të jap një vlerësim të tillë pozitiv se gjoja së shpejti mund të arrijmë marrëveshje. Konceptet janë në drejtime të kundërta dhe për këtë arsye neve e këshillojmë ministren Renata Deskoska që tekstin e ligjit ta…
Alsat 2019-10-10T14:33:06+02:00 Ish-prokurorja speciale, Katica Janeva për shkak të gjendjes së vazhdueshme të rënduar shëndetësore dhe kërkesave të vazhdueshme për trajtim mjekësor, është dërguar në klinikën “Zhan Mitrev”, ku dhe do të qëndrojë për trajtim mjekësorë. Irena Frçkovska, avokatja e saj theksoi për Fokus se klientes së saj i është miratuar kërkesa për kontroll në klinikën e njohur kardiokirurgjike, për shkak se gjendja e saj është tejet e rënduar. “Ka tension të lartë dhe anksiozë të përgjithshme, gjendja e saj është shumë e rëndë. Do të shohim më pas doktorët çfarë do të thonë”, tha avokatja Frçkovska. Loading…
Mbrëmë pas mesnatës një person ka sulmuar fizikisht të dashurën e tij.Mbrëmë pas mesnatës në rrugë “Johan V. Han” në Prishtinë, është arrestuar një person, pasi që i njëjti dyshohet se me forcë e ka marrë të dashurën e tij dhe e ka futur në një taksi e më pas e ka sulmuar edhe fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore. Siç njofton policia, i dyshuari ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe i është dhënë ndihmë mjekësore. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

